Аli Ahmeti: Së shpejti në Kosovë vetëm me letërnjoftim

“Sot u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë që qytetarët tanë ta kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftime. Nesër do të nënshkruhet marrëveshje edhe me Kosovën dhe do të kemi marrëdhënie edhe më të mira ndërmjet vendeve të rajonit, për shkak se kjo paraqet politikë shtetërore, kjo është politikë e njerëzishme, e cila qytetarëve u mundëson kushte në të gjitha fushat dhe drejtimet.” [Data: 15.12.2011 | Burimi: Dojçe Vele në maqedonisht]

Arsyetim:

1. Udhëtimi pa pasaportë nuk do të vlejë për të gjithë qytetarët. Sipas propozim-marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë (e publikuar në takimin e ndërsjellë të komisioneve ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Maqedonisë më 25.05.2011,  burimi 1,  burimi 2) vetëm qytetarët që jetojnë 25 kilometra afër kalimeve kufitare me Kosovën do të mund ta kalojnë atë pa pasaportë, vetëm me vërtetim special se banori jeton në rajonin kufitar, të cilin do ta japin institucionet relevante. Çështja tjetër për të cilën janë marrë vesh është hapja e kalimit të ri kufitar rajonal Bellanoc-Stançiq.

2.Marrëveshja (për atë grup qytetarësh) akoma nuk është nënshkruar. Nëse Ahmeti me fjalën “nesër” mendon së shpejti, duhet ta përkujtojmë se sipas deklaratave në mediume, Marrëveshja e lartëpërmendur duhet të finalizohet pas formimit të Qeverisë së re të Maqedonisë. Qeveria u formua nga fundi i shtatorit, 4 muaj kanë kaluar dhe akoma nuk ka iniciativa për nënshkrimin e marrëveshjes.

3. Indikativ është edhe fakti se në revizionin e ri të Programit nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian që konsiderohet document zyrtar për planet e qeverisë në vitin e ardhshëm (Revizioni 2012 më 16 dhjetor 2011) askund nuk përmendet nënshkrimi i Marrëveshjes me Kosovën, por përmendet vetëm hapja e e kalimit të ri kufitar rajonal Bellanoc-Stançiq. “Pritet hapja e kalimit të ri kufitar rajonal Bellanoc-Stançiq, zgjerimi i rrjetit të infrastrukturës (autostrada Shkup – Prishtinë), lidhja energjetike (largpërçuesi Shkup – Prishtinë) dhe modernizimi i kalimeve kufitare Bllacë dhe Jazhincë. Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është pasuruar edhe me nënshkrimin e marrëvesheve të shumta nga lëmi me interes për të dy shtetet” shkruan në dokument.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.