Borçe Stamov
Борче Стамов е градоначалник на општина Дојран. Функцијата ја врши од април 2013 година.
Borçe Stamov është kryetar i komunës së Dojranit. Funksionin e kryen që nga prilli i vitit 2013.
JETA PRIVATE
Borçe Stamov është lindur në maj të vitit 1985 në Tetovë, ndërsa është rritur në Dojran.
SHKOLLIMI
Shkollimin fillor e ka kryer në Dojran, ndërsa të mesmin në vitin 2003, në gjimnazin ” Josif Josifovski” në Bogdanci. Të njëjtin vit ka filluar me studime në Universitetin Ekonomik në Varna, ku në vitin 2007 është diplomuar si ekonomist për marrëdhënie ndërkombëtare.
Flet shkëlqyeshëm gjuhën angleze dhe njeh konsiderueshëm edhe gjuhën frënge dhe ruse.
KARRIERA
Pas diplomimit në vitin 2008, është punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, fillimisht në sektorin për diplomaci, më pas, në kuadër të sektorit për marrëdhënie me publikun, si zëdhënës i MPJ-së.
Nga maji i vitit 2008 deri në shtator 2009 është kryetar i Këshillit Ekzekutiv në NK ” Liqeni i Dojranit”
KARRIERA POLITIKE
Nga prilli i vitit 2009 deri në maj të vitit 2011 ishte anëtar i Këshillit komunal të Dojranit.
Në vitin 2013, në zgjedhjet lokale, si kandidat i VMRO-DPMNE-së, është zgjedhur si kryetar i komunës së Dojranit.
Burime:
Веб-сајт на ЗЕЛС – Гласило април 2013
Borçe Stamav – Биографија
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari