Bajram Kadrija

Bajram Kadrija është kryetar i Komunës së Vrapçishtit dhe artist mes kryetarëve të komunave.

 

JETA PRIVATE

Bajram Kadrija ka lindur me 14 dhjetor të vitit 1975, në Gostivar. Jeton në fshatin Vrapçisht dhe është baba i tre fëmijëve.

 

ARSIMIMI

Ka kryer shkollimin e lartë në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e arteve, drejtimin: Grafik.

 

KARRIERA

Ka punuar si profesor në shkollë e mesme Ekonomike dhe mësues teknike në Gostivar.

KARRIERA POLITIKE

Në periudhën prej vitit 2005 deri në vitin 2009 ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Vrapçishtit.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 është zgjedhur kryetar në këtë komunë dhe për herë të dytë në zgjedhjet e vitit 2013.

 

BURIME

ZELS– BIOGRAFIA E KRYETARËVE TË KOMUNAVE NË MANDATIN 2013-2017 (faqe 8)

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.