As gjykata Kushtetuese e ka kthyer nenin 11 të Ligjit për falje, as edhe Kuvendi është “ilaçi” i vetëm

Talat Xhaferi - deputet i BDI-së, bartës i inicativave. Foto: Portalb

 

Deputeti i BDI-së në parlamentin e Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Portalb i trajton dy çështje kryesore lidhur me vendimin e presidentit Gjorgje Ivanovit për abolimin /faljen e 56 personave dhe ndryshimet e fundit ligjore në Kuvend:

Me ligjin për falje i miratuar në vitin 1993 ka qenë normë ligjore, me nenin 11, që presidenti të falë qytetarë të Maqedonisë pa respektuar procedurat gjyqësore. Me ndryshimet e ligjit për falje në vitin 2009 Parlamenti miratoi ndryshimet, me këtë rast është fshirë neni 11 dhe kështu kjo e pamundësonte presidentin që pa procedurë gjyqësore të mund të falë. Në mars të vitit 2016 Gjykata Kushtetuese sjellë vendim që ky ligj të shfuqizohet dhe kështu kthehet ligji i vjetër, respektivisht neni 11 i ligjit për falje të vitit 1993…. Xhaferi mundësinë e vetme që Ivanov të tërheq vendimin e sheh në Kuvend… “Prandaj sot propozohet që në nenin 11 të shtohet neni 11a, ku parashihet të sanksionohen norma të caktuara që mundësojnë që presidenti ta tërheqë abolimin apo faljen me vetiniciativë ose me kërkesë të palës së implikuar”.

ARSYETIM

Deklarata e Talat Xhaferit është e pavërtetë edhe atë për dy arsye. As Ivanovi nuk ka të drejt të sjell vendim jokushtetues dhe joligjor, aq më pak, mënyrë e vetme për të tërhequr është me intervenim të parlamentit në Ligjin ekzistues për falje. Këtë e kanë deklaruar në muajin e fundit shumë ekspert – jurist, më së shumti profesor universitar të cilët janë ekspertë ose nga e drejta penale ose nga e drejta kushtetuese. Argumentet kryesore të tyre kanë të bëjnë me dy momente – Ivanovi me vendimin për falje/abolim thirret në nenin 11 të Ligjit për Falje i miratuar që në vitin 1993, i cili për ndryshe është shfuqizuar nga gjykata kushtetuese, dhe e dyta, akti i faljes/abolimit, i cili u referohet një numri të madh njerëzish të përfshirë me një vendim, më shumë i ngjanë amnestimit, i cili është kryesisht në kompetencën e kuvendit.

Por, të shkojmë me radhë, Xhaferi interpreton se:

Në mars të vitit 2016 Gjykata Kushtetues solli vendimin që këtë ligj ta anuloj dhe të rikthehet ligji i vjetër, respektivisht neni 11 i Ligjit për falje të vitit 1993.

Interpretimi i tij i këtillë, nuk është i saktë. Përkatësisht, vendimi i gjykatës Kushtetuese nga muaji mars i këtij viti ishte që në tërësi ndërpriten ndryshimet e ligjit për falje nga viti 2009 dhe asgjë më tepër. Gjegjësisht, në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk thuhet se rikthehet neni 11 i Ligjit nga viti 1993, siç deklaron Xhaferi.

Në këtë vlerësim të vërtetësisë së deklaratës së Xhaferit, do ta përcjellim një interpretim të fundit të një numri të madh të profesorëve të juridikut që i përmendëm më lartë. Në këtë rast bëhet fjalë për mendim profesional të profesoreshës Dr. Gordana Silijanovska nga Fakulteti Juridik “Justinian Prvi” pranë universitetit “Sv.Kirili dhe Metodij”. Profesoresha lidhur me këtë çështje në një intervistë dhënë televizionit Telma thotë:

Mua vërtet më habit si Gjykata Kushtetuese nuk e ka parë faktin se neni në të cilin thirret presidenti dhe në bazë të tij ai vet, pa mendim të ministrisë së Drejtësisë e realizon abolimin, nuk ekziston. Pse nuk ekziston? Nga se Gjykata Kushtetuese nuk është organ legjislativ. Gjykata Kushtetuese mund ta shfuqizoj, mund të anuloj ligj por, nuk mund të zëvendësoj Kuvendin. Dispozitat nuk mund të kthehen të “vdekura”, ose të ringjallet dispozita e “vdekur”, sepse ajo nuk është Feniks. Do të thotë neni 11 nuk ekziston. Sipas kësaj, presidenti ka vepruar pa bazë normative. Nëse dikush do të bindet se a kam të drejtë, i rekomandoj në teorinë e profesorit Hans Kelzen i cili thotë se kushtetutë dhënës dhe ligjdhënës është vetëm Kuvendi. Ai mund të ndryshoj ose të rikthej një normë juridike, por assesi Gjykata Kushtetuese.

Xhaferi gjithashtu thotë që mundësia e vetme  që të tërhiqet abolimi, është që Kuvendi të bëj ndryshimin apo plotësimin e ligjit të vitit 1993.

Por në pyetjen e gazetarit të Telmës, kush mund ta anuloj abolimin, duke u thirrur në atë që presidenti Ivanov kërkon bazë juridike, por atë nuk mund ta gjej, profesoresha Siljanovska është e prerë që më së paku ka dy mundësi, jo vetëm një siç thekson Xhaferi në deklaratën e tij për Portlb, për të parën ajo u përgjigj që një nga vendimet e mundshme qëndron në interpretimin autentik në zbatimin e ligjit të cilin do ta bënte Komisioni normativ – ligjvënës i Kuvendit. Mundësinë e dytë e sheh në gjykatën Kushtetuese:

Presidenti thirret në të drejtën e tij kushtetuese, në paragrafin e fundit (të atij neni), që ka të drejtë të fal në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin. Por të fal përnjëherë 56 persona, në këtë rast të ndryshëm – për disa madje edhe pa filluar procedura, për disa në proces, të tretët dëshmitarë etj, me një moment, me një akt, ajo do të thotë të bëni nën vellon e faljes – amnisti. Presidenti nuk është kompetent askund por as edhe në Maqedoni për sa i përket amnistisë, për këtë shtë kompetent vetëm Kuvendi, që do të thotë që kemi konflikt kompetencash. Nëse Kuvendi jonë është i guximshëm, atëherë do të ngrihet procedurë në Gjykatën Kushtetuese, me argumentet se atë që duhet ta bëj kuvendi, e ka bërë presidenti. Ka edhe një mundësi… çdo subjekt.individualisht (të përmendur në aktin e faljes së Ivanovit) të ngrenë procedurë me arsyetim se janë shkelur të drejtat e tyre.

Mendim të ngjashëm me profesoreshën Siljanovska ka edhe kolegu i saj, eksperti për të drejtën kushtetuese, Svetomir Shkariq, gjë për të cilën “Vërtetmatësi” ka shkruar në një tekst:

 Gabimi është në atë se Gjykata Kushtetuese mendon se me ndërprerjen e ligjit të vitit 2009, të gjithë dispozitat e vitit 1993 do të ringjallen. Megjithatë teorikisht dhe shkencërisht ajo është e pamundur, ngase një dispozitë e ndërprerë, është e vdekur përgjithmonë. Atë mund ta ringjall vetëm Kuvendi me ligj të ri. Në këtë rast Gjykata Kushtetuese ka gabuar dhe nuk ka arritur jo vetëm t’i jap hapësirë shefit të shtetit të bëjë faljen por tërësisht e ka bllokuar procedurën për falje për çfarëdo vepre penale ngase nga ai ligj i vitit 1993, nga 17 nene, 10 nene janë ndryshuar dhe 1 nen nuk është fshirë. Ata 6 nenet e mbetura të cilat janë në fuqi, nuk janë të përshtatshëm për zhvillimin e procedurës për falje për çfarëdo vepre penale.

Prandaj, pretendimin e Talat Xhaferit, dhënë për Portalb, e vlerësojmë si të pavërtetë.

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Теоfil Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.