Antivakserët keqpërdorin gjendjen shëndetësore të Celine Dion si një armë kundër vaksinimit

Селин Дион. Фото: Викимедиа

Të gjitha burimet zyrtare bëjnë të ditur se Celine Dion ka probleme me muskujt dhe se gjendja e saj nuk është pasojë e vaksinës kundër Kovid-19, siç thuhet në postim

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin thuhet se Celine Dion është paralizuar pas pranimit të vaksinës kundër Kovid-19.

Dion u desh të anulonte koncertin e saj në Las Vegas sepse nuk ndihej mirë. Ajo nuk mund të performojë në skenë për arsye mjekësore të cilat i ka sqaruar në faqen e saj, pra ngërçe (spazma) muskulore. Por ndërkohë në rrjetet sociale janë përhapur dezinformata se ajo është ndjerë keq pas marrjes së vaksinës kundër Kovid-19 dhe nuk është në gjendje të performojë. Por Celine Dion nuk ka raportuar se vuan nga efekte anësore të vaksinës kundër Kovid-19 (është e vërtetë që është vaksinuar), as nga lëndime pas vaksinimit.

Në Twitter Celine Dion njoftoi se i duhej të anulojë performancën e saj në Las Vegas për arsye të paparashikueshme mjekësore.

Dion është vaksinuar, por pas pranimit të vaksinës nuk ka pasur kurrëfarë efekte anësore. Në uebfaqen e këngëtares si arsye për anulimin e performancës është shënuar se janë problemet me muskujt e jo vaksina. Në kumtesë thuhet:

Celine po përballet me spazma muskulore të rënda dhe të vazhdueshme të cilat e pamundësojnë të performojë. Ekipi i saj mjekësor vazhdon me trajtimet. Megjithatë, simptomat i pamundësojnë të marrë pjesë në provat për koncertin e saj.

Edhe motra e Celine, shkroi se anulimi i koncertit në Las Vegas u bë sepse ajo ka probleme me muskujt, duke  e marrë parasysh edhe skenën kur ajo duhej të mbante koncertin.

Мë thanë se skena ka një të përpjetë të ashpër dhe se kjo gjë do i shkaktonte probleme me muskujt, këmbët, shputat, tha motra e Dion.

Janë anuluar të gjitha koncertet e këngëtares nga 5 nëntori i vitit 2021 deri në 5 shkurt të vitit 2022, por vazhdojnë të vlejnë datat për 19 koncerte në Amerikën veriore për muajt mars dhe prill të vitit 2022 si dhe shumë koncerte që do të mbahen në vitin 2023.

Edhe vërtetuesit e huaj të fakteve, tashmë kanë vlerësuar se nuk është e vërtetë që Celine Dion vuan nga efektet të padëshiruara nga vaksina, por që si shkak mjekësor janë ngërçet muskulore.

Duke marrë parasysh gjithë këto informacione, vlerësojmë se postimi që po recenzojmë është i pavërtetë.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.