ANALIZË: Shumë të diplomuar – pak punë!?

Shkup Foto:Robert Atanasovski

Nëse bëhet krahasimi i numrit të personave të papunë me arsim të lartë, të dhënat tregojnë dallime shumë të mëdha në matjet e Agjencisë për punësim dhe Entit shtetëror statistikor, që sipas ekonomistëve janë rezultat i dallimeve metodologjike, por megjithatë thonë se janë në mënyrë drastike shifra të ndryshme për konfirmimin e gjendjes së njëjtë.

 

Shkruan: Aneta Dodevska

 

Sipas të dhënave nga Agjencia e punësimit, në fund të muajit mars, numri i përgjithshëm i personave me status të papunë ka qenë 201.166 dhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2015, ky numër është zvogëluar për 9581. Njëkohësisht, edhe statistika e shtetit mati nivel rekord të papunësisë, në tremujorin e katërt 24.6%, që konsiderohet si një prej niveleve më të lartë të papunësisë, njofton analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Por, sipas ekonomistëve, statistika ka treguar një trend tjetër – ulje shënon popullata aktive në Maqedoni, që mund të jetë tregues për atë që alarmohet kohë më të gjatë – shpërngulja.

 

PUNËSIM APO SHPËRNGULJE TË NJERËZVE TË ARSIMUAR…

Në fund të tre mujorit të parë, në Agjencinë për punësim pa punë kanë qenë më shumë se 14.000 persona me arsim të lartë, me status të magjistrave të papunësuar të shkencave ka pasur 964 ndërsa 31 doktor të shkencave. Në krahasim me dhjetorin e vitit 2015, numri i personave të papunë me arsim të lartë është zvogëluar për 623 persona. Tek magjistrat e shkencave ulja e papunësisë është vetëm për 9 persona ndërsa numri i të papunëve te doktorët e shkencave është rritur për 1.

Në mesin e qyteteve që prijnë për nga numri i akademikëve të papunë është edhe Tetova ku janë thuajse 1500 të papunësuar me arsim të lartë, 71 magjistra të shkencave dhe 4 doktorë të shkencave që janë të evidentuar si “të papunë”. Për krahasim, në Shkup që është qyteti më i madh për nga numri, ka gjithsej 2800 të diplomuar të papunë. Shkallë të madhe të personave të papunësuar me arsim të përfunduar, në raport me numrin e popullatës, ka edhe në Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Kratovë, Demir Hisar.

Ulja e ngadalshme e papunësisë te kjo kategori e qytetarëve, sipas shkallës së arsimit, është një nga arsyet pse ata më shpesh ia mësyjnë emigrimit, që drejtpërdrejtë pasqyrohet në numrin e përgjithshëm të popullatës aktive në vend.

Të gjitha këto shifrat që i publikon statistika shtetërore bazohen në kornizën e ekzemplarit, që në aspektin metodologjik nuk është kontestues dhe është në përputhje me standardet evropiane, por problemi është në atë që kjo kornizë bazohet në regjistrimin e realizuar të vitit 2002, ekzemplar prej 5000 amvisërive që është shfrytëzuar para 14 viteve. Megjithatë, ulja e popullatës aktive në vend është para se gjithash rezultat i lëvizjes mekanike gjegjësisht s’mund ta lëmë anash faktorin se njerëzit, në veçanti të rinjtë e arsimuar ia mësyjnë shpërnguljesthotë për Portalb.mk profesori universitar Dragan Tevdovski.

Nëse bëhet krahasim të numrit të personave të papunë me arsim të lartë, të dhënat tregojnë dallime shumë të mëdha në matjet e Agjencisë për punësim dhe Entit shtetëror statistikor, që sipas ekonomistëve janë rezultat i dallimeve metodologjike, por megjithatë thonë se janë në mënyrë drastike shifra të ndryshme për konfirmimin e gjendjes së njëjtë. Në këtë mënyrë, në fund të vitit 2015 sipas Agjencisë për punësim në Maqedoni ka pasur 15.761 persona të papunë me arsim të lartë (arsim të lartë, magjistra dhe doktorë) ndërsa sipas Entit të statistikës ky numër ka qenë 41.424 persona për dallim nga 25.663.

 

ULET NUMRI I POPULLATËS AKTIVE

Sipas të dhënave të fundit të statistikës shtetërore, numri i popullatës aktive në Maqedoni është nivelin më të ulët vitet e fundit. Në fund të vitit 2015 në vend ka pasur 954.924 qytetarë aktiv, me çka në këtë numër përfshihen edhe të punësuarit edhe të papunësuarit. Shkalla e popullatës aktive në vitin 2015 ka qenë 57% dhe është shkalla më e vogël në tre vitet e kaluar. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se në periudhën e njëjtë rritet numri i popullatës të aftë për punë, që kap shifrën prej  1.676.659 qytetarë.

Ajo që sipas ekonomistëve mund të konsiderohet si alarmante në këtë trend është zvogëlimi i popullatës aktive, ku sipas strukturës së moshës, janë përfshirë ato që janë mbi 15 vite, e që janë të papunë apo kërkojnë punë.

Të gjitha këto shifrat dhe të dhënat duhet të analizohen me rezervë. Ne si shtet nga viti 2002 nuk kemi regjistrim, operacion statistikor që është bazë për të gjitha matjet ekonomike. Në mungesë të këtij operacioni, unë s’mund të tregoj se edhe këto shifra janë relevante. Nga ana tjetër, vet informacioni se ulet numri i qytetarëve aktiv, mes tjerash mund të interpretohet edhe si rezultat i trendit të derdhjes së popullatës me aftësi punethotë për Portalb.mk politikologia Sonja Sojadinoviq.

Trendi i zvogëlimit të popullatës aktive përmendet edhe në raportin më të ri për muajin maj të Bankës Popullore, që konstaton se në fund të vitit 2015 ulet edhe oferta e fuqisë së punës në tregun e punës.

Në tremujorin e katërt, oferta e fuqisë së punës është zvogëluar për 1,2%, që paraqet thellim të dinamikës negative vjetore e vërejtur në dy tremujorët e mëhershëm. Rënia e vërejtur te popullata aktive, gjatë rritjes të njëkohësishme të kërkuesve joaktiv të punësimit, ka sjell deri në aftësim te poshtë të shkallës së aktivitetit, prej 57,4% në periudhën e njëjtë të vitit 2014 në 56,6%, që paraqet nivelin më të ulët të vërejtur në tre vitet e fundit – thuhet në raportin e BPRM-së për muajin maj.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.