ANALIZË: Sektori privat “po vdes” – investimet nën akull!
Од водечнките банкарски групации велат дека фирмите речиси воопшто и да не бараат кредити за инвестирање, регистрирана е голема воздржаност поради страв од неизвесноста. Но, дел од компаниите веќе се борат за дневна ликвидност. Во февруари Народната банка регистрираше пад на кредитирањето на корпоративниот сектор.
KREDITIMI I KOMPANIVE – NË NGECJE…
Mundem lirisht të them se të gjitha aktivitetet investuese të firmave të vendit janë ndërprerë. Ekonomia thjesht po ngulfatet dhe po vdes. Bankat duhet t’i mbështesin firmat. Pa këtë mbështetje kompanitë do të kenë gjithnjë e më shumë probleme me likuiditetin, ndërsa bankat do të vijnë në situatë që të shohin se si firmat po vdesin. Еkonomikisht nuk është e qëndrueshme që bankat për pjesën më të madhe të profiteve të mbështeten në kamatat nga letrat me vlerë. Еkonomia është duke i dërguar sinjalet se po përballemi me trende të këqija – siç është për shembull zvogëlimi i të ardhurave nga TVSH-ja, i cili është tatimi kryesor i buxhetit – thotë konsulenti ekonomik Rafajllovski.
Në shkurt, te kreditë e përgjithshme të sektorit korporativ është shënuar zvogëlim mujor prej 1,2%, që në pjesën më të madhe është rezultat i ndikimit të kredive në denarë. Krahasuar në nivel vjetor, vërehet rënie kreditore prej 5,9%, që në pjesën më të madhe është rezultat i kredive të miratuara në valutë të huaj. Megjithatë, në qoftë se përjashtohet efekti nga transmetimi i kërkesave të dyshimta dhe atyre kontestuese nga evidenca e bilancit në atë të jashtëbilancit, në bazë të vendimit të Bankës Popullore, kreditë e sektorit koporativ në shkurt shënojnë rritje prej 2,1%” – thonë për nga Banka Popullore.
Gjatë periudhës së kaluar është regjistruar kërkesë e zvogëluar e kredive investuese. Te bankat ka likuiditet, gjegjësisht ka para, mirëpo shtrohet pyetja se a ka plasman për projekte të qëndrueshme. Te kompanitë, kyçe është ajo se kreditë investuese janë në rënie, gjithçka është shtyrë për shkak të paqartësisë së krizës politike. Sa i përket kthimit ë kredive që i janë dhënë sektorit korporativ nuk ka ndryshime, gjegjësisht përkeqësim më të madh. Firmat kryesisht kërkojnë kredi për likuiditet dhe mjete qarkulluese – komentojnë një pjesë e bankierëve që i konsultoi “Portalb”.
Një pjesë e grupacioneve bankare vlerësojnë se edhe përkundër asaj se BPM-ja ndërmori masa dhe bëri disa veprime për zbutjen e politikës monetare, tani për tani nuk ka kushte për t’i bërë kreditë më të lira, edhe pse nga ana e sektorit korporativ ndjehet presion për zvogëlimin e përqindjeve të kamatave.
Në kushtet e këtilla, kur bankierët përpiqen që sa më shumë që është e mundur t’i zvogëlojnë ekspozimet e rrezikshme, ndërsa firmat luftojnë për likuiditet, pasojat për ekonominë e përgjithshme do të jenë të mëdha – paralajmërojnë ekonomistët.
Duhet njëherë e përgjithmonë të miratohet plan zhvillimor për ekonominë, në bazë të të cilit pastaj të gjitha qeveritë do të bëjnë plane afatmesme katërvjeçare. Duhet të rritet transparenca e shpenzimeve publike dhe me kujdes të menaxhohen borxhet. Është e qartë se ekonomia po hyn në një gropë të madhe, thjesht të gjitha hapat dhe planet zhvillimore janë ndërprerë. Ne tashmë një vit kemi qeveri teknike, dhe është e paqartë kur do të zgjidhjet Kryetari i Kuvendit, e pastaj edhe qeveria – e gjithë kjo sjell paqartësi të madhe, nuk e di se si nuk kuptohet se jemi duke shkuar drejt humbjes së ekonomisë – komenton ekonomisti, Rafajllovski për Portalb.mk
Вкупните кредити на домаќинствата овој Kreditë e përgjithshme të amvisërive këtë muaj shënojnë rritje mujore dhe vjetore për 0,4% dhe 6,7%, respektivisht. Njëkohësisht, ndryshimet mujore dhe vjetore me tendencë rritëse janë rezultat i plasmanëve të shtuara në denarë të bankave dhe të kursimoreve te amvisëritë – thonë nga BPM-ja.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari