ANALIZË: Sa janë të pasur deputetët shqiptarë? 

Listat anketuese të deputetëve interesante për opinionin. Foto: Portalb.

 

 

Një pjesë e deputetëve të rinj dorëzuan dokumentacionin anketuese, mirëpo disa, sipas të dhënave nga baza e Komisionit për parandalimin e korrupsionit, akoma nuk e kanë bërë këtë. Analiza të cilën e bëri Portalb.mk për gjendjen pronësore të deputetëve nga kampi politik shqiptar tregon se megjithatë, te një pjesë e deputetëve të rinj ka ndryshime – më tepër para në llogari, vetura etj. Ja cila është gjendja pronësore e disa deputetëve të përbërjes së re parlamentare:

Xhevat Ademi, BDI

Deputeti Ademi, në bazë të trashëgimisë, në fletën anketuese ka paraqitur shtëpi prej 105.000 еurosh në Reçicë të Madhe, së bashku me oborr dhe tokë bujqësore me vlerë 3.000 еuro. Në fletën anketuese ka shënuar automjete në emër të fëmijëve në vlerë prej 16.660 еurosh, mirëpo edhe një automobil, si pronë personale, me vlerë prej 11 mijë eurosh. Аdemi ka shënuar se ka edhe kredi prej 44.000 eurosh, ndërsa bashkëshortja ka stoli me vlerë prej 16.300 еurosh.а.

Branko Manojllovski, BDI

Manojllovski, sipas asaj që ka paraqitur në fletën anketuese posedon ndërtesë prej 1.200 metrash katrorë në Ilinois të SHBA-ve, që është vlerësuar 1.2 milionë euro. Nga qiratë ka të ardhura mujore prej 10.700 еurosh, ndërsa në librezën e kursimit ruan 24.400 еuro. Në fletën e tij anketuese nuk ka të dhëna për llogari për transaksione, automobila apo ndonjë lloj tjetër të pronës.

Ejup Alimi, BDI

Ky deputet në fletën e tij anketuese ka shënuar se posedon shtëpi në Shkup me vlerë prej 70.000 еurosh, oborr me vlerë prej 30.000 еurosh, tokë në Shkup me vlerë 900.000 еuros dhe automobil Lancia Delta të vitit 2008.

Talat Xhafei, BDI

Fleta anketuese e ministrit Xhaferi dallon nga fleta anketuese e deputetit Xhaferi. E përbashkët është shtëpia që e posedon në Forinë me vlerë prej pothuajse 179.000 еurosh, banesa në Shkup, automobili Audi A4 dhe rroga e bashkëshortes prej 17.000 denarësh. Në fletën e re anketuese, nga pozita e deputetit, Xhaferi ka paraqitur edhe një automobil prej 2.000 еurosh, si pronë e fëmijëve, mirëpo edhe dy kredi me vlerë prej 26.500 еurosh dhe 550.000 denarësh.

Bardhyl Dauti, PDSH

Në bazë të asaj që e ka paraqitur në fletën anketuese Dauti posedon vetëm veturë me vlerë prej 300.000 denarësh, e po ashtu ka kredi në vlerë prej 657.648 denarësh. Prona tjetër, shtëpia prej 200 metrash katrorë në Xhepçisht, toka bujqësore dhe hapësira afariste, janë në emrin e prindërve të tij. Deputeti Dauti, si anëtar i këshillit komunal të Tetovës, në fletën e parë anketuese ka paraqitur edhe rrogë prej 28.400 denarësh, mirëpo tani në fletën e re anketuese, shtëpia prej 80 metrash katrorë është rritur në 200 metra katrorë, e po ashtu është shtuar edhe madhësia e tokës bujqësore.

Menduh Thaçi, PDSH

Në fletën e re anketuese të deputetit Thaçi më nuk gjendet automobili BMW, me vlerë prej 3 milionë denarësh. Në llogarinë për transaksione, për dallim nga gjendja në fletën paraprake anketuese, ka paraqitur zvogëlim të shumës, mirëpo depoziti devizor prej 99.000 еurosh është rritur në 103 mijë euro. Deputeti Thaçi e ka paraqitur edhe shtëpinë e tij me oborr në Tetovë prej 1.186 metrash katrorë, si dhe shtëpinë me hapësirë afariste dhe oborr, po ashtu në Tetovë, me vlerë prej 74.000 еurosh.

  

Vesel Memedi, koalicioni “Aleanca për shqiptarët”

Vesel Memedi, deputet i koalicionit “Aleanca për shqiptarët” (LR-PDSH, Uniteti, RDK), në fletën anketuese është regjistruar si anëtar i këshillit komunal të Gostivarit, dhe nga kjo pozitë ai e ka paraqitur veturën Pezho 207 të vitit 2006 dhe rrogë prej 42.000 denarësh në muaj.

Syrja Rashidi, koalicioni “Aleanca për shqiptarët”

Në fletën anketuese të deputetit Rashidi figuron vetëm një automjet me vlerë prej 8.000 еurosh, mirëpo nga pozita e anëtarit të këshillit komunal të Strugës, Rashidi ka paraqitur pronë të përbashkët: dy shtëpi me oborre në Ladorisht, Strugë, si dhe tokë bujqësore në këtë zonë.

Аfrim Gashi, Besa

Si pronë personale Gashi ka paraqitur dy llogari për transaksione pa para në to, automobil me vlerë prej rreth pesë mijë eurosh, ndërsa në emrin e bashkëshortes së tij, stoli në vlerë prej 120.000 denarësh. Në fletën anketuese ka paraqitur edhe pronë të patundshme, mirëpo në emër të prindërve: banesë prej 60 metrash katrorë në Shkup, tokë, shtëpi, si dhe pension të prindërve.

Fletat e reja anketuese, veçanërisht të funksionarëve të njohur dhe të deputetëve të rinj e tërhoqën vëmendjen e publikut. Kështu, ish-kryeministri dhe deputeti aktual Nikolla Gruevski ka paraqitur kursim prej 230.000 еurosh dhe 13 fotografi artistike, mirëpo në fletën e tij anketuese nuk ka pronë të patundshme në emrin e tij. Pronë të patundshme në emrin e tij nuk ka as lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Përveç fletës anketuese, deputetët deri te Komisioni për mbrojtje nga korrupsioni duhet të dorëzojnë edhe Deklaratë për konflikt të interesave. Në bazë të analizës së “Portalb”-it, deri në momentin e përgatitjes së këtij teksti, ka ende deputetë që nuk kanë dorëzuar fletë anketuese.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.