Analizë: Kovid-i afatgjatë në fakt mund të jetë sëmundje autoimune

Instituti amerikan kombëtar i shëndetit thonë se po investon 470 milionë dollarë në kërkime të reja për të kuptuar pse disa njerëz kanë simptoma të COVID-19 që vazhdojnë për kaq gjatë, shkruan Panacea.

Por, shkencëtarët tashmë janë bashkuar rreth teorisë se virusi mund të shkaktojë reaksion autoimun që bën që simptomat të zgjasin për aq kohë sa lodhja, gulçimi, humbja e ndjenjës së nuhatjes, dhimbjet e muskujve dhe mjegulla e trurit.

“Ne nuk mund të themi me siguri se është sëmundje autoimune, por duket se e kujton atë në mënyrë të parezistueshme”, tha John Arthur, shkencëtar.

Në një studim të botuar këtë muaj, Prof. Arthur dhe kolegët e tij shkruajnë se njerëzit që kanë COVID -19 prodhojnë antitrupa që sulmojnë proteinat e tyre – tipar i shumë sëmundjeve autoimune. Ky është procesi që mund të çojë në inflamacion që mund të shkaktojë covid afatgjatë.

Profesori shton se të gjitha gjërat pajtohen që është kështu, por për momentin nuk e kemi arritur qëllimin, kur flasim për të kuptuar situatën.

Nëse kjo teori është e vërtetë, mund të tregojë diçka në lidhje me trajtimin e sëmundjes COVID-19. Disa ilaçe, si për shembull kundër tensionit të lartë, mund të përdoren për inflamacion. Një e treta e pacientëve kanë pasoja afatgjata që zgjasin deri në 12 javë ose më shumë pas sëmundjes. Shkencëtarët me siguri kanë pyetur veten se çfarë ndodh kur kalon një vit.

“Unë shoh pacientë më të rinj që kanë simptoma kronike, ndërsa disa prej tyre nuk kishin ndonjë problem në mushkëri deri në paraqitjen e tyre, pra para se të infektoheshin me COVID-19. Nga njerëzit plotësisht të shëndetshëm deri tek ata që nuk mund të marrin frymë”, tha Dr. Dixie Harris, pulmonologe.

PËRGJEGJËS JANË ANTITRUPAT? 

Kur një person infektohet, prodhohen antitrupa për të neutralizuar virusin. Por në disa njerëz, sistemi imunitar i identifikon gabimisht ato antitrupa si kërcënim, kështu që krijohen antitrupa të rinj që do t’i shkatërrojnë ato. Ky duket të jetë rasti për një numër të madh pacientësh që kanë COVID afatgjatë.

Korona virus, lodhje

Një ekip shkencëtarësh analizuan gjakun e pacientëve dhe rreth 81 përqind të plazmës së dhuruar dhe rreth 93 përqind të gjakut të pacientëve të shtruar në spital gjetën një autoantitrup specifik që infekton enzimat ACE2. Këto enzima shërbejnë si shkas që koronavirusi të sulmojë qelizat – por është gjithashtu jetike për qetësimin e sistemit imunitar. Kur nuk ka mjaftueshëm nga kjo enzimë, sistemi imunitar shkakton shumë procese inflamatore.

Kërkime të mëtejshme nevojiten për të përcaktuar nëse antitrupat ACE2 shkaktojnë COVID afatgjatë, ndërsa shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse infeksionet më serioze shkaktojnë më shumë antitrupa të prodhohen sesa ato me infeksione më të buta. Por, Prof. Arthur beson se COVID-19 afatgjatë është më i zakonshëm tek njerëzit që kanë pasur simptoma të lehta.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari