АNALIZË: “Gjah” pas obliguesve të rinj tatimorë apo zbatim i ligjit në Maqedoni?
Со воведување на граѓаните во системот на ДДВ на мала врата, даночниот орган отвори процес на тнр. „агресивно“ толкување на Законот за данокот на додадена вредност, без да се сменат одредбите на Законот – оценува економистот Гацов
Me rregullimin e fundit të qytetarëve në sistemin e TVSH-së, organi tatimor hapi një proces të të ashtuquajturi interpretim “agresiv” të Ligjit për vlerë të shtuar, pa i ndryshuar dispozitat e Ligjit – vlerëson ekonomisti Gocev
Shkruan: Aneta Dodevska
Rekrutim i obliguesve të rinj tatimorë që të mbushet arka shtetërore apo respektim dhe zbatim i ligjeve – cili është qëllimi i tatimimit me TVSH edhe i personave fizikë që realizojnë qarkullim mbi një milionë denarë në vit? Një pjesë e ekonomistëve thonë se me regjistrimin për TVSH këta qytetarë do të paguajnë dy tatime – tatimin personal dhe TVSH-në, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Në këtë grup hyjnë edhe atë që marrin honorarë, vlera e të cilëve e kalon shumën prej 16.200 еuro në vit. Të ardhurat buxhetore nga TVSH-ja janë të ardhurat kryesore në strukturën e të ardhurave tatimore, gjegjësisht nga TVSH-ja sigurohen pothuajse 50% e të ardhurave të përgjithshme tatimore. Nga Drejtoria për të hyra publike (DHP) thonë se zbatohet ligji. Mirëpo, pse DHP-ja filloi me këtë mënyrë të tatimimit, çka parashohin ligjet dhe cilat janë dënimet?
LIGJI NUK KA NDËRRUAR, INTERPRETIMI PO
Ligjet nuk kanë ndryshuar, mirëpo ndryshoi definicioni për “veprimtari ekonomike” që praktikisht krijoi mundësi edhe personat fizikë – qytetarët që kanë fituar mbi 1 milionë denarë nga kontratat autoriale, kontratat në vepër dhe anëtarësia në këshillat mbikëqyrëse të përfshihen në këtë definicion, konsiderojnë ekonomistët.
Për pastrimin e “mjegullës” se pikërisht pragu i regjistrimit është shkaku kryesor për përfshirjen e qytetarëve në sistemin e TVSH-së, potencojmë se në të kaluarën, kur ky prag ishte 2 milionë denarë, e pastaj 1,3 milionë, edhe atëherë ai u tejkalua nga ana e disa qytetarëve, mirëpo ata nuk ishin të përfshirë në sistemin e TVSH-së. A ka qenë atëherë organi tatimor i paditur apo qëllimisht i ka shkaktuar dëm buxhetit të RM-së? A do të ketë pasoja për të mëparshmit që e kanë lexuar “keq” ligjin? Potencojmë se definicioni i kategorisë “i obliguar tatimor” për qëllimet e TVSH-së nuk është ndryshuar që nga dita e parë e zbatimit të Ligjit për TVSH (1 prilli i vitit 2000) deri më sot – thotë për Portalb.mk ekonomisti Pavle Gacov, kryetar i Shoqatës së ekspertëve tatimorë.
Nëse analizohet struktura e buxhetit, TVSH-ja është njëri nga tatimet kryesore prej të cilit sigurohet edhe pjesa më e madhe e të ardhurave tatimore. Kështu, vitin e kaluar, në bazë të këtij tatimi, në arkën shtetërore janë derdhur 770.000 еuro që paraqet pothuajse 50% të të ardhurave të përgjithshme tatimore. Tani, me të madhe dorëzohen Fletëparaqitjet vjetore tatimore nga ana e qytetarëve. Nga DHP-ja thonë se këtë vit presin që rreth 400.000 qytetarë të paraqesin të ardhura plotësuese. Konsiderojnë se tatimi me TVSH është përcaktuar me ligj.
Si obligues të regjistruar tatimorë për qëllimet e TVSH-së, për qarkullimin e realizuar të mallrave dhe të shërbimeve kanë obligim të lëshojnë faturë me TVSH të llogaritur dhe ta paraqesin dhe ta paguajnë tatimin e vlerës së shtuar. Mirëpo, njëkohësisht do të kenë të drejtë të heqjes së tatimit paraprak, duke i plotësuar kushtet në përputhje me nenet 33,34 dhe 35 të Ligjit për TVSH. – sqarojnë nga Drejtoria për të hyra publike.
INTERPRETIMI “AGRESIV” I LIGJEVE?!
Me tatimin e personave fizikë (që kanë qarkullim mbi 1 milionë denarë) rekrutohen obligues të rinj tatimorë, komentojnë ekspertët dhe vlerësojnë se zbatimi i zgjidhjes ligjore ka paqartësi dhe interpretime të lira.
Që dikush të obligohet me TVSH së pari duhet të kryejë ndonjë veprimtari ekonomike, ndërsa diapazoni i definicionit për kryerjen e veprimtarisë ekonomike është zgjeruar me interpretime të organit tatimor sipas të cilit qytetarët duhet të regjistrohen për TVSH në qoftë se realizojnë qarkullim që tatimohet, me vlerë më të madhe se 1 milionë denarë brenda një viti. Me këtë rast të ardhurat e realizuara në bazë të qirave, kontratave në vepër, mirëpo edhe honorarëve autorialë, madje edhe kompensimet që realizohen në bazë të anëtarësisë në këshilla mbikëqyrës, sqarohen si kryerje e veprimtarisë ekonomike. Me regjistrimin për TVSH këta qytetarë do të paguajnë dy tatime – tatimin personal në të ardhura dhe TVSH-në, me ç’rast bazën për llogaritjen e TVSH-së e përbëjnë neto të ardhurat, të rritura për tatimin në të ardhurat. Për shembull, për të ardhurat e realizuara nga qiratë tatimohen edhe qytetarët e Republikës Serbe, me kusht që ta tejkalojnë pragun për regjistrim për TVSH prej 56.000 MK në nivel vjetor. – thotë për Portalb.mk ekonomisti Gacov.
Përndryshe, sipas zgjidhjeve ligjore, i obliguar tatimor është personi që përherë ose përkohësisht, në mënyrë të pavarur, ushtron veprimtari ekonomike, gjegjësisht këtu bëjnë pjesë prodhuesit, tregtarët dhe personat që kryejnë shërbime, që ka për qëllim të realizojë të ardhura, duke i përfshirë edhe veprimtaritë e xehetarisë, bujqësisë dhe pylltarisë, si dhe dhënia e të mirave materiale dhe jomateriale për shfrytëzimin e tyre. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe të ardhurat e realizuara në bazë të qirave, mirëpo tani edhe në bazë të kontratës në vepër, por edhe honorarëve autoriale, madje edhe kompensimet e realizuara në bazë të anëtarësisë në këshillat mbikëqyrëse sqarohen si ushtrim i veprimtarisë ekonomike.
Me vendosjen e qytetarëve në sistemin e TVSH-së për derën e vogël Duke theksuar se pragu i zvogëluar për regjistrim prej 1 milionë denarësh të qarkullimit që tatimohet është arsyeja kryesore për përfshirjen e qytetarëve në sistemin e TVSH-së, organi tatimor hapi një proces të të ashtuquajturi interpretim “agresiv” të Ligjit për vlerë të shtuar, pa i ndryshuar dispozitat e Ligjit – vlerëson ekonomisti Gacov.
Në qoftë se qytetarët – personat fizikë deri tani nuk janë paraqitur si të obliguar me TVSH, sipas zgjidhjeve ligjore janë paraparë edhe dënime
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari