АNALIZË: 2017 – Vit i humbur për investimet!
U realizuan parashikimet “e zeza” të një pjese të ekonomistëve, mirëpo edhe të biznesmenëve të vendit. Pas nesh e lëmë një vit të humbur për investime. Këtë e vërtetojnë edhe statistikat zyrtare – në tremujorin e tretë ekonomik përsëri është regjistruar trend negativ i investimeve bruto, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk. Në të njëjtën kohë, edhe matjet e Bankës Popullore treguan se në tremujorin ka largim të investimeve të huaja të drejtpërdrejta në vlerë prej 50,2 milionë eurosh, shkruan në analizën javore ekonomike të Portalb.mk.
2018 – VENDIMTARE PËR INVESTITORËT E HUAJ DHE VENDOR
Paralajmërimet se do të rishqyrtohen kontratat e deritanishme me investitorët e huaj, në aspekt të përparësive dhe të beneficioneve që i gëzojnë, edhe më tepër do t’i dekurajojë investitorët e rinj potencialë. Me siguri, një pjesë e mirë e investuesve aktualë mendojnë për tërheqjen e kapitalit, e jo për investime të reja. Kjo është para së gjithash pasojë e paqartësisë, pasigurisë juridike dhe paparashikueshmërisë së ambientit dhe klimës ekonomike në të ardhmen e afërt. Zhvillimi i tillë i ngjarjeve, në aspekt të trendit rënës të investimeve të huaja të drejtpërdrejta (IHD) me siguri do të çojë edhe në rritjen e deficitit të llogarisë fiskale – thotë profesori universitar Semi Bislimi.
ÇFARË HAPASH JANË NDËRMARR NË PERIUDHËN QË KALOI
Në takim i bisedua për perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit ndërmjet kompanisë Huawei dhe Republikës së Maqedonisë, për hapat e ardhshëm investues, mirëpo edhe për novacionet dhe teknologjitë e reja të mençura që i lancon kjo kompani. U konstatua se në Maqedoni janë krijuar kushte për zhvillimin e klimës stabile afariste dhe kushte të favorshme për investimet e reja, informuan nga qeveria.
Në Budapest u realizua takim edhe me menaxhmentin e kompanisë ”China Energy”. Edhe prej atje erdhi paralajmërimi për pjesëmarrje në disa projekte, veçanërisht në energjetikë dhe në transport.
Njëri nga nënshkrimet e para në kontratë me investitorët e huaj u vendos në fillim të këtij muaji. U nënshkrua marrëveshje për dhënie me qira të tokës ndërtimore në Zonën e lirë ekonomike Bunarxhik 2 me menaxherin e kompanisë Murat Tixharet, Ejup Gjylsoj.
Masat e Planit për rritje ekonomike janë transparente dhe me kritere të qarta për investitorët. Bëmë simulim të kontratave ekzistuese të cilat i kemi nënshkruar me kompanitë në ZZHTI dhe rezultatet janë inkurajuese. Të gjitha kompanitë që punojnë me sukses dhe zhvillohen do të mbështeten edhe më mirë. Për këtë qëllim qeveria në buxhetin e ri caktoi 46% më shumë mjete në Programin për zhvillim ekonomik për mbështetjen e investuesve, ndërsa shkurtohen shpenzimet joproduktive për reklama – deklaroi zëvendëskryetari i qeverisë për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari