Tekst i cili mund jetë shkruar nga kushdo, dëshmi për punësime partiake?

Shkruan:Biljana Dimko

Teskti „A tregëtohet në Manastir me vendet e punës për vota?“ bazohet në një teskt, gjegjësisht një listë nga një autor i panjohur. Problemi kryesor me këtë dokument është se ai nuk është i besueshëm. Ky tekst si burim ka cituar publikimin në Twiter të Bitollski Seir, ku është publikuar një fotografi që përmban tekst në të cilin shkruan se ministrja aktuale e mbrojtjes dhe bartëse e listës zgjedhore në njësinë zgjedhore numër 5, Radmilla Sheqerinska, në 5 korrik duhet të realizojë takim me Sonja Karapanecin, Sinisha Matevskin dhe Ice Damjanovkin bashkë me votues të LSDM-së të cilët janë të papunë e që duan që LSDM-ja t’i punësojë.

Mirëpo, nuk është bërë asnjë tentativë për t’i kontaktuar personat e lartëpërmendur dhe të merren deklarata nga ato. Kjo mund të ishte një nga mënyrat me të cilat do konfirmoheshin ose do të demantoheshin këto pretendime.

Përkundër asaj që pretendohet, në vetë dokumentin nuk ka asnjë shenjë, asnjë simbol të partisë LSDM, asnjë vulë, asnjë nënshkrim që do tregonte se vërtetë bëhet fjalë për dokument partiak. Ky tekst, si i këtillë, mund të jetë shkruar nga kushdo dhe si i tillë të publikohet, por nuk dëshmon asgjë. Përveç kësaj, në të janë bërë edhe shumë gabime drejtshkrimore.

Prandaj,  ka shumë mundësi që të bëhet fjalë për spekulim, megjithatë nëse është ashtu, atëherë kjo duhet të theksohet, ashtu siç e kërkon Kodi Etik i gazetarëve.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy). Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис и National Endowment for Democracy или нивните партнери.

Your email address will not be published.