Manipulim me numrat e postimeve të LSDM-së në „Facebook“

 

 

Shkruan: Ubavka Janevska

Po e recenzojmë tekstin e publikuar në Kurir, në 4 korrik, me titull: „FOTO: LSDM-ja shpenzon 27.000 euro në ditë për reklama në Facebook“ në të cilin thuhet se partia në pushtet shpenzon shuma të mëdha parash për publikime të sponzorizuara në këtë rrjet social. Sipas titullit të lajmit në Kurir, LSDM-ja shpenzonka nga 27 mijë euro në ditë, ndërsa sipas përllogaritjeve të publikuara në tekst, për secilin politikan në veçanti publikon një shumë prej 27.660 euro.

Një e pavërtetë që ka për qëllim të dezinformojë dhe manipulojë publikun, thotë komenti nga LSDM-ja”, thuhet në përgjigjen me shkrim që në 5 korrik të vitit 2020 e morëm nga Qendra për komunikime me publikun:

 

LSDM-ja në kuadër të komunikimeve digjitale realizon fushatë nëpërmjet rrjetit social Facebook. Deri më tani, nëpërmjet Facebook-ut janë realizuar reklama në vlerë prej 5.637 euro, ose mesatarisht 512 euro në ditë. Shifrat e publikuara në portalet e lartëpërmendura janë plotësisht të pavërteta dhe kanë për qëllim ta dezinformojnë dhe manipulojnë popullatën. Raporti i plotë për fushatën e LSDM-së dhe Koalicionit „Мundemi“ do përgatitet dhe do publikohet pas përfundimit të fushatës, në pajtim me afatet ligjore.

Vërtetmatësi bëri një hulumtim dhe nuk i gjeti reklamat të cilat i ka përllogaritur Kurir në kategorinë biblioteka „library“ në profilin partiak të LSDM-së. Nuk ka publikime të postuara me një përmbajtje të tillë as nga profilet personale në Facebook të politikanëve të përmendur.

Çmimi më i lartë i paguar për për një fushatë të plotë në Facebook nga një parti politike, si dhe një klient i madh, më saktësisht një kompani, nuk mund të jetë më i lartë se 10.000 euro, thonë nga agjencitë e marketingut të cilët i konsultuam dhe nga të cilët kërkuam qëndrim për lajmin e recenzuar. Për lajmin konkret ata thanë se është interpretuar gabim parametri „results“ që gjithsesi nuk mund të jetë numri i postimeve ditore të sponzorizuara, krahasuar me të dhënat e publikuara në mënyrë precize, për një ditë, në kategorinë biblioteka ose „library“, në faqen e LSDM-së në Facebook. Sipas tyre, 130 postime ditore të sponzorizuara nuk ka pasur as Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Nëse hapni Profilin e LSDM-së në Facebook shihet qartë se ato gjatë një dite mesatarisht kanë nga 5 deri më 6 postime të sponzorizuara. Vetëm në datë 3.07.2020 partia ka pasur 11 postime, pra kjo ditë është dita me numrin më të madh të postimeve të sponzorizuara. Pastaj vijon data 29.06. 2020 kur kanë pasur 10, ndërsa në ditët e tjera pasqyra e postimeve ditore të sponzorizuara tregon për dy deri në pesë postime. Nëse këto shumëzohen me çmimin që e kanë paguar, 10 ose 20 euro në ditë, kjo është shumë më pak  se përllogaritja e publikuar në vlerë prej 27.000 euro në ditë. Kjo do të thotë se mediumi ka bërë interpretim të gabuar të një përllogaritjeje të thjeshtë. Ky është një dallim i madh. 130 postime në ditë nuk bën as Shtëpia e Bardhë në SHBA, e jo më një parti politike në Maqedoni. Është e qartë se bëhet fjalë për një statistikë të gabuar të nxjerrë nga Facebook-u. Lirisht, secili mund ta hapë profilin e LSDM-së  në Facebook dhe t’i numërojë të gjitha postimet e sponzorizuara sipas datave  dhe të vijë në përfundim se ajo shumë është shumë më e vogël. Ajo që në publikimin e Kurir është përcjellë si shumë e rrethuar me ngjyrë të kuqe, rezultati „results“, është një parametër tjetër i cili nuk ka të bëjë me numrin e postimeve të sponzorizuara, thuhet në mendimin e agjencisë së marketingut.

Sipas konsulentëve për marrëdhënie me publikun, gjithashtu është e palogjikshme dhe fizikisht e pamundur që një klient të shkruajë, krijojë dhe ndajë në Facebook një numër megalloman prej 120 postimeve të sponzorizuara në një ditë nga një profil i vetëm në Facebook. Edhe ata nuk i gjetën reklamat e sponzorizuara të publikuara nga profilet në Facebook të kandidatëve për deputet nga radhët e LSDM-së.

Коnsulentët për marrëdhënie me publikun nuk do i kishin rekomanduar asnjë klienti, pa dallim nëse bëhet fjalë për një individ, kompani apo parti politike, të postojë 120 postime në ditë në shtet siç është Maqedonia e Veriut. Një gjë e tillë nuk është produktive dhe e logjikshme, as e arsyeshme. Çfarë publiku, sa të madh në numër, ose çfarë grupi të targetuar do ia dërgonte klienti ato mesazhe të sponzorizuara, gjatë një dite? Kjo është jashtë çdo rregulli të komunikimit. Tre deri në pesë mesazhe – po, por kurrsesi 120 mesazhe në ditë.

Nëse ky lajm është i rremë, manipulativ ose spin, publiku do ketë mundësi ta zbulojë së shpejti, në 13 korrik, gjegjësisht në 26 korrik nëse ka një raund të dytë të zgjedhjeve, deri kur edhe pjesëmarrësit në fushatë kanë për detyrim që të dorëzojnë raportet financiare pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, sipas Ligjit për kontabilitet. Në raport paraqiten të gjitha elementet dhe dokumentet për çdo denar të shpenzuar gjatë fushatës me dëshmi për transakcionet.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.