Komente sarkastike në vend të informacioneve për punën e Filipçes

 

 

Shkruan: Biljana T. Dimko

Në faqen e internetit të televizionit „Аlfa“ më datë 05.07.2020 është publikuar një shkrim gazetaresk me titull„Filipçe po merret me aktivitete parazgjedhore partiake, i harroi konferencat tematike për shtyp në lidhje me koronën“.

Ky tekst ka një funksion të njëanshëm, t’i bëjë vërejtje ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, se qëkur filloi fushata parazgjedhore  ai është vazhdimisht aktiv në politikë dhe nuk i mban pres konferencat me të cilat është mësuar gazetarja, prandaj vihet në përdorim formula: Qytetarët në rrjetet sociale pyesin se ku është ministri?:

E shoh që këto ditë po më mungon diçka që u mësova ta dëgjoja për çdo ditë, që është ministri Venko Filipçe me preset e tij spektakolarë ku thoshte se gjendja me epideminë me koronavirusin është nën kontroll! Dhe pyetem, ku është ministri?

Përkundrazi, detaje për aktivitetet aktuale dhe të përditshme të Мinistrisë së shëndetësisë  dhe ministrit Venko Filipçe mund të ndiqen në rrjetet sociale, nëpërmejt të cilave vazhdojnë të publikohen raporte ditore për gjendjen me COVID-19 në vendin tonë, bashkë me rekomandimet kurndër përhapjes së pandemisë.

Ky koment ironik nuk zbulon/informon për asgjë, por  vetëm sa e provokon publikun pa pikë finese.

Teksti përfundon me një pyetje të hapur:

Pse Filipçe është më i përqendruar tek fushata parazgjedhore dhe beteja për pushtet, e jo tek beteja për përballjen me COVID 19?

 

Do kishte qenë e drejtë sikur të kishte deklaratë nga ministri Filipçe. Në këtë mënyrë publikut i ofrohet një e pavërtetë, dhe jo një informacion.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.