Vjedhja e uniformave ushtarake në funksion të manipulimit dhe fushatës politike

 

 

Shkruan: Vesna Kollovska

Një postim në Facebook është përdorur si tentativë për të bërë një shkrim gazetaresk, ndërsa në titull të diskriminojë zëvendës kryeministren dhe ministren e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, e cila në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 është bartëse e listës së koalicionit „Mundemi“ në Njësinë zgjedhore numër 5.

Titulli i shkrimit të publikuar në faqen bregalnicki.mk: „Ndërkohë që Sheqerinska bën fushatë me makinat e shtetit, dikush ka marrë guximin ta grabisë shtabin gjeneral“ gjykon dhe në të njëjtën kohë komenton, ndërsa ministren e vendos në njëkohësisht në rolin e rojes së uniformave dhe të Shtabit gjeneral.

Shkrimi është një fjali, në funksion të hyrjes për statusin e publikuar në Facebook nga një ish punonjës në ARMV, i cili raporton për një vjedhje të 35 uniformave nga Shtabi gjeneral i ARMV-së në Shkup.

Ndërkohë që ministrja e mbrojtjes bën fushatë me makina shtetërore dhe përdor persona në uniformë për regjistrimin e video klipeve partiake, dikush ka marrë guximin ta grabisë Armatën. Ministria e mbrojtjes për momentin po hesht dhe çdo gjë po mbahet sekret.  (Status në Facebook  i Aleksandar Nacev).

Коdin etik të gazetarëve shkruan se „Gazetarët duhet të bëjnë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit“.
Shkrimi në bregalnicki.mk, ndërkohë që përcjell postim nga një rrjet social, nuk jep përgjigje në pyetjet themelore gazetareske dhe ajo që është më e rëndësishmja – nëse një ndodhi e tillë ka ndodhur me të vërtetë. Në vend që të informojë, ky tekst në fund përfundon me „shkroi Aleksandar Nacev në lidhje me këtë incident të cilin autoritetet kompetente e fshehin nga publiku“.

Rasti me vjedhjen e uniformave as që është fshehur, e as që mbahet sekret. Zëdhënësi i ARMV, Toni Janevski, për Vërtetmatësin deklaroi se vjedhja ka ndodhur mes 29 dhe 30 qershorit, është reportuar dhe më pas çështja kalon në duart e Policisë ushtarake dhe institucioneve shtetësore.

Gazetari e ka përdorur postimin në Facebook për të përcjellë një gjysmëinformacion dhe për të diskredituar një pjesëmarrës në fushatën politike.

Neni 14 i Kodit etik të gazetarëve thotë:

Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjtetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy). Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис и National Endowment for Democracy или нивните партнери.

Your email address will not be published.