Tekst përplot me konstatime partiake dhe fakte të pa hulumtuara

 

Shkruan: Vesna Kollovska

Po analizojmë një tekst të publikuar në bregalnicki.mk me titull „Projekti për hidrosistemin “Zletovica” i harruar nga pushteti i LSDM-së, do vihet në jetë në ditën e parë të ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE-së“, gjë që konstatohet nga vetë autori.

Teksti fillon me një sërë konstatimesh dhe komentesh dhe në formë të një video mesazhi, me tekst të shkruar nga fjalimi i kandidatit për deputet nga Probishtipi në njësinë zgjedhore numër 3, Marijan Milenkovski.

Në të autori shkruan:

Një nga projektet kapitale më të rëndësishme për Rajonin e Bregallnicës tashmë katër vite është i lënë pas dore. Realizimi i ndërtimit të Hidrosistemit “Zletovica” në fazën e tij të parë filloi gjatë kohës së pushtetit të mëparshëm në krye me VMRO-DPMNE-në, me çka pas krizës politike në vitin 2015 dhe vitin 2016 të imponuar nga LSDM-ja, punimet u ndërprenë. 

Titulli, si dhe pjesa tjetër e këtij shkrimi gazetaresk, që dallon fare pak nga një kumtesë partiake, është përplot komente, dhe në të nuk është siguruar distancimi i gazetarit nga subjekti politik, në rastin konkret nga kandidati për deputet.

Коdi etik i gazetarëve në nenin 14 parasheh:

Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjtetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Në këtë pjesë të tekstit nuk bëhet dallim mes lajmit dhe komentit, si dhe as nuk bëhet dallim se çfarë është një shkrim gazetaresk dhe çfarë është një kumtesë partiake. Teksti nuk ka autor, ndërkohë që fitohet përshtypja se është lajmërim si shtojcë e video materialit.

Në vazhdim të tekstit vijon një konstatim, si hyrje për videon, nga prezantimi i kandidatit për deputet, se “ardhja në pushtet e LSDM-së nuk kishte kurrëfarë rëndësie për këtë projekt infrastrukturor qenësor, sepse nuk u ndërrmor asnjë aktivitet për realizimin e tij“.

Neni 1 i Kodit etik të gazetarëve thotë:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit, që janë me interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

 

Autori i tekstit nuk është munduar të kontrollojë vërtetësinë e informacionit. Vërtetmatësi iu drejtua drejtorit të Hidrosistemit “Zletovica”, Mile Ilievski, i cili mohon se ka rreshtur realizimi i projektit.  Megjithatë, është e vërtetë se deri më tani nuk kanë pasur sukses të marrin kredi për fazën e dytë dhe të tretë, siç pretendon në video kandidati për deputet, Milenkovski.

HC “Zletovica” në vitin 2013 fitoi një grant me vlerë prej 1 milion euro për përgatitjen e dokumentacionit teknik për faën e dytë dhe të tretë të projektit. Për shkak të korrupsionit gjatë prokurimeve nga ana e pushtetit të kaluar, granti, përfundimi i të cilit është kusht për marrjen e kredisë, edhe pas shtatë vitesh nuk arriti të realizohet plotësisht. Deri më tani janë realizuar 70 përqind e mjeteve të grantit. Megjithatë nuk është e vërtetë se janë ndërprerë punimet për projektin, sepse në ndërkohë janë siguruar mjete për stacionet e filtrimit në tre komuna, për ndërtim dhe përshtatje të stacioneve. Në komunën Karbinci filloi ndërtimi ndërsa në Shtip përfundoi prokurimi publik, deklaroi Ilievski.

Drejtori Ilievski tha se po rrjedh afati dy vjeçar i dhënë nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) për mbylljen e grantit. Pas kësaj pritet miratimi i kredisë.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.