Në titull nuk bëhen komente e as tifozeri

 

 

Shkruan: Sonja Rillkovska

Teksti që po recenzojmë është publikuar në portalin „Infomaks“ në 24 qershor, me titull „(Video) Tipike: Gënjeshtra, belbëzime dhe frikë, Llukarevska pa përgjigje për projektet e LSDM-së“.
Në vetë titullin ka gjykime të cilat anojnë nga opozita, me komente tendencioze. Pyetja që i është drejtuar Sanja Llukarevskës, ka të bëjë me infrastrukturën rrugore, ndërkohë që Llukarevska është drejtoreshë e Drejtorisë të të ardhurave publike, pozitë kjo që është jashtë resorit të cilit i referohet pyetja.

Përveç kësaj, nuk është raportuar në mënyrë të balancuar për prezantimin e dy bashkëbiseduesve të tjerë, por vetëm është përzgjedhur një segment i shkurtër i videos. Me fjalën „tipike“ sugjerohet se Llukarevska dhe bashkëpartiakët e saj rregullisht thonë gënjeshtra dhe të pavërteta.

Në vetë lajmin nuk ka as edhe një fjali, dëshmi, fakt ose sqarim për akuzat dhe ofendimet e shpalosura në titull. Lajmi nuk i përmban elementet standarde për një lajm gazetaresk. Nuk ka tekst, nuk ka pjesë hyrëse, i vetmi tekst është shkruar sipër segmentit nga emisioni, ku thuhet: „Çfarë ka realizuar LSDM-ja në infrastrukturë? Përgjigjen e gjeni në video.“

Nuk është sqaruar as se për cilin emision bëhet fjalë, as se për cilin televizion, as edhe se kur ka marrë pjesë Llukarevska në debat me Vlladimir Misajllovskin. Video e postuar është marrë nga emisioni debativ „Otvoreno studio“ në TV 24, në të cilin ishin të ftuar Sanja Llukarevska, Vllado Misajllovski dhe Arbër Ademi, si kandidatë për deputet në Njësinë e dytë zgjedhore.

Në videon e postuar në portal shihet qartë se nuk ka belbëzime, as frikë gjatë debatit politik. Publiku është ai që duhet të gjykojë se si janë prezantuar politikanët në një debat të caktuar, por jo duke u bazuar në një segment të shkurtër, por mbi bazë të të gjithë debatit.

Sipas  Кodit etik të gazetarëve raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.