Profesionale do të ishte të pyetet ,,Zhito Lluks” se përse e kanë përshtatur emrin

 

Shkruan: Vesna Kolovska

Një tekst i shkurtër i publikuar në faqen bregalnicki.mk me titull „Zhito Lluks mori vendim me të cilin fjala „Maqedoni“ fshihet nga Statuti i tyre“ na njofton për një vendim Kuvendit të aksionerëve të kompanisë „Zhito Lluks“ SHA Shkup, me të cilin ndryshohet Statuti i shoqërisë. Si pjesë të tekstit kjo faqe e publikon vendimin për ndryshimin e Statutit dhe e citon ndryshimin e bërë:

„Me këtë Vendim bëhet ndryshim dhe plotësim i Statutit të Zhito Lluks SHA Shkup, siç vijon: Në Nenin 5 në paragrafin 3 fshihet fjala Maqedoni”.

Në tekstin që po e recenzojmë nuk ka informacion për shkaqet e ndryshimit, as edhe se në cilën pjesë të emrit të kompanisë bëhet ky ndryshim.

Ky tekst që në shikim të parë duket si tekst informativ, lexuesit që janë më pak të informuar, që e dinë se në „Zhito Lluks ka kapital grek“, mund t’i bëjë të mendojnë se fshirja ka ndodhur në një farë mënyre për shkak të emrit. Por, kjo nuk është aspak e vërtetë.

Në faqen e internetit të kompanisë „Zhito Lluks“ janë të gjitha dokumentet që janë shqyrtuar nga на Kuvendi i aksionerëve  në datë 23 qershor të vitit 2020. Në mesin e tye është edhe vendimi për ndryshimin e Statutit.

Nga „Zhito Lluks“  dërguan sqarim pranë Vërtetëmatës, sipas që cilit sqarim e harmonizojnë emrin e kompanisë për përdorim jashtë vendit me atë që përdoret në vend.

-Bëhet fjalë për  pështatje ligjore për nevojat e tregëtimit me vendet e tjera. Ky unifikim u bë në statutin intern të kompanisë. Ka për qëllim harmonizimin me emrin e shkurtër të kompanisë në gjuhën maqedonase, që është   „Zhito Lluks“ SHA Shkup dhe që ka qenë i pandryshuar që nga viti 1991 kur kjo kompani ishte në pronësi shtetërore, tani është bërë unifikim i emrit me shkronja latine, gjegjësisht është bërë traskriptim, përshkrim nga qirilica.  Me këtë transkriptim nga qirilike në shkronja latine emri i kompanisë mbetet i pandryshuar dhe është „Zhito Lluks“ SHA, gjegjësisht Zito Luks AD Skopje, thuhet në përgjigjen nga kompania

Lajmi që po e recenzojmë nuk e përmban këtë sqarim të rëndësishëm, ai nuk është i plotë dhe ka mundësi që të ketë qëllim të futet në kontekst politik me ndryshimin e emrit dhe Marrëveshjen e Prespës. Pëveç kësaj, nuk është dhënë përgjigje në pyetjen kryesore gazetareske – përse, dhe as që është vërtetuar edhe informacioni. Siç shkruan në tekstin e publikuar në bregalnicki.mk, lajmi vetëm është përcjellë nga mediet sociale. Në Kodin etik të gazetarëve në Nenin 1 (një)  thuhet:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë në të gjitha burimet e informimit, që janë me interes publik. Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të provuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur “ (Кodi etik i gazetarëve).

Një lajm i kopjuar nga mediet sociale, me një dokument pa kontekst, pa vërtetim dhe sqarime shtesë, nuk garanton informim objektiv dhe të saktë, por paraqet një bazë për manipulimin e publikut.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.