Kallxo.com: Si mediumet “emëruan” Kujtim Shalën në bordin e Postës së Kosovës

 

Qeveria e Kosovës së fundmi emëroi anëtarë të rinj në bordet e përkohshme në tre ndërmarrje publike. Disa portale duke transmetuar këtë lajm publikuan se në bordin e Postës së Kosovës është emëruar edhe Kujtim Shala, ish kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Shërbimi për verifikimin e fakteve në Kosovë, Kallxo.com analizoi këto publikim dhe vlerësoi se nuk janë të vërteta. Më saktë, ish kandidati për deputet, Shala nuk është emëruar në asnjërin prej bordeve, por bëhet fjalë për një person tjetër me të njëjtin emër dhe mbiemër. 

Unë jam ai në fotografi i cili paraqitet nëpër portale, por nuk jam zgjedhur në bordin shtetëror, ashtu siç publikuan portalet, tha Shala. 

Ai tha se personi i emëruar në bordin e Postës së Kosovës është një person tjetër me të njëjtin emër, i cili me profesion është ekonomist. 

E kuptova përmes portaleve, atëherë e morra vesh se ai është një ekonomist me të njëjtin emër dhe mbiemër”, deklaroi Shala për KALLXO.com

Portalet të cilët informuan opinionin gabimisht për emërimin e ish kandidatin për deputetë të “Vetëvendosjes” janë: sinjali.com, insajderi.net, reporteri.net, gazetarmetro.net. 

Në kronik mund të shihen disa fotografi (printscreen) të këtyre informacioneve të publikuara gabimisht.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.