Kundërspin: Nuk bëhet fushatë zgjedhore me virusin korona !

 

 

Një prej limiteve në kuptimin etikë, në fushatë zgjedhore është përmbajtja e prej fjalimit të përgjumur i cili mund të shkaktojë panik dhe shpërndaje dezinformata për gjendje serioze kur bëhet fjalë për shëndetin publik ose për fatkeqësi dhe katastrofa natyrore. Me fjalë të tjera, përmes sëmundjeve, nuk zhvillohet fushatë, dhe pikërisht VMRO-DPMNE bëri këtë dy herë, me spin dhe dezinformatë 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

I pari i partisë, Hristijan Mickoski dhe më pas edhe përfaqësues i udhëheqësisë së partisë dhanë disa pretendime me lidhje me virusin korona, LSDM-në dhe përgatitje institucionale në Maqedoninë e Veriut për menaxhimin e problemit me epideminë, në të cilat shihen spinime:

Spin 1: Më të lumtur kanë qenë të frikësuarit e LSDM-së për të përdorur virusin korona si justifikim që VMRO-DPMNE të mos mobilizojë popullin e këtij shteti dhe i janë lutur Zotit që VMRO-DPMNE me popullin të mos del të protestojë. 

[Burimi: VMRO-DPMNE – Deklarata e H. Mickoski , data: 28.02.2020]

 

Spin 2: Virusi korona arriti edhe në Maqedoni, ndërsa ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe qeveria e LSDM-së treguan joorganizim dhe kaos. Shprehim shqetësim për shkak të kapacitetit të dobët për organizim të qeverisë dhe të gjithë kompetentëve për një përgjigje të këtillë ndaj një situate kaq serioze të rrezikon shëndetin e qytetarëve…

[Burimi: VMRO-DPMNE– konferencë për shtyp e D. Stojanovska, data: 28.02.2020]

 

KUNDËRSPIN:

Kuptohet se kjo fushatë zgjedhore – pa marr parasysh se nuk ka filluar zyrtarisht – janë normale dhe të pranueshme teprimet, qofshin për premtime ose për vlerësime politike për kundërshtarin, por kjo duhet të ketë kufi. Një prej limiteve në kuptimin etik është përmbajtja prej fjalimeve të përgjumura, në të cilat nxitet panik dhe shpërndahen dezinformata për gjendje serioze kur bëhet fjalë për shëndetin publik ose për fatkeqësi dhe katastrofa natyrore.

VMRO-DPMNE mbrëmë (27.02.2020) dy herë me dezinformata ose me spine tentoi që të flas negativisht për LSDM-në, duke kontribuar në frikën e opinionit në vend në lidhje me pasojat e mundshme të përhapjes së virusit korona.

Së pari, lideri i partisë me një deklaratë jokonsekuente (në raport me atë se si ai paraqitet në opinion, si i ndershëm dhe i pastër), tha se kundërshtarët e tyre politike “të frikësuarit e LSDM-së i janë lutur Zotit” që të ndodh një gjë e tillë (shfaqja e virusit korona në RMV), që të mund të mendojnë për ndalimin e mbledhjeve publike të VMRO-DPMNE-së për mobilizim të popullit: Më të lumturi ishin të frikësuarit e LSDM të cilët për të shfrytëzuar virusin korona si justifikim që VMRO-DPMNE të mos mobilizojë popullin në këtë shtet dhe i janë lutur Zotit që e gjithë kjo të ndodh që të mos mund VMRO-DPMNE të del me popullin dhe të protestojë. 

Një deklaratë e tillë, përkrah asaj se është dhe papërshtatshme është edhe jokonsekuente, njëkohësisht është edhe e vërtetë e shtrembëruar, ose spin. Është spin sepse ndalesa eventuale ose propozime për ndalesë të mbledhjeve masive nuk varet drejtpërdrejtë prej LSDM-së dhe qeverisë, por para së gjithash, duke respektuar propozime e OBSH-së dhe ndjekjen e përvojave të shteteve të tjera në menaxhimin me virusin. Së dyti, mobilizimi i popullit në kuptimin politik përmes mitingjeve dhe mbledhjeve në hapësira të mbyllura ose të hapura është vetëm një prej formave (të vjetruara) të fushatave politike.

Spini i dytë, duke ndjekur këtë lloj mendësie të liderit të VMRO-DPMNE-së, nga partia e tij në formën e deklaratave, ish deputetja dhe anëtarja e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska, pretendon se ekziston paaftësi te institucionet për menaxhimin me virusin korona.

Edhe pse është e qarët për opinionin se nuk ekziston një përgatitje ideale institucionale, spini i Stojanovskës shumë lehtë despinohet me një rishikim të situatës përmes ueb-faqes së qeverisë (të gjithë informacionet të seancës së fundit deri në dy muajve), të Ministrisë së Shëndetësisë, të Institutit për shëndet publike,  Qendrës për menaxhim me krizat, ejt.

Por, treguesi më i mirë për të vërtetën e shtrembëruar është vet vlerësimi i thënë personalisht nga përfaqësuesi i lartë u Organizatës Botërore Shëndetësore, drejtori i OBSH për Evropën, në të cilën thuhet se qeveria dhe institucionet shëndetësore të zbatojnë të gjithë propozimet e OBSH për luftën kundër virusit korona. 

Prej fakteve të paraqitura është e qartë se VMRO-DPMNE përmes spinimeve dhe dezinformatave për menaxhimin me virusin korona dëshirojnë që të shënjeshtrojnë dhe dëmtojnë kundërshtarin politik. Limiti etik për të bërë këtë është pikërisht mos shpërndarja e spineve dhe dezinformatave, dhe me këtë edhe shmangia e pasojave më të mëdha siç është shpërndarja e frikës dhe panikut te qytetarët. Me fjalë të tjera, me sëmundjet dhe katastrofa natyrore nuk (duhet) të bëhet fushatë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.