Titujt e portaleve serbe “filloi lufta” mes Maqedonisë dhe Greqisë

Shërbimi malazez për luftë kundër dezinformatave dhe për verifikimin e fakteve, raskrinkavanje.me ka analizuar  disa publikime të mediumeve on-line në lidhje me mbikëqyrjen e qiellit maqedonas nga Greqia. Në të vërtetë, problemi me përmbajtje të tilla joshëse, të cilat të çojnë drejt përfundimeve të tjera, dhe jo ajo që është pjesë e tekstit.

Teksti në fillim është publikuar në portalin Alo.rs në fund të vitit të kaluar, më pas është marr i tëri nga disa mediume të cilat publikojnë në gjuhën serbe dhe boshnjake. Ai është publikuar dhe ripublikuar me titullin “GREKËT MARRIN PJESËN AJRORE TË MAQEDONISË SË VERIUT: Fluturuan helikopterët grek, reagoi menjëherë ministria e mbrojtjes”. 

Teksti ka të bëj me fluturimet e aeroplanëve grek-gjuhetarë në suaza të marrëveshjes për Air Policing, gjegjësisht për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut, kur do të bëhet anëtare e NATO-s.

Edhe pse në tekst qëllimi i fluturimeve është sqaruar mirë, përsëri titulli përmban dezinformatë, gjegjësisht lexuesit e titujve të tillë vijnë në përfundim se mbi Maqedoninë po zhvillohet një përplasje në mes vendit tonë dhe Greqisë, për shkak se ka ardhur deri te reagimi i ministrisë së Mbrojtjes, shkruhet në raskrinkavanje.me.

(meta.mk)

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.