ANALIZË: Çdo qytetar prodhon nga 1,1 kilogram mbeturina!

 

Nga viti 2011 matjet zyrtare trend të vazhdueshëm rritës të mbeturinave në vend. Vetëm për katër vjet mbeturinat komunale janë rritur për 90,000 tonë. “Prodhuesi më i madh i mbeturinave është rajoni i Shkupit,  ndërsa sasi më të vogël të mbeturinave të krijuara ka  në rajonin Juglindor, shkruan Portalb.mk në analizën javore ekonomike. Hulumtimi më ri i Entit Statistikor kushtuar gjendjeve me mjedisin jetësor tregon se në territorin e gjithë vendit ka 45 deponi zyrtare dhe 1,000 të tjera ilegale, të paregjistruara, por aktive, në të cilat për çdo ditë hidhen mbeturina.

Shkruan: Aneta Dodevska

 

RAJONI I SHKUPIT –  “PRODHUESI” MË I MADH I MBETURINAVE 

Çdo qytetar i vendit krijon nga 1,13 kilogramë mbeturina në ditë ose 412 kilogramë në vit. Hulumtimi më i ri i Entit Statistikor kushtuar gjendjeve në mjedisin jetësor, në të cilin është përfshirë periudha prej vitit 2011 e këndej, tregon se në territorin e gjithë vendit vitin e kaluar janë krijuar 854,865 tonë mbeturina, kurse prej tyre  625,386 tonë janë mbeturina të mbledhura komunale.

Sasia më e madhe e .beturinave komunale është mbledhur në Rajonin e Shkupit, ndërsa sasia më e vogël në Rajonin Juglindor. E njëjtë është edhe gjendja me sasinë e mbeturinave të krijuara komunale, thuhet në hulumtim, i cili tregon po ashtu se tatimet për ndotje kanë pjesëmarrje më të vogël nga të gjitha tatimet tjera që paguhen për arsye të ndryshme për mjedisin jetësor.

 

Në vitin 2017, pjesëmarrje më të madhe kanë tatimet për energjetikë me 64.4%, e pastaj vijnë tatimet për transport me 34.7%, ndërsa pjesëmarrje më të vogël kanë tatimet për ndotje me 0.9%

 

Nga viti 2014 deri në vitin 2018, sasia e mbeturinave të krijuara komunale është në rritje të vazhdueshme. Në vitin 2014 ishin regjistruar 765,156 ton mbeturina komunale, ndërsa katër vjet më vonë kjo sasi u rrit për gati se 90,000 ton.

 

Mbeturinat komunale:

vit 2014              765.156 ton

vit 2015              786.182 ton

vit 2016              796.585 ton

vit 2017             786.881 ton

vit 2018             854.865 ton

 

Sasia e mbeturinave të krijuara rritet çdo vit, dhe në proporcion me këtë është rritur edhe sasia e mbeturinave për krye banori, kështu që nga viti 2014 deri në fund të 2018, sasia vjetore e mbeturinave për krye banori është rritur për 42 kg.

 Sasia vjetore e mbeturinave për kokë banori

viti 2014    370 ton

viti 2015      380 ton

viti 2016    376 ton

viti 2017      379 ton

viti 2018      412 ton

Të dhënat tregojnë një rritje të vazhdueshme të mbeturinave të paketimit. Bëhet fjalë për paketim të ambalazhit që është lëshuar në qarkullim, edhe nga prodhimi vendor edhe nga importi. Në vitin 2011, mbeturinat e ambalazhit ku ka pasur produkte të shpërndara në treg ishte 48,341 ton. Në vitet në vijim ky lloj i mbeturinave shënoi rritje të vazhdueshme, duke e çuar atë në nivelin prej 68,920 ton në vitin 2017. Inkurajojnë të dhënat se shkalla e riciklimit të këtij lloji të mbeturinave po rritet (kryesisht letra). Kështu në vitin 2011 riciklimi i materialit (mbeturinat e paketimit) ishte 11.7%, ndërsa në vitin 2017 u rrit në 42.1%.

Sipas veprimtarisë ekonomike, gjeneratori më i madh i mbeturinave është sektori i minierave, ku nga viti 2014 deri në 2016 sasia e mbeturinave të krijuara u rrit nga 75,198 ton në 700,549 ton. Në vendin e dytë sipas sasisë së mbeturinave të gjeneruara është sektori i furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, me sasi të regjistruar të mbeturinave prej 443,043 ton në vitin 2016, ndërsa në vendin e tretë është industria përpunuese me 215,010 tonë mbeturina të gjeneruara. Të dhënat tregojnë se pothuajse 96% e mbeturinave të krijuara nga ndërmarrjet, gjejgësisht industritë, janë të parrezikshme, ndërsa 4% konsiderohen lloj i rrezikshëm i mbeturinave, të cilat më së shumti gjenerohen në miniera dhe në energjetikë.

 

 DEPONITË – 45 ZYRTARE DHE 1000 DEPONI TË PALIGJSHME

Pothuajse çdo komunë në vend e ka deponinë e vet. Të dhënat zyrtare nga hulumtimi statistikor tregojnë se në territorin e gjithë vendit janë aktive 45 deponi komunale, por ka edhe 1000 deponi të tjera të paligjshme. Nga numri i përgjithshëm i deponive zyrtare, 14 deponi janë në grupin e parë sipas sipërfaqes – deri në 5,000 metra katrorë.

Është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se ekzistojnë rreth 1.000 deponi ilegale komunale, veçanërisht në zonat rurale. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vetëm deponia e Shkupit “Drislla” i përmbush kriteret minimale të standardeve të BE-së, të përcaktuara në Direktivën për deponitë – thonë nga Enti Statistikor

Analizuar sipas vendndodhjes gjeografike sipas rajoneve të planifikimit, të dhënat tregojnë se numri më i madh i deponive, gjithsej 9, janë pozicionuar në Rajonin Lindo të planifikimit Lindor, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,206 metra katrorë.

Numri i deponive sipas planit rajonal:

Rajoni i Vardarit   8 deponi

Lindor                 9 deponi

Jugperëndimor      6 deponi

Juglindor            8 deponi

Pellagonisë          7 deponi

Pollogut               1 deponi

Verilindor              5 deponi

Shkupi                   1 deponi

Me buxhetin e këtij viti për mbrojtjen e mjedisit jetësor janë ndarë afërsisht 6 milionë euro, ndërsa me buxhetin e ri për vitin 2020 shuma në terma absolutë është rritur dukshëm, në 20 milion euro, por me përqindje të pjesëmarrjes, me vetëm 0.5% në buxhetin e përgjithshëm, logjistika shtetërore për zgjidhjen e problemeve të ndotjes edhe më tej konsiderohet se është e ulët. Alarmi vazhdimisht vjen nga sektori joqeveritar dhe aktivistët civilë, të cilët kërkojnë jo vetëm fonde të konsiderueshme për zgjidhjen e problemeve, por edhe politika konkrete dhe të zbatueshme. Në pritje të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pikërisht Kapitulli 27 për mjedisin jetësor do të jetë një nga më të vështirët dhe problematikët, pasi që vendi do të përballet me detyrimin për t’i përmbushur standardet e shumta ekologjike evropiane.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.