Karikaturist amerikan promovon dezinformatën e shpeshtë të lëshuar nga Kremlini

Në dhjetor të vitit 2022, revista Time shpalli Presidentin e Ukrainës, Zelenski, si personin i vitit, por kjo nuk u bë në mënyrën e paraqitur si në postim. Në rastin konkret bëhet fjalë për përmbajtje të modifikuar grafikisht, foton origjinale nga kopertina e revistës Time mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm. Nuk është gjithashtu e vërtetë që Zelenski deklaroi se nëse lufta vazhdon, do të mashtrohen edhe disa miliarda të tjera. E gjithë ndihma ushtarake që merr Ukraina për mbrojtjen kundër agresionit brutal ushtarak të Rusisë jepet vullnetarisht nga shtetet dhe nuk i nënshtrohet manipulimit apo mashtrimit.

 

Ne po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku shpërndahet një kopertinë e supozuar e revistës Time, ku shfaqet presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski.

Në fund të postimit shkruhet:

Kukulla e vitit. Vazhdoni luftën sa më gjatë të jetë e mundur dhe ne mund të mashtrojmë disa miliardë të tjerë.

Kopertina e revistës Time, e cila shfaqet në postimin që po shqyrtojmë, përmban konstruksione fjalish që lexojnë: “Çfarë humbje kohe dhe parash dhe jetë njerëzish” dhe shkruhet data dhjetor 2022.

Poshtë në këndin e majtë është shkruar emri Ben Garrison. Ai është një karikaturist nga SHBA-ja, për të cilin mediat kanë shkruar se është racist, antifeminist, konspiracist, ksenofob dhe akuzohet edhe për antisemitizëm. Karikaturat e tij shpesh lavdërojnë Donald Trump dhe politikanë të tjerë konservatorë amerikanë dhe demonizojnë figura politike liberale si Joe Biden dhe Hillary Clinton

Është e vërtetë që në dhjetor 2022, revista Time e shpalli Presidentin e Ukrainës, Zelenski, personin e vitit, por nuk u bë ashtu siç është paraqitur në postim. Bëhet fjalë për përmbajtje të modifikuar grafikisht, me shumë gjasa për qëllime satire.

Foton origjinale nga kopertina e revistës Time mund ta shihni në linkun e mëposhtëm. Dhjetorin e kaluar, Zelenski dhe Shpirti i Ukrainës u emërua Personi i Vitit 2022 ndërsa kopertina përmbante motive patriotike nga Ukraina, e cila e kaloi vitin 2022 duke u mbrojtur kundër një pushtimi brutal ushtarak nga Rusia. Kopertina e “Time” ka nderuar njerëzit që luftojnë për Ukrainën në prapaskenë, pra ata që nuk shihen çdo ditë në televizion, por me punën dhe rezistencën e tyre mbrojnë atdheun e tyre.

Kopertina e revistës Time prej vitesh është bërë objekt Photoshopping dhe ndryshimi i përmbajtjes për të mashtruar publikun se është kopertina e vërtetë dhe për të manipuluar opinionin e publikut.

Sa i përket pjesës së postimit ku pretendohet se Zelenski ka thënë se nëse lufta vazhdon, mund të mashtrohen edhe disa miliarda të tjera, kjo nuk është e vërtetë. E gjithë ndihma ushtarake që merr Ukraina për t’u mbrojtur kundër pushtimit brutal ushtarak rus të Ukrainës është vullnetare dhe nuk i nënshtrohet manipulimit apo mashtrimit. Bëhet fjalë për ndihmën financiare dhe ushtarake që jepet si rezultat i një vendimi mes disa shteteve.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si një postim në të cilin përmbajtja është ndryshuar

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.