12 milion eurot e premtuar nga “Motherson” dhe “Bunarxhik” i morri era

Me "Motherson" ngelën vetëm te hedhja e gurthemelit. Foto: Faktor.

 

Kompania indiane “Motherson grup” sot me hedhjen e gurthemelit në zonën teknologjike-industriale të zhvilluar Shkup 1 e zyrtarizoj edhe hyrjen në pazarin vendas. 

Bëhet fjalë për investim me vlerë prej 12 milion eurosh me të cilin duhet të sigurohen 140 punësime të reja. Është planifikuar që 2,7 hektar të ndërtohen dy objekte prodhuese në të cilat do të prodhohen pjesë për retrovizorë, gjegjësisht në njërin prej objekteve shtresa metalike si pjesë e pasqyrave, ndërsa në tjetrin qelq për pasqyrat. I gjithë prodhimi do të jetë për prodhuesit evropian të automobilave të cilët do të marrin pasqyra të gatshme që më parë janë montuar në fabrikën e grupit në Hungari. 

Objektet e reja duhet të jenë gati për një vit, gjegjësisht deri në gusht të vitit të ardhshëm. 

Kryeministri Nikolla Gruevski, i cili morri pjesë në vendosjen e gurthemelit, me krenari tha se në Maqedoni hynë gjiganti siç është “Motherson grup” i cili është i pranishëm në 30 vende të botës dhe i cili ka arritur gjithkund të hap fabrikë. (Afati: gusht 2012)

 

ARSYETIM:

Me 31 gusht të vitit 2012 në zonën Bunarxhik, gjegjësisht zona teknologjike-industriale në zhvillim Shkup 1, është vendosur gur-themeli, ashtu siç është thënë atëherë, për dy objekte të kompanisë indiane “Motherson grup”, në të cilën do të prodhoheshin retrovizorë të cilët do të ju shiteshin prodhuesve evropian për automobila. Ashtu siç qëndron informacioni i publikuar në ueb-faqen e qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në të cilën qëndron pjesa e cituar më lartë, që bëhet fjalë për investim prej 12 milion eurosh.

Pasi që një pjesë e madhe e teksteve për këtë ngjarje në shumë mediume të cilët janë të “arkivuar” në pjesën e lajmeve, tani nuk janë të disponueshme, për atë se çka më saktë lajmëroi kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski, rastisëm në citatet e tekstit të “Faktor” të 22 marsit të vitit 2013, në të cilin po ashtu është shtuar se investimi nuk është realizuar.

Në fazën e parë, investimi do të kap vlerën e përgjithshme prej 12 milion eurosh, ndërsa në dy objektet do të punësohen 141 persona. Në bisedat që i kam realizuar me pronarin e kompanisë, ai më lajmëroi se janë të interesuar edhe për ndërtim të kapaciteteve të tjera në Maqedoni”, deklaroi me 31.08.2011 kryeministri Nikolla Gruevski.

Lehtësisht mund të realizohet se, ai investim nuk është realizuar, gjegjësisht kompania nuk ka investuar në Maqedoni, dhe në përputhje me rrethanat, premtimi për investim prej 12 milion eurosh dhe punësimi të 140 personave të cilin e jep Gruevski, është i parealizuar.

Se “Motherson” nuk ka ndërtuar fabrikë në Bunarxhik mund të sigurohemi edhe përmes ueb-faqes së Drejtorisë në zonën teknologjike-industriale të zhvilluar. Në pjesën Shfrytëzuesit kjo kompani indiane nuk figuron. Përveç asaj, edhe teksti i “Faktor” prej ku është nxjerrë deklarata e sipërme e Gruevskit, është pikërisht për investimin e parealizuar.

Rasti “Motherson” nuk përfundon me kaq. Në fakt, LSDM-ja opozitare me 21 mars të vitit 2014 dhe me 13 nëntor të vitit të kaluar akuzoi që për “Motherson” qeveri ka dhënë subvencione.

Duke pasur parasysh atë që deri më tani kuptuam, që premtimi i Nikolla Gruevskit dhe i qeverisë për 12 milion euro investim vlerësohet si i parealizuar.

 

BURIMET

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.