Sindikata e AOGJSH-së dhe Qeveria filluan me marrëveshjen kolektive

 

PERMTIM: Do të fillojmë me marrëveshjen kolektive si shtyllë për rregullimin e marrëdhënieve mes administratës së sindikatës dhe Qeverisë. 

[Burimi: Programi i LSDM-së për zgjedhjet parlamentare 2016 “Plani për jetë në Maqedoni” – Plani 180° reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë, faqe 234]

 

ARSYETIM:

 Premtimi i dhënë i LSDM-së në programin “Plani për jetë në Maqedoni# për zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 se do të fillojë marrëveshja kolektive si shtyllë për menaxhimin e marrëdhënieve mes administratës së sindikatës dhe Qeverisë është realizuar. 

Më saktë, në fillim të marsit të këtij viti negociatat për marrëveshjen e re kolektive i prezantuan partnerët social – Sindikata e AOGJSH-së dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Të dy palët atëherë u shprehën me shpresë se do të arrijnë deri te vendimet më të mira për të punësuarit në administratën publike.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, ishte i pranishëm në seancën me Sindikatën e AOGJSH, kur do t’i prezantojë aktivitete t e MSHIA në pjesën reforma në administratën publike.

Mançevski njoftoi formim të grupit punues për përgatitjen e marrëveshjes kolektive për të punësuarit në organet shtetërore në administratën shtetërore.

Në këtë mënyrë shkohet një hap para në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve. Me marrëveshje qytetare kolektive më detajisht dhe më qartë rregullohen të drejtat dhe detyrimet të cilat dalin prej marrëdhënies së punës. Qëllimi është që punëtorët janë të përfshirë drejtpërdrejtë në procesin e punës me qëllim që të rritet vetëdija për të drejtat e tyre, por edhe produktiviteti. Kjo do të thotë se të punësuarit do të kenë informacione të plota dhe të qarta për të gjithë procest që dalin prej angazhimit të tyre në punë, rregullave për shfrytëzimin e pushimit, ditët e lira, detyrimet e punëdhënësit  që të sigurojë trajtim profesional dhe trajnime përkatëse etj. (Mançevski)

Për fillimin e procesit të marrëveshjes mes Sindikatës së OGJSH dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike informuan mediumet, por informacionet janë vendosur edhe në internet faqet e MSHIA -së dhe AOGJSH-së.

Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Peco Gruevski për Vërtetmatësin këto ditë deklaroi se grupi punues ka përgatitur propozim për negociata kolektive dhe e ka dorëzuar deri  te Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Ne përgatitëm tekstin, tani i mbetet MSHIA që ta shqyrtojë dhe më pas t’i fillojmë negociatat për përcaktimin e tekstit përfundimtare. Shpresojmë se kjo do të shkojë shpejtë – shprehet Gruevski. 

Prej Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë për Vërtetmatësin vërtetuan se draft/propozimi i tekstin për marrëveshje kolektive për administratën publike prej Sindikatës së AOGJSH-së është pranuar.

Në këtë moment propozimi është në konsultime në mes resorëve. Pas përfundimit të procesit të konsultimeve AOGJSH në kthim morën mendim me çka do të fillojë faza e finalizimit të marrëveshjes nga ana e grupit punues. 

Sipas kësaj, premtimi i dhënë nga ana e LSDM-së në programin “Plani për jetë në Maqedoni” për zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 se do të fillojë me marrëveshje kolektive mes sindikatës së administratës dhe Qeverisë

 

BURIME:

  • Програма на СДСМ за парламентарни иабори 2016 година „План за живот во Македонија“ –План 180° итни реформски приоритети на новата влада во првите 6 месеци, страна 234) (Пристапено 26.08 2018).
  • Министерство за информатичко општество и администрација ( 06, 03. 2018) :МИОА и УПОЗ започнуваат подготовка на грански колективни договори (Пристапено 26.08 2018).
  • УПОЗ (07.03 2018) Синдикатот на УПОЗ и МИОА започнуваат подготовка на грански колективен договор (Пристапено 26.08 2018).
  • Канал 5 ( 6,03 2018 ) : МИОА и УПОЗ започнуваат подготовка на грански колективни договори (Пристапено 26.08 2018).

 

Shkruan: Rada Isovska – Manevska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni

Your email address will not be published.