PSP është institucion shtetëror, jo vegël e opozitës!

Gordana Jaankullovska pas hetimit nga PSP. Foto: skrinshot

Gordana Jankullovska, e akuzuara e tretë në rastin “Fortesa” që e udhëheq Prokuroria Speciale Publike, me 17 gusht ( 2016)  dha këtë deklaratë të pavërtetë:

Ajo që tani ndodh, ndoshta edhe në shpejtësi nga PSP, është rezultat i asaj që po afrohen zgjedhjet, dhe siç opinioni në disa raste ishte dëshmitar dhe siç komentuan edhe mediumet, ata janë plotësisht në funksion të kampanjës politike të opozitës, e cila edhe pas shumë vitesh nuk ka çfarë të ju premtoj qytetarëve të RM-së, dhe gjëja e vetme, sipas tyre edhe mjeti më i rëndësishëm në fushatën e tyre e cila do të bëhet për zgjedhjet parlamentare, ngelet të jetë PSP.

[Burim: Теlmа  Data: 17.08.2016]

ARSYETIM:

Ministrja e dikurshme e Punëve të Brendshme, e cila në cilësinë e të akuzuarës së tretë me 17.08.2016 u morr në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike për vepra të lidhura me “bombat”, për mediumet deklaroi që PSP-ja qenka organi i opozitës. Bëhet fjalë për përmbajtje shumë të ngjashme dhe pohim i përsëritur disa herë, jo vetëm nga Jankulloska por edhe nga VMRO- DPMNE, nga disa prej funksionarëve të saj të lartë, duke përfshirë edhe kryetarin Nikolla Gruevski, të cilat janë të mbuluara edhe me komente dhe analiza të publikuara në mediume, të cilat një pjesë e madhe e opinionit i vlerëson si të afërta me partinë në pushtet.Deklarata e Jankullovskës është një pohim i pavërtetë. dhe kjo mund të vërtetohet thjesht duke marr parasysh vendosjen, thelbin dhe funksionin e institucionit që ne shkurt i themi PSP. Në fakt, emri i plotë i PSP-së është Prokuroria për ndjekje të veprave penale lidhur dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Ky organ me karakter të përkohshëm ( ka ekzistencë të kufizuar kohore), është pjesë e sistemit të drejtësisë së vendit tonë, PSP, më saktë është organ shtetëror, pjesë e sistemit të prokurorive publike, por me autonomi të plot dhe pavarësi në punë. Kjo del nga Ligji për formim të kësaj prokurorie, i cili është sjellë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me datë 15.09.2015.Autonominë dhe pavarësinë e merr nga Ligji, më saktë nga neni 6 i Ligjit, ndërsa dëshmi që është pjesë e sistemit të shërbimit të prokurorive publike është edhe neni 7, ku përcaktohet përgjegjësitë dhe kufizimet e PSP-së, por edhe në përcaktimet themelore, më saktë, në nenin 1 dhe 3. Kushtetutshmëria e ligjit ose pjesëve nga ligji është kontestuar para gjykatës Kushtetuese, që deri më tani me përfundim të paqartë. Por, duhet të merret parasysh që PSP është organ i cili doli nga marrëveshja politike për dalje nga kriza në të cilin u gjind vendi dhe e cila quhet Marrëveshja e Përzhinos. Nënshkruesit e kësaj marrëveshje janë liderët e katër partive politike në Maqedoni, duke e përfshi edhe Nikolla Gruevskin, liderin e VMRO-DPMNE-së, parti në të cilën Jankullovska është funksionar i lartë. Ligji i PSP-së dhe vendimi për zgjedhje të Katica Janevës në krye të këtij organi, u votua nga pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Parlament, deputetët, edhe atë me shumicë të plotë prej 111 nga 120 deputet. Duke pas parasysh gjithë këtë. deklarata e Jankullovskës që PSP është vegël e opozitës, e vlerësojmë si të pavërtetë.

LINQE:

Vlerësuar nga: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.