Nuk u ndërtua ‘Ura e Demokracisë’ në Gostivar

 

ARSYETIM:

Në periudhën e fushtës parazgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2014, Nevzad Bejta, Kryetarë i Komunës së Gotivarit, premtoi realizimin e projektit ‘Urë mbi lumin Vardar’, në Gostivar. Qëllimi ishte hapja e një rruge përmes së cilës do të mundësohej ndërtimi i një ure që do të lidhte dy pika të rëndësishme të qytetit, rrugën ‘JNA’ me rrugën ‘Zhivko Brajkovski në anën tjetër të lumit, respektivisht lagjen Dutllëk. Projekti u premtua që do të realizohej deri në vitin 2014. Ky premtim deri më tani (13.09.2016) është realizuar pjesërisht.

Më 15 qershorë 2013, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, me pëlqim nga Komuna e Gostivarit përuroi fillimin e realizimit të projektit që, sipas tij, do të duhej të përfundonte para përfundimit të mandatit të tij, si kryetarë i Komunës së Gostivarit.

Unë si kryetar komune erdha vet dhe kontaktova me banorët e kësaj lagjeje. Ata u pajtuan të gjithë që të hapet rruga sepse e njëjta shkon në interesin e tyre.

Dy muaj më pas, më 14 shtator 2013, përfundoi faza e parë e realizimit të këtij projekti.

I falënderoj gjithë banorët e lagjes që vullnetarisht lëshuan pronat e tyre që të hapet rruga, dhe ne ashtu siç premtuam edhe pse, puna në teren na doli ndryshe. Kanalizimi nuk ka qenë i rregulluar ashtu si duhet dhe ne i ndërruam edhe gypat e kanalizimit edhe me çka hapëm rrugën, bëmë trotuaret dhe asfaltimin e rrugës. (burimi: Nevzad Bejta)

Me ndërtimin e kësaj rruge, pritej të fillonte faza e dyte dhe përfundimtare e projektit, e cila duhej të përfundonte në vitin 2014 (sipas Platformës Politike të BDI-së, 2014).

Projekti nuk u realizua në vitin 2014. Premtimet rifilluan përsëri vite më vonë (2016), kur Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzad Bejta, deklaron se kapitali për të cilin ishte shpallur tenderi brenda disa muajve pritej të lëshohej në përdorim. (burimi: Nevzad Bejta, 26.03.2016)

Nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal dhe Implementim Projektesh në Komunën e Gostivarit, Pajtim Saiti kishte thënë se projekti në fjalë është projekt prioritarë dhe po punohet në drejtim të realizimit. (23 Maj 2016)

Realizimi i investimit në urën e re do të shkaktojë një numër të madh përfitimesh socio-ekonomike, për këtë arsye, Komuna e Gostivarit vendosi lart angazhimin e vetë të plotë në mbështetjen e realizimit të këtij projekti me prioritet për Komunën e Gostivarit”.

Në 25 maj të këtij viti (2016), u vendos gurëthemeli për ndërtimin e urës së re mbi lumin Vardar, e pagëzuar si “Ura e Demokracisë”. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Bejta, njoftoi se fondet për ndërtimin e urës u siguruan në formë kredie nga Fondi për Zhvillim Infrastrukturorë të Komunave, nëpërmjet një Banke komerciale të akredituar si dhe ura pritej të ndërtohet brenda gjashtë muajsh. (burimi: Web faqja zyrtare e Komunës së Gostivarit)

Kemi përgatitur dokumentacionet, kemi siguruar mjetet financiare dhe sot ishte kënaqësi e madhe në prezencë të Ministreshës, Këshilltarëvetë Këshillit Komunal të hedhim gurëthemelin e ndërtimit të urës, e cila, do ti lidhë të dy anët e lumit Vardar.

Pasi projekti filloi të realizohet në maj të këtij viti (2016) dhe u premtua se deri në afat prej gjashtë muajsh do të jetë i përfunduar (tetorë-nëntorë). Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mundë të përfundojm që deri më tani (13.09.2016), projekti ‘Urë mbi lumin Vardar në Gostivar’, është realizuar pjesërisht.

 

Vlerësuar nga: Rabie Abazi

 

BURIME:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *