Në vend të hapësirës së gjelbërt, deponia në Haraçinë dita ditës po rëndohet

ARSYETIM:

Përkundër premtimeve të shumta të zyrtarëve të pushtetit lokal dhe atij ekzekutiv, vite me radhë problemi me deponinë e zezë në fshatin Haraçinë qëndron i njëjtë. Kandidati për kryetarë komune, nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Brahim Ajvazi,  në fushatën e tij parazgjedhore të zgjedhjeve lokale (2013) në Haraçinë kishte paraparë zgjidhjen e këtij problemi, duke premtuar që deponinë në këtë vend, do ta bëjnë hapësirë të gjelbëruar. Deri më tani (03.04.2017) ky premtim është i parealizuar. 

“Këtë problem do ta zgjidhim përfundimisht me ndihmën e Ministrisë së Ekologjisë dhe aty afër varrezave të dëshmorëve do të bëjmë një hapësirë të gjelbërt”. (burimi: Konventa promovuese e BDI-së në Haraçinë, 08.03.2013)

Kjo deponi, edhe pas disa një viti që kur Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi premtoi se do ta shëndërroj atë në hapësirë të gjelbëruar, ajo dita ditës po rëndohej edhe më shumë. Ndërkohë, nga Ministria e Ambientit Jetësor, kishin porositur që deponitë e tilla të rrethohen dhe izolohen nga qasja e njerëzve dhe kafshëve.

“Ne kemi kërkuar nga komunat që të bëjnë rrethimin e deponive aktuale edhe pse nuk i plotësojnë standardet, dhe në njëfarë mënyre të krijojnë kushtet që të mos lejojnë qasjen edhe të njerëzve edhe të kafshëve në ato deponi, sepse ajo shndërrohet edhe në përcjellje të sëmundjeve të ndryshme”. (burimi: Alsat-M, 09.01.2014)

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi kishte deklaruar se janë marrë disa masa, por që sipas tij faj kanë edhe kalimtarët të cilët në mënyrë të pakontrolluar hedhin mbeturinat aty.

Ne jemi munduar që të marrim disa masa në këtë drejtim, kemi pastruar disa herë deponinë, kemi rrethuar deponin, kemi vendosur edhe një rojtar por shihet se përsëri ky problem nuk është i zgjidhur se qytetarët edhe vendkalimi që ndodhet aty, vazhdimisht hidhen mbeturina pa kontroll. Zgjidhje për këtë është vetëm nëse kjo deponi të merret të menaxhohet nga qyteti i Shkupit, mbeturinat të barten nga këtu në Drisëll ose diku tjetër“. (burimi: Alsat-M, 21.09.2014)

Edhe pse u dha një shpresë për zgjidhjen e këtij problemi të kahmotshëm, në realitet nuk është ndryshuar asgjë.  Në vend që të gjendet një zgjidhje, edhe higjiena komunale e cila dirigjohet nga komuna në fjale, të gjitha plehrat e fshatit i hedh në këtë hapësirë. Kryetari i Komunës, Brahim Ajvazi, kishte pohuar se ky veprim ishte bërë me dijenin e tij.

“Ne u detyruam ta marrim një kompani siç thatë edhe ju, që sivjet ta bëjmë një kontratë përkohësisht deri sa të rregullohet në atë vend që janë hedh më parë por jo afër rrugës, që qytetarët mos ti hedhin rrugëve në çdo cep”. (burimi: TV Shenja, 19.07.2016)

Së fundi, nga komuna e Haraçinës thonë se faji për këtë është i qytetarëve të papërgjegjshëm. Si duket, premtimi që deponia duhej të shëndrrohej në hapësirë të gjelbëruar, është harruar. Ndërsa, Kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi vazhdon të premton që çështja e deponisë do të rregullohet së shpejti.

“Kemi marr një shkresë që të emërohet një njeri nga ana e komunës për komunikim dhe punohet që komunat e qytetit të ndërtohet një deponi e përbashkët, ku do të bëhet riciklimi dhe grumbullimi i mbeturinave. Punohet në atë drejtim, jemi në kontakt në vazhdimësi”. (burimi: Faktiditor, 13.02.2017)

Vërtetmatësi ishte në terren për të parë nga afër gjendjen e deponis. Nga ajo që mundë të shihni, gjendja e deponisë është rënduar shume, mbeturina të shumta, erë që kundërmon, qen endacak që përcjellin pas çdo veturë etj.

17778991_1627218583958142_237564556_o   17797318_1627218407291493_154319976_o   17779062_1627218850624782_1864403960_o

Foto 1,2,3 Gjendja e deponisë në Haraçinë (burimi: Vërtetmatësi, 04.04.2017)

Nga e gjithë kjo që kemi arritur të vlerësojmë, mundë të përfundojmë që premtimi për rregullimin e çështjes së deponisë në Haraçinë, deri më tani (03.04.2017) është i parealizuar. 

BURIMI:

Vlerësoi: Rabie Abazi

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.