Ndërtohet rrjeti i tubacionit në Cërkvino

Ka përfunduar faza e parë e sistemit bashkëkohor për furnizim me ujë, Cërkvino. Foto: printscreen

Projekt: Furnizimi me ujë i vendbanimit Cërkvino 

Përshkrim: Me projektin është paraparë ndërtimi i rrjetit të tubacionit nga burimi deri te rezervuarët në stacionin e pompimit, me gjatësi prej 1.620 metrash. Përgjatë gjatësisë së shtresës për funksionim në përroje është paraparë ndërtimi i blloqeve spirancë, apo boshte për valvula të ajrit dhe valvula për derdhje. (Mjetet: 4.900.000 denarë, Burimer e financave: Buxheti i Republikës së Maqedonisë, Afati: viti 2015))

 

 

ARSYETIM

programin e tij zgjedhor, në faqen 37, Sllavço Çadiev, kandidat i VMRO DPMNE-së për kryetarë komune në Veles, para zgjedhjeve lokale në vitin 2013 premtoi ndërtim të tubacionit prej burimit deri de rezervuari për Cërkvino, me të cilin do të zgjidhej problemi i furnizimit me ujë për 360 banorë, të cilët më parë janë furnizuar nga çezmat e fshatit, pompat dhe puset.  Afati i realizimit për këtë projekt është vitit 2015 dhe sipas asaj që vërtetuam gjatë hulumtimit, ky premtim është realizuar.

Fillimi i realizimit të vendosjes së tubacioneve ka qenë në 16 korrik të vitit 2014. Në fillim të ndërtimit banorët e këtij fshati për portalin “Duma” deklaruan se ujin e marrin nga pompat dhe puset, ndërsa ata që nuk kanë pasur mundësi për një investim të tillë, janë furnizuar me ujë nga çezmat e fshatit. Por, pavarësisht prej ku ka kanë marrë ujë, ai ka qenë i infektuar me bakterie dhe nuk ka qenë i pijshëm.

Kryetari i komunës së Velesit gjatë shënimit të ndërtimit të punëve ka theksuar se tubacioni do të jetë i gjatë gati tre kilometra, ndërsa do të përfundojë në rezervuarin me stacion pompimi. Paratë janë siguruar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Ndërtimi i sistemit për furnizim me ujë në Cërkvino do të kushtojë mbi njëqind mijë euro. Komuna paratë i ka siguruar përmes projektit të qeverisë për ujërat dhe ujërat e zeza në zonat rurale. Banorët e Çërkvinos tani presin që të fillojë ndërtimi i rrugëve të fshatit. 

Me 27 nëntor të vitit 2014, mediumet publikuan informacionin se ndërtimi është në fazën finale

Ndërtimi i sistemit të furnizimit e ujë në fshatin Cërkvino është në fazën finale, i cili duhet të përfundohet në fund të këtij viti, deklaroi Sllavço Çadiev, kryetar i Komunës së Velesit. 
Me sistemi për furnizim me ujë përfundimisht do të zgjidhet problemi me të për 360 banorë të këtij vendbanimi. Uji të pastër për pije do të shkojë deri në çdo shtëpi, me çka edhe do të përmirësohet edhe standardi i banorëve, potencon Çadiev

Sistemi është lëshuar në përdorim pas një vitit, 16 nëntor të vitit 2015. Gjegjësisht, në përdorim është lëshuar tubacioni dhe rezervuari, i cili do të vazhdojë me kyçjen e familjeve.

Së bashku me kryetarin e Velesit Sllavço Çadiev, kryeministri Gruevski e lëshoi në përdorim sistemin e ri për furnizim me ujë për gjithë Cërkvinon. 
Banorët e këtij vendbanimi shprehën falënderime që më në fund e kanë kaluar problemin shumë vjeçar dhe do të kenë ujë të pastër për pije. Ndërtimi i hapësirës për rezervuar tërësisht është ndërtuar me mjete të miratuara nga Ministria për Transport dhe Lidhje, ndërsa në fazën e radhës do të bëhet edhe kyçja e shtëpive.  

Për sa i përket fazës së dytë, gjegjësisht kyçja e shtëpive, Çadiev premton (prej sekondës 23 deri në sekondën 51 të videos) se deri në fund të qershorit do të kyçen në ujësjellës të gjithë ata që do ta kërkojnë kyçjen. Për këtë, nuk gjetëm informacione duke kërkuar nëpër lajmet e përbashkëta të “Tajm” dhe “Grid“, as në ueb-sajtin e Komunës së Velesit.

Përsëri duke pasur parasysh se faza e parë ka përfunduar, gjegjësisht ndërtimi i tubacioneve (projekt i programit zgjedhor të Çadiev), sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, këtë premtim të tij e vlerësojmë si të realizuar.

 

BURIMET

 

Vlerësoi: Sasho Spasoski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.