Kundërspin: Karaxhovski bind opinionin që as nuk dëgjon, as nuk sheh

Постојат бројни аргументи во прилог на фактот дека судството во Македонија страда (и) од исполитизираност, и затоа неумесно е од страна на претседателот на Судскиот Совет, Зоран Караџовски, да ја прави јавноста во Македонија, де факто, слепа и глува, ем без мозок за размислување и да го тврди обратното

 

 

Ekzistojnë një numër i madh i argumenteve që gjyqësori në Maqedoni vuan nga politizimi, për këtë arsye është e papranueshme që kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, të bëj opinionin në Maqedoni, de fakto, të verbër, të shurdhër dhe pa tru për të menduar duke pretenduar që një gjë e tillë nuk po ndodh, madje duke insistuar në të kundërtën

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Kryetari i Këshillit Gjyqësor (KGJ), Zoran Karaxhovski, në intervistën televizive në të cilën u diskutua për njërën prej bisedave të përgjuara për përkatësinë politike të një gjykatësi, bisedë mes ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankulloska dhe kryetarit të Prilepit, Marjan Risteski, dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si spin:

Spin: Po, ende mbajë qëndrimin se nuk është partizuar gjykata në Maqedoni. Qëndrimi i Këshillit gjyqësor të Maqedonisë dhe të gjykatësve më përgjithësi është se, ne nuk i komentojmë bisedat e këtilla, sepse janë siguruar nëpër rrugë jo të ligjshme, nuk është vërtetuar autenticiteti i tyre, as nuk mund të paraqiten si dëshmi për ndonjë procedurë, Unë flas në aspektin gjyqësor, si gjykatës dhe jurist…prej në fillim këto biseda janë false, ashtu thuhet, sepse janë siguruar nëpërmjet rrugëve të paligjshme dhe pikërisht për këtë i janë dhënë PSP-së, si tregues, në atë drejtim do të mund të hulumtohet eventualisht ndonjëra, ndonjë vepër penale nga bisedat e përgjuara…

[Burimi: 24 Analiza, (minuta e 21), Data: 17.11.2016]

Kundëspin: Kryetari i Këshillit Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë, Zoran Karaxhovski, mund të ketë mendim personal për partizimin e gjyqësisë. Por, kuptohet, ai nuk mund ta shpreh opinionin e tij sepse duhet të jetë jurist i bindur që të qëndroj në pozitën të cilën e ushtron. Gjithashtu, ai mund të besojë sa të dojë në atë që e thotë dhe ka të drejtë se përgjegjësia është individuale dhe se gjithsekush ka emër dhe mbiemër. Por, Karaxhovski nuk guxon, ndërsa shihet qartë se mundohet, që me shtrembërimin e të vërtetës të pretendojë dhe të bind opinion se gjykata në Maqedoni nuk është e politizuar.

Ky vlerësim, kuptohet se vlen për çdo gjykatës në veçanti, por si një konstatim i cili e konsumon kualitetin e gjyqësorit në tërësi, me këtë edhe pozicionin e tij në shoqëri si pushtet i tretë i pavarur – është e shkruar së fundmi  në më shumë ekspertiza relevante vendore dhe ndërkombëtare. Fundja, ky vlerësim vlen edhe për gjykatësit e lartë të ri dhe të vjetër.

Për nevojat e zbardhjes së këtij spini të Karaxhovskit që gjyqësia nuk ka qenë e korruptuar, do të shtojmë të gjithë vlerësimet e dhëna për gjyqësorin në mega-hulumtimin e Sistemit Nacional për Integritet i cili u realizua  në Turqi dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nga Transparency International me seli në Berlin, ndërsa për Maqedoninë nga Transparency International Macedonia.

Në pjesën për gjyqësorin vlerësohen më shumë elemente me të cilat fitohet vlerësimi i përgjithshëm për integritetin e gjyqësorit si një prej shtyllave nacionale, gjatë të cilit, për sa i përket praktikës, në lidhje me pavarësinë është marrë vlerësimi 25 nga 100 i mundshëm. Ja se çfarë thuhet në fjalinë e parë:

Pavarësia e gjyqësorit është e komprometuar. Ka përzierje të politikës në emërimin e gjykatësve, si dhe  ndikim në vendimet për vepra penale në raste kur rrezikohen interesat e qeverisë siç janë, për shembull, rastet me shpifjet ose çështje zgjedhore. 

Në vazhdimësi në hulumtim shtohen edhe konstatimet:

Vlerësohet se Këshillit Gjyqësor nuk vepron në mënyrë të pavarur dhe është nën ndikimin e qeverisë ekzekutuese. Vlerësimi i KGJ-së në punën gjyqësore është selektiv, pushteti ekzekutiv dhe partitë politike ndikojnë mbi emërimin, ngritjen në pozitë dhe shkarkimin e gjykatësve. 

Këto vlerësime për KGJ-në janë të dhëna prej dy gjykatësve vendor të cilat kanë studiuar gjykatat më të larta në Maqedoni dhe Evropë, në vitin 2014 këto konstatime janë shtuar si burime Hulumtuese në faqen 90.

Në këtë pjesë të raportit kritikohet edhe mungesa e transparencës në gjykata ose thirrja e tyre për përgjegjësi dhe shkarkim. Kjo pjesë e gjykatës rezulton me dy ligje – me Ligjin për Këshillin gjyqësor dhe Ligjin për gjetjen e fakteve (afat shkurtër). Karaxhovski në intervistën për 24 Vesti fuqishëm mbështetet në Këshillin Gjyqësor dhe në Këshillin për fakte dhe siguron se janë të përgjegjshëm në situata të ndryshme dhe vërtetojnë përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve.

Por, gati para një viti,  në dhjetor të vitit 2015, Komisioni i Venecias – trupi më i njohur i ekspertëve në Evropë, i “bëri copë” amendamentet e përmendura, me çka Vërtetmatësi shkroi analizë me titull të tillë. Ja, mes tjerash, çka vlerësoi Komisioni i Venecias për ato amendamente dhe ndikimin (politik) mbi gjykatën.

Ekziston rrezik se Këshilli për fakte, de fakto, do të zëvendësoj Këshillin Gjyqësor kur është në pyetje përgjegjësia disiplinore e gjykatësve, i cili ngre pyetjen për kompatibilitet në institucionin e ri me nenin e tanishëm 105 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, i cili i beson vetëm Këshillit Gjyqësor dhe askujt tjetër, fuqinë për të vendosur për përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve (…) Për këtë arsye, Komisioni i Venecias vërteton propozimin për heqje të Ligjit për Këshillin për fakte dhe rikthimin e sistemit të mëparshëm të ngritjes së procedurës disiplinore dhe njëkohësisht ndërtimin e mekanizmave për pengim të përplasjes së interesave. 

Edhe pse janë përmendur shumë argumente , do t’i ndanim edhe vlerësimet e Raportit të Rajnhard Pribe të vitit 2015 dhe Raportin e  Komisionit Evropian të këtij viti:

Raporti i Pribes: 

Nga disa burime, grupi ishte i informuar se ekziston atmosfera e presionit dhe mosbesimit në gjykata…Shumë gjykatës besojnë se ngritja në pozitë në kuadër të gjykatave është e rezervuar për ato, vendimet e të cilëve favorizojnë estabilishmentin politik. 

Karaxhoski në intervistën për 24 Vesti, tha se zgjedhja e gjykatësve më parë ka qenë ndryshe dhe se prej vitit 2014 veprohet krejt ndryshe dhe gjykatësit janë zgjedhë sipas “meritokracisë”, sipas tij, sistem i favoreve nuk ekziston dhe nuk ka pasur shanse që gjykatësit të zgjidhen sipas kritereve të tjera, të themi politike. Por, ja se çka thuhet në Raportin e Pribesë, të cilin e zbaton Këshillin Gjyqësor:

Për sa i përket emërimit të gjykatësve, ekziston mungesë e transparencës për sa i përket standardeve për emërim dhe gjithashtu në procedurën për emërimin e tyre. Nuk ka mundësi të krahasimit të meritave të kandidatëve, por kandidatët nominohen nga ana e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe më pas kalojnë dy rrathë të votimeve pa ndonjë vëmendje të qartë të kritereve objektive edhe pa detyrim TË anëtarëve të cilët votojnë për të justifikuar qëndrimin e tyre.

Komisioni Evropian në progresin e fundit në Raportin për Maqedoninë (faqe 4), për gjendjet në gjykatë mes tjerash ka shkruar:

Komisioni Evropian

Gjendja ka shkuar mbrapa prej vitit 2014 dhe arritjet në procesin reformues në dekadën e kaluar janë nxitur nga përzierja e përsëritur e politikës në gjykatë. Qeveritë nuk kanë arritur të tregojnë vullnet politikë të patjetërsueshëm që të merren me çështjet të cilat janë definuar në Reformat urgjente me prioritet (mendohet për gjyqësorin). Presioni me të cilat ballafaqohet Prokuroria Speciale Publike treguan se është i nevojshëm zbatimi efektiv në mungesë të pavarësisë në gjykata dhe në drejtësinë selektive. 

Stejt departamenti Amerikan në raportin për respektim të të drejtave të njeriut në Maqedoni në vitin 2015, mes tjerash, vlerësoi:

Stejt departamenti i SHBA-ve

Një numër i përfaqësuesve në gjykatë akuzojnë qeverinë për keqpërdorim të buxhetit për të rritur kontrollin e tyre mbi gjyqësorin. 

Por, nuk janë vetëm të huajt dhe ekspertët që kanë këto qëndrime. Mund të shtohen edhe qëndrimet e partive politike të cilat japin vlerësim mbi gjykatën, si për shembull BDI, që kishte një reagim për rastin”Sopot”, edhe pse është pjesë e pushtetit. Vlerësimi i tyre është prej vitit 2010, shumë më parë se Zoran Zaev dhe LSDM të publikojnë bisedat e përgjuara dhe të paraqesin vlerësimin e tyre për gjyqësorin.

Pas këtyre, edhe disa argumenteve të tjera, që tregojnë se gjyqësori në Maqedoni vuan dhe është i politizuar, është e papranueshme që kryetari i KGJ-së, Zoran Karaxhovski të bëj opinionin në Maqedoni, de fakto, pa sy, pa vesh dhe pa tru për të menduar, madje edhe duke pretenduar të kundërtën. Prej këtu, deklaratën e Karaxhosvskit se gjykata në Maqedoni nuk është e politizuar e vlerësojmë si spin.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.