Gjykata kushtetuese u shpall si jokompetente, më pas ndërroi mendjen dhe anuloi vendimin për shpërndarjen e Kuvendit

Për tre muaj, Gjykata kushtetuese solli dy vendime të kundërta për shpërndarjen e Parlamentit Foto: Printskrin

 

Më 25.05.2016 LSDM me njoftoi reagoi ndaj hapit të Gjykatës kushtetuese për anulimin e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit, vendime që u miratuan më 18 janar dhe 23 shkurt të këtij viti. Në njoftimin e partisë, mes tjerash thuhet:

U konfirmua ajo që LSDM tërë kohën e thotë, se  vendimi i njëanshëm i VMRO DPMNE dhe BDI për shpërndarjen e Kuvendit me veprim të anuluar është jo- kushtetues…

Para tre muaj, më 18 shkurt, Gjykata kushtetuese u shpall si jokompetente që të vendos për kushtetutshmërinë e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit me veprimtari të anuluar. Sot, Gjykata kushtetuese solli plotësisht vendim të kundërt.

[Burim  LSDM , Data: 25.05.2016]

ARSYETIM:

Bëhet fjalë për koment të socialdemokratëve për vendimin e Gjykatës kushtetuese për anulimin e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit. Ndryshe, gjykatësit kushtetues më 25.05.2016  njëzëri vendosën se akti me të cilin është votuar shpërndarja e Kuvendit me veprim të anuluar, nuk është në përputhje me parimet kushtetuese. Hapi i këtillë i gjykatësve kushtetues vijoi pasi javën e kaluar (18.05.2016) Gjykata kushtetuese pranoi të shqyrtoj nismën e ngritur nga BDI.

Ndërsa para tre muajve më saktë më 18.02.2016, Gjykata kushtetuese u shpall jokompetente për këtë çështje dhe hodhi poshtë nismën e Pavle Trajanov dhe Todor Petrov. Kështu që, pa u futur në kualifikime politike që i zbardhi njoftimi i LSDM-së, pohimet se Gjykata kushtetuese fillimisht u shpall si jokompetente për vendimin për shpërndarjen e Kuvendit e më pas ndërroi mendje (25.05.2016) dhe për punën e njëjtë “solli vendim tërësisht tjetër”i konsiderojmë për të vërteta.

  Për çfarë bëhet fjalë në fakt?

Në seancën e Gjykatës kushtetueese më 25.05.2016, të gjithë 9 gjykatësit janë pajtuar që t’i anulojnë vendimet për shpërndarjen e Kuvendit të RM-së, njëra më 18 janar e tjetra më 23 shkurt 2016.

Arsyetimi për anulimin e vendimeve të marra nga Kuvendi është sikur vendimi për nisjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tyre. Vendimi për anulimin e dy vendimeve të Kuvendit të RM-së do të hyj në fuqi nga dita e publikimit të saj në Gazetën zyrtare, thonë nga Gjykata kushtetuese.

Vendimi i këtillë i Gjykatës kushtetuese ishte i pritur, pasi në seancën e mëparshme (18.05.2016) Gjykata njëzëri mori vendim që ngrejë dy procesura lidhur me nismën e deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi, i cili kontestoi kushtetutshmërinë e vendimit parlamentar për vet- shpërndarje.

Gjykatësi Ismail Dardhishta, atëherë (18.05.2016), mes tjerash, njoftoi:

Gjatë shqyrtimit të vendimeve paraqiten si kontestuese disa dilema: nëse përsëri mund të ketë seancë Kuvendi që është shpërndarë me vendimin e tij që të ndërroj vendimin, që sipas meje personalisht, është e patolerueshme sepse një organ që është shpërndarë s’mund të merr sërish vendime; më pas, nëse mund të vazhdoj mandati i deputetëve edhe pas shpërndarjes të Kuvendit; a është vendimi i kontestuar i përshtatshëm për vlerësim juridik- kushtetues, për çka mendoj se ne, si Gjykatë kushtetuese, thashë edhe atëherë se jemi kompetent sepse pasojat nga vendimi kanë të bëjnë për të gjithë qytetarët e RM-së; nëse Kushtetuta e RM-së parasheh çështjen për vlefshmëri të anuluar për shpërndarjen e Kuvendit dhe çështja e fundit kontestuese është nëse Kuvendi mund të zgjeroj kompetencën e vet në mënyrë tjetër jashtë nga ajo që është e rregulluar në Kushtetutë, që sipas meje, kusht të tillë nuk ka asnjë organ në RM, madje as Kuvendi. (Dardhishta -18.05.2016)

Sekretarja e përgjithshme e Gjykatës kushtetuese, Olivera Filipovska, pasi mbaroi votimi i gjykatësve (18.05.2016), njoftoi:

Gjykata njëzëri mori vendim të njëzëshëm që të nis procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit më 18 janar 2016 dhe vendimin për ndryshimin e këtij vendimi nga 23 shkurti 2016. Është marrë vendim gjykata të miratoj vendim për ndalimin e kryerjes së akteve individuale dhe veprimet që ndërmerren e që dalin nga këto vendime (Оlivera Filipovska)

Por, për dallim nga përcaktimi i këtillë i Gjykatës kushtetuese me vendimet e 18.05.2016 dhe 25.05.2016, Gjykata kushtetuese më 18.02.2016 hodhi poshtë nismën e Trajanov dhe Petrov, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit që të vet- shpërndahet me veprim të anuluar. Shumica e gjykatësve atëherë vendosën se gjykata nuk është kompetente që të debatoj për akt individual, siç është vendimi për shpërndarjen e Kuvendit. Gjykatës për nismën ishte gjykatësja Natasha Gaber- Damjanovska, e cila në arsyetimin e saj theksoi se:

Gjykata kushtetuese duhet të merr nismë sepse është kompetente, që del nga përgjigja e dorëzuar nga Kuvendi me të cilën nuk kontestohet kompetenca e gjykatës, por vetëm theksohet se konsiderojnë se gjykata nuk duhet të ngrejë procedurë.

Sipas Gaber- Damjanovska, “vet vendimi për vet- shpërndarje me veprim të anuluar është presedencë që për herë të parë shihet në vend, në veçanti që edhe në të kaluarën kemi pasur zgjedhje të parakohshme parlamentare ndërsa Kuvendi është shpërndarë në ditën e njëjtë kur kryetari i Kuvendit ka shpallur zgjedhjet”.

Në linjën e njëjtë me Gaber- Damjanovska ishin edhe paraqitjet e tre gjykatësve, Sali Murati, Gëzime Starova dhe Ismail Dardhishta të cilët konsideronin se “Gjykata kushtetuese është kompetente të veproj lidhur me këtë nismë.

Kryetarja e Gjykatës kushtetuese Elena Gosheva, atëherë u prononcua se është kundër qëndrimit të gjykatëses Gaber. Ajo konsideronte se nisma duhet të hidhet poshtë sepse Gjykata kushtetuese s’mund të vendos për akte individuale, por vetëm për ligje.

Flasim për akt që nuk është ligj apo dispozitë, por është vendim individual. Përfundimisht s’mundet gjykata kushtetuese të pranoj këtë nismë dhe të vendos në mënyrë meritore për kushtetutshmërinë e akti që nuk është ligj apo dispozitë, por është akt individualtha Gosheva.

Pas përfundimit të debatit, nisma e Trajanov dhe Petrov për vlerësimin e kushtetutshmërinë e vendimit për lëshim të anuluar të Kuvendit, u hodh poshtë me 5 vota “kundër” dhe katër “për”. Përkundër këtij qëndrimi të Gjykatës kushtetuese, tre muaj më vonë (25.05.2016) gjykata me vendim të njëzëshëm anuloi të dy vendimet për shpërndarjen e Kuvendit të RM-së, njëra më 18 janar e tjetra më 23 shkurt të vitit.

Duke u nisur nga kjo, në njoftimin e LSDM-së thuhet:

Para tre muajve, më 18 shkurt Gjykata kushtetuese u shpall si jokompetente që të vendos për kushtetutshmërinë e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit me veprim të anuluar. Sot (25.05.2016), Gjykata kushtetuese mori vendim krejtësisht të kundërt.

i vlerësojmë si të vërteta

 

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.