Është kompletuar salla sportive në fsh. Balindoll, (Gostivar)

Спортска сала нема, има оградено спортско игралиште. Фото: веб-сајт на О. Гостивар

ARSYETIM:

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale 2013, mbajti tubim në fshatin Balindoll, Gostivar ku para banorëve të këtij fshati kishte premtuar se në mandati katër vjeçar do të realizohen disa projekte të rëndësishme për këtë fshat. Ndër to, edhe rregullimin e sallës sportive. Deri më tani (01.04.2017) ky premtim është i plotësuar. 

“Rinisë së Balindollit i nevojitet salla sportive. Ne kemi tre mundësi për ta bërë atë sallë. E para mundësi, do ta bëjmë me mjetet të cilat i paguajnë qytetarët në buxhetin komunal. E dyta, me projektin me të cilin do të konkurrojmë në Ministrinë e Arsimit dhe e treta, ne kemi mundësi të sigurojmë mjete nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare, të cilat financojnë objekte të ndryshme në interesa të qytetarëve të RM-së. (burimi: kanali në Youtube-Nevzat Bejta, 18.03.2013)

Premtimi për sallën sportive në Balindoll, Gostivar u përmbush më 11.07.2016. Në këtë ditë, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, z. Bashkim Hasani, bashkë me drejtorin, mësimdhënësit dhe banorët lokal, promovuan punimet e realizuara.

”Me vetiniciativë, drejtoria e shkollës, këshilltari komunal nga ky fshat, banorët dhe mësimdhënësit kanë bërë rregullimin e oborrit, kështu që shkolla tani është e kompletuar në çdo drejtim. U bë rrethoja e shkollës dhe tani edhe rrethoja e terrenin sportiv që do të shërben për nxënësit e shkollës për aktivitete fizike nga lënda e edukatës fizike”. (burimi: Aktuale, 11.07.2016)

Në fsh. Balindoll, Gostivar salla sportive ishte filluar të ndërtohej edhe më herët por nuk kishte arritur të kompletohet me të gjitha kushtet e nevojshme. Së fundi ishte premtuar nga kandidati për Kryetarë të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Edhe pse pati një vonesë të vogël në realizim, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit këtë premtim të Nevzat Bejtës e vlerësojmë si i plotësuar.

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.