Dy vite pas skandalit me përgjimet ende nuk ka filluar reformimi i sistemit të sigurisë

Gruevski zbuloi që shërbimet e huaja dhe Zaev e kanë spiunuar atë. funksionarët e tjerë dhe qytetarët, ndërsa pas pesë muajve pranoi reforma.. Foto: screenshot.

 

Para 18 muajve ish kryeministri Nikolla Gruevski dha këtë premtim:

Në seancën e sotme bëmë Plan për reforma të reja për integrimet evropiane. Përskaj reformave ekzistuese të cilat i zbatojmë në vazhdimësi, ky është një volum i ri dhe plan ambicioz për të cilin besojmë se do të mundësohet zhvillim plotësues. Plani bazohet në bisedimet tona me BE-në dhe propozimet e institucioneve dhe ekspertëve, të fokusuar në sundimin e të drejtës, lirisë, legjislacionit zgjedhor, luftës së krimit dhe korrupsionit. 

ARSYETIM:

Reforma urgjente në sektorin e sigurisë, i premtoi kryeministri i mëparshëm Nikolla Gruevski në paketën masa të cilat i shpalli në qershor të vitit 2015, në ditët më të rënda të krizës politike të shfaqur me përgjimet e paligjshme të mijëra personave publik, por edhe qytetarëve dhe diplomatëve të huaj. Përsëri, ky premtim (19.10.2016) është i parealizuar.

Deklarata e tillë e Gruevskit praktikisht bazohet në propozimet e mëparshme të mara nga Bashkimi Evropian, që në të gjithë raportet u propozuan “masa për reforma urgjente me prioritet”, të bazuara përsëri në raportin e më hershëm të diplomatit gjerman Rajnhard Pribe, i cili prej prillit deri në maj të atij viti mbikëqyri gjendjen në vend.

Në propozimet e përmendura të Pribesë, të shënuara në gjuhën diplomatike edhe në raportet e BE-së  për zhvillimin e Maqedonisë, një prej reformave kyçe ka qenë edhe sektori i sigurisë, sepse analizat treguan se përgjimet vijnë nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, për të cilin u vlerësua se ka të drejta më shumë se është e nevojshme dhe është jashtë kontrollit të qeverisë civile, veçanërisht jashtë kontrollit të Parlamentit. Në Raportin e Pribesë në mënyrë decide shkruhet:

 Arsyeja e zgjatjes së skandalit në Republikën e Maqedonisë është e përqendruar në fuqinë e shërbimeve të sigurisë nacionale (DSK) dhe në keqpërdorimin e mekanizmit për mbikqyrje të DSK-së 

Në të vërtetë, Gruevski dhe qeveria dy herë dhanë të njëjtat premtime se punojnë me përkushtim, shpejtë edhe me afate në përmbushjen e Reformave urgjente me prioritet, për të cilët fotografi të detajuar dha edhe Këshilli nacional për integrime evropiane i cili së bashku me SPE në qeverinë ndiqte përgatitjen e tyre, planin dhe përmbushjen. Një premtim i tillë i dytë në të cilin, po ashtu, është vendosur reforma për sektorin e sigurisë në shtet është dhënë nga kryeministri i tanishëm Emil Dimitriev me 30.05.2016 dhe nga Nikolla Griuevski me 01.06.2016:

Në më shumë fusha, nisur nga gjykata, mediumet, administrata, fusha për siguri dhe të tjera, institucionet me fokus të plotë, punojnë me gjithë kapacitetin për të përgatitur hapat e parë, draftet dhe gjithë atë që është e nevojshme për të filluar një proces i përmbushjes së këtyre kërkesave, të cilët kryesisht do të jenë në dobi të Republikës së Maqedonisë për shkak të përforcimit të shtetit dhe institucioneve të tij. 

Rreth 18 muaj nga premtimi i parë për reforma urgjente me prioritet dhe dy vite të tëra nga fillimi i krizës e cila krijua për shkak të përgjimeve dhe shërbimeve të sigurisë, kryeministri aktual Emil Dimitriev përsëri lajmëroi se do të bëhen reforma gjithëpërfshirëse, përgjatë të cilës do të filloj edhe  analiza e gjendjes, dhe do të duhet të mbarojnë për një vit:

Reforma tekstualisht përfshinë gjithçka që është lëndë pune në shërbimet e sigurisë – mbikqyrja e tyre dhe vendosja e tyre në gjithë sistemin e funksionimit të shtetit, përfshirë edhe kontrollin mbi të njëjtat. Reformat do të jenë të fushave të ndryshme, do të trajtohen shumë segmente të funksionimit të shtetit edhe në këtë  projekt, në konsolidimin nacional të sistemit, janë përfshirë të gjithë institucionet të cilat kanë pikëtakim me shërbimet. (Nova Tv, data 18.10.2016)

Për “reformën gjithëpërfshirëse” është përgjegjës Mitko Çavkov, trashëguesi i Gordana Jankillovskës pozicioni i pari i MPB-së, ndërsa drejtori i tanishëm i Zyrës për siguri publike.

Për shkak të argumenteve të thëna më lartë, premtimin për reforma të tërësishme në sektorin e sigurisë, përfshirë këtu edhe shërbimet e institucioneve, e vlerësojmë si të parealizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.