Asnjë kopsht i ri fëmijësh në Kumanovë

 

Premtim: Ndërtim i tre kopshteve, për shkak të rritjes së nevojës për kujdes ndaj fëmijëve 

 (Afati: Deri 2017) Morëm përsipër që në vitin 2017 të ndërtojmë tre kopshte të reja për fëmijë: në lagjen “Karposh”, “Pero Çiço” dhe “Tode Mendoll” ku ka të koncentruar një numër të madh të fëmijëve të cilët kanë nevojë për qëndrim në vende të tilla ( Afat: Deri 2017)

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të komunës Zoran Dmajanovski për ndërtimin e tre kopshteve, i dhënë në programin “Bashkësia për të ardhmen- E ardhmja tash”, në zgjedhjet lokale të vitit 2013, deri tani (29.03.2017) nuk është plotësuar. Premtimi është dhënë në faqen 9 të Programit, në pjesën Investime Kapitale.

Këtu arsyetohet që investimi është i nevojshëm për shkak të numrit të madh të fëmijëve në këto lagje të qytetit, por për shkak të moskujdesit të qeverisë që të investoj në këtë sektor, komuna ka marr përgjegjësinë, që nëse votohet për Damjanovskit dhe për listën e këshilltarëve të LSDM-së, që deri në vitin 2017 do të realizohet ndërtimi i kopshtit.

Duke kërkuar në detaje në faqen zyrtare të Komunës së Kumanovës mund të vërehet që në më shumë mbledhje, duke filluar nga e gjashta, deri te e gjashtëdhjeta, janë marrë vendime vetëm për kopshtin ekzistues të fëmijëve “Angell Shajçe”, e cila ka problem me mbingarkimin me fëmijët. Në mars të vitit 2016 ndërtimi i kopshtit të ri në Kumanovë është diskutuar edhe gjatë vizitës së ministrit të atëhershëm të Punës dhe Politikës Sociale nga LSDM, Frosina Ramenska, e cila gjatë bisedave me kryetarin Damjanoski, nuk e përjashtoi mundësinë për ndërtimin e objektit të ri edhe për kopshtin ekzistues:

Në takimin e punës që e patëm më herët me kryetarin e komunës, projekte investuese dhe investimet e përbashkëta në mes komunës së Kumanovës dhe Ministrisë për Punë dhe Politik Sociale për përcaktimin e lokacionit, marrjen e vendimit për ndërtim të kopshtit dhe lirim nga harxhimet komunale me ç’rast do të mund komuna e Kumanovës dhe Ministria të paraqiten si investitor në ndërtimin e kopshtit të ri të fëmijëve që të mund të sigurohet kapacitetet pranuese për nevojat e prindërve në Kumanovë. ( Deklaratë në MPPS me 13.03.2016)

Më herët ky problem ishte adresuar gjatë kohës së mandatit të kaluar të Këshillit dhe të njëjtit kryetar komune, por para së gjithash, ndihmë është kërkuar nga Ministria e Punës dhe Politikës sociale dhe nga Qeveria. Që nga viti 2010 kopshti ekzistues ka pranuar mbi 1000 fëmijë, ndërsa drejtoresha aso kohe për Radio Evropa e Lirë ka shpreh zhgënjimin që ndaj kërkesave nuk ka pas përgjigje.

Kemi më shumë se 147 fëmijë që është shumë më tepër se kapacitetet e projektuar. Me këtë problem është njoftuar edhe Këshilli Komunal edhe ai i ministrisë nëpërmjet raportit tonë vjetor. Në ato kërkojmë ndërtimin e objekteve të reja, mbindërtim të objekteve të vjetra, ndërtim të dy objekteve të reja në lagjet Karposh dhe Tode Mendoll, adaptim të objekteve të cilat përgjigjen për kujdesin e fëmijëve parashkollor, por deri tash nuk ka asgjë nga kjo.”- deklaroi Marina Allkovska.

Problemi ende nuk është zgjedhur,  si pranues i dokumenteve, këtë problem e ka pranuar edhe VMRO-DPMNE. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ato kanë ofruar zgjedhje për mbindërtimin e kapaciteteve aktuale të kopshtit të fëmijëve. Por, në vitin 2016, para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Nikolla Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE-së është bërë pishman, kështu në shtator të vitit të kaluar ka premtuar ndërtim të dy kopshteve të reja, për të cilat një procedurë tashmë ka filluar…Sipas kontrollit të fakteve, megjithatë, mund të konstatohet që ky problem në Kumanovë ende është prezent, ndërsa premtimi i kryetarit të komunës Damjanovski në vitin 2013, pa marr parasysh, nuk është realizuar.

BURIMI:

Vlerësoi: Тео Bllazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *