Ukraina do të jetë prioritet gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në

Фото: МНР

Agresioni duhet të ndalet. Shkatërrimi dhe vrasja e popullatës civile është e papranueshme, tha ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e parë për shtyp gjatë kryesimit njëvjeçar të Maqedonisë Veriut me OSBE-në.

 

Nën sloganin “Fjala është për njerëzit”, Maqedonia e Veriut sot në konferencën e parë për media i prezantoi zyrtarisht prioritetet për kryesimin njëvjeçar me OSBE-në. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka bërë të ditur se ngjarjet në Ukrainë, si dhe konfliktet tjera afatgjate, do të jenë parësore në agjendën gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë.

Kryesuesi theksoi gjithashtu se agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës është një nxitje për forcimin e përpjekjeve të OSBE-së.

Sfida më e madhe në zbatimin e agjendës sonë do të jetë në kontekstin e rrethanave të vështira, por uniteti rreth parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së janë burim shprese dhe inkurajimi. Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili shkatërron vetë themelet dhe angazhimet e Organizatës, e forcon këtë unitet. Sot vlerat tona duken më të rëndësishme se kurrë më parë. Sfidat aktuale nuk janë arsye për disfatizëm, por nxitje për të forcuar përpjekjet dhe angazhimin tonë, tha Osmani.

Agresioni duhet të ndalet, tha Osmani. Shkatërrimi dhe vrasja e popullatës civile është e papranueshme, vlerësoi ai dhe shtoi se pasojat dhe kostoja e kësaj lufte për rajonin e OSBE-së dhe më gjerë janë të mjerueshme dhe të padurueshme.

Ai vuri në dukje se në rajonin e OSBE-së ka zona të tjera të krizës dhe jostabiliteti rajonal dhe potenciali për konflikte të reja do të kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Ministri tha se Organizata, duhet të jetë në gjendje të ofrojë mbështetje për rajonet e ndjeshme dhe të mbetet fleksibil në trajtimin e sfidave.

Megjithëse Ukraina do të mbetet një prioritet kryesor, ne duhet të kemi lartë në agjendë edhe konflikte të tjera afatgjate. OSBE-ja mbetet po aq e rëndësishme si më parë. Ajo ka mjete dhe një mekanizëm unik të disponueshëm për të gjitha shtetet anëtare. Ne e kemi parë atë potencial në të kaluarën, duhet t’i japim hapësirë ​​që të arrijë potencialin e plotë në të ardhmen, theksoi ai.

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid tha se ka sfida të shumta me të cilat shtetet anëtare do të përballen së bashku. Ajo tha se lufta në Ukrainë mbetet një prioritet kyç, por po ashtu edhe “rritja e tensioneve dhe sfidave ndaj vlerave demokratike”.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.