Trendi i vdekshmërisë së lartë në Portugali filloi gjatë pandemisë, kur nuk kishte vaksina kundër Covid

Фото:Tim CheliusPixabay

Në Portugali, vdekshmëria e tepërt është për shkak të disa faktorëve që janë kompleks, dhe rritja e vdekshmërisë së filloi në një kohë kur nuk kishte ende vaksina kundër Covid-19. Mediat në Portugali regjistrojnë një sërë arsyesh pse shfaqet kjo rritje, e një prej tyre është se gjatë pandemisë së Covid nuk janë kryer as 30 milionë teste diagnostikuese, ndaj qytetarët kanë mbetur të padiagnostikuar dhe rrjedhimisht të patrajtuar për sëmundjet e tyre.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

Vendi më i vaksinuar në Evropë – Portugalia. Tre vjet më vonë ka rritjen më të lartë të vdekshmërisë në Evropë. Duhet të jetë “rastësi”?!

Dy foto shpërndahen më pas në postim. I pari ka titullin: “Portugalia ka shkallën më të lartë të vaksinimit kundër Covid-19 në botë”. Fotografia e dytë titullohet “Portugali regjistron shkallën më të lartë të vdekjeve në Evropë”.

Në postimin që po shqyrtojmë, rritja e vdekshmërisë në Portugali lidhet me vaksinimin kundër Covid. Por kjo nuk është e vërtetë. Mediat në Portugali regjistrojnë një sërë arsyesh pse shfaqet kjo rritje, e një prej tyre është se gjatë pandemisë Covid-19, rreth 30 milionë teste diagnostikuese thjesht nuk u kryen, kështu që qytetarët mbetën të padiagnostikuar dhe për pasojë të patrajtuar për sëmundjet e tyre. Në tekstin e “Portugal Resident”, theksohet veçanërisht se diagnoza e kancerit në Portugali ishte problematike gjatë pandemisë Covid-19.

Shoqata Kombëtare e Profesionistëve të Shëndetit vëren se mbipopullimi i departamentit të urgjencës mund të ketë komprometuar kujdesin efektiv për njerëzit dhe të ketë kontribuar në shkallë më të lartë të vdekjeve. Meqenëse ekipet dhe shërbimet u reduktuan, nuk ishte e mundur të merrej çdo shërbim për pacientin në kohë, tha Gustavo Tato Borges, president i Shoqatës Kombëtare të Profesionistëve të Shëndetit.

Sipas tij, pavarësisht se punëtorët shëndetësorë kanë punuar shumë, në këtë rritje të vdekshmërisë së tepërt mund të kenë luajtur edhe vështirësitë në aksesin e shërbimeve mjekësore.

Një tregues tjetër që vaksinimi kundër Covid-19 nuk ka lidhje me këtë vdekshmëri të lartë në Portugali është se një tendencë e tillë e rritjes së vdekshmërisë së lartë ka nisur edhe para fillimit të vaksinimit kundër Covid-it, pra ka filluar tashmë gjatë pandemisë. Një nga faktorët që kontribuoi në këtë rritje është vetë Covid-19.

Nga ana tjetër Portugal News shkruan se matja e vdekshmërisë së lartë i referohet “devijimit standard të vdekshmërisë në vende të ndryshme, matjes së vdekjeve të larta që lidhen me gripin, COVID-in, ndryshimet e temperaturës dhe kërcënime të tjera për shëndetin publik”.

korrik 2022, siç raportohet nga Reuters, Portugalia raportoi më shumë se një mijë vdekje për shkak të valës së të nxehtit dhe ministri i shëndetësisë paralajmëroi më pas se vendi duhet të përgatitet për t’u marrë me kërcënimet e ndryshimeve klimatike pasi temperaturat vazhduan të rriten. Temperatura atëherë ishte mbi 40 gradë Celsius.

Sipas informacioneve nga Trial Site News, Ministria e Shëndetësisë e Portugalisë ka vendosur të luftojë kundër vdekshmërisë së lartë me vaksinim kundër Covid dhe gripit.

Ministria e Shëndetësisë e Portugalisë ka zbuluar një strategji të re të krijuar për të trajtuar vdekshmërinë e lartë në mesin e popullatës 18-59-vjeçare në një mënyrë që zgjeron vaksinimin kundër Covid dhe gripit, raporton Trial Site News.

Vërtetmatësi shkroi më parë se shkaqet e vdekshmërisë së lartë janë komplekse dhe të shumëanshme, domethënë se faktorë të shumtë kontribuojnë në të dhe nuk mund t’i atribuohen vaksinimit, veçanërisht jo pa dëshmi të rasteve individuale.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.