Toka nuk është e rrafshët, ka shumë prova për këtë

Фото: pixabay.com

Teoria se forma e Tokës është një rrafsh apo në formë disku është hedhur poshtë shkencërisht. Ka shumë mënyra për të vërtetuar se Toka nuk është e rrafshët. Një opsion i shpejtë është të shikoni bibliotekën e imazheve të NASA-s, e cila gjithashtu ka një video live në YouTube se si duket Toka nga hapësira. Fotot e formës së rrumbullakët të Tokës janë realizuar edhe nga Rusia, agjencia japoneze hapësinore dhe Kina.

 

 

Një postim në rrjetin social Facebook pretendon se Toka është e rrafshët dhe se këtë e thonë edhe pilotët. Ky është informacion i pasaktë dhe është një nga teoritë më të përhapura të konspiracionit..

Kush mendon se toka nuk është e rrafshët, le të pyesë pilotët, shkruan postimi.

Kjo teori përfaqëson konceptin e refuzuar shkencërisht se forma e Tokës është e rrafshët ose disk.

Ata që besojnë në këtë teori pohojnë se Toka është një disk i rrafshët dhe se dëshmia se ajo është e rrumbullakët – siç janë fotografitë e marra nga hapësira – është një mashtrim i përpunuar që përfshin qeveri të shumta. Opinionet se si funksionon saktësisht një Tokë e sheshtë ndryshojnë, dhe interpretimet krijuese të fizikës dhe sistemit diellor janë shpikur për të treguar se teoritë e tyre funksionojnë.

Ka shumë mënyra për të vërtetuar se Toka nuk është e rrafshët. Një opsion i shpejtë është të shikoni bibliotekën e imazheve të NASA-s, e cila është plot me foto të Tokës të marra nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës që tregojnë formën e Tokës.

Në fakt, NASA gjithashtu ka një video live në YouTube se si duket Toka nga hapësira. Transmetimi i drejtpërdrejtë është nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, ndërsa rrotullohet rreth Tokës 240 milje mbi planetin, në skajin e hapësirës në orbitën e ulët të Tokës. Stafi i stacionit ka astronautë të NASA-s, si dhe astronautë rusë, japonezë, kanadezë dhe evropianë.

Përveç NASA-s, edhe Rusia ka fotografi të Tokës së rrumbullakët dhe fotografi të tilla që hedhin poshtë teorinë se Toka është e rrafshët janë bërë nga agjencia hapësinore japoneze dhe Kina.

Edhe pse Toka duket të jetë e rrumbullakët kur shikohet nga hapësira, ajo në fakt është më afër një elipsoidi. Megjithatë, edhe një elipsoid nuk e përshkruan në mënyrë adekuate formën unike dhe gjithnjë në ndryshim të Tokës.

Nocioni se Toka është një sferë u konfirmua plotësisht nga filozofët e lashtë grekë si Aristoteli (384–322 pes), të cilët morën prova empirike pasi udhëtuan në Egjipt dhe panë yjësi të reja. Eratosthenes, në shekullin e tretë para Krishtit, ishte personi i parë që llogariti perimetrin e Tokës. Shkencëtarët islamikë bënë matje të mëtejshme të avancuara që nga shekulli i 9-të pas Krishtit e tutje, ndërsa lundruesit evropianë rrotulluan Tokën në shekullin e 16-të. Imazhet më të fundit hapësinore ishin prova përfundimtare.

Përveç Tokës, pjesa tjetër e planetëve në sistemin diellor janë të rrumbullakëta. Tetë planetët në sistemin tonë diellor ndryshojnë në shumë mënyra. Ato janë të madhësive të ndryshme dhe në distanca të ndryshme nga Dielli. Disa janë të vogla dhe shkëmbore, dhe të tjerët janë të mëdhenj dhe të gaztë. Por ata janë të gjithë të rrumbullakët.

Planetët janë të rrumbullakët për shkak të gravitetit. Graviteti i planetit tërhiqet në mënyrë të barabartë nga të gjitha anët – nga qendra në skajet si thumbat e një rrote biçiklete. Kjo e bën formën e përgjithshme të planetit një sferë, e cila është një rreth tre-dimensional.

Ka disa mënyra për të kontrolluar formën e planetit me sytë tuaj. Një nga më të thjeshtat është të shkosh në port dhe të shikosh anijet që largohen. Ndërsa anija zhduket mbi horizont, fundi i anijes do të shkojë i pari, i ndjekur gradualisht nga direku.

Por edhe nëse nuk mund të shikoni në horizont për prova, mund të shikoni lart.

Yje të ndryshëm janë të dukshëm nga pjesë të ndryshme të Tokës, sepse ekziston një ndarje midis hemisferave veriore dhe jugore. Ju mund të shihni yllin Polaris pothuajse drejtpërdrejt mbi polin gjeografik verior të Tokës. Por ndërsa udhëtoni në jug, duke iu afruar ekuatorit, Polaris zhytet gjithnjë e më poshtë drejt horizontit. Pasi ta kaloni atë vijë, nuk mund ta shihni fare – ajo bllokohet nga kthesa e Tokës në atë drejtim.

Në mënyrë të ngjashme, ndërsa udhëtoni në jug, shfaqen yjësi të reja – ato që do të errësoheshin plotësisht nga kthesa e Tokës nëse do të qëndronit në veri.

Gjatë një eklipsi hënor, Toka kalon midis Diellit dhe Hënës, duke hedhur hijen e saj në Hënë. Ajo hije është gjithmonë një rreth, pavarësisht se ku jeni në planet dhe pa marrë parasysh kohën e eklipsit

Dëshmi se toka nuk është e rrafshët është fakti që vende të ndryshme në Tokë kanë stinë të ndryshme gjatë së njëjtës periudhë. Kur është verë në SHBA, është dimër në Australi. Ose kur është dimër në Itali, është verë në Argjentinë. Kjo ndodh sepse rrezet e diellit, të cilat janë pothuajse krejtësisht paralele, godasin Tokën në kënde të ndryshme. Nëse Toka do të ishte e rrafshët , rrezet e diellit do të ishin gjithmonë në të njëjtin kënd, që do të thotë se Shtetet e Bashkuara, Australia, Italia dhe Argjentina do të kishin të njëjtat stinë në të njëjtën kohë. Ideja e një Toke të rrafshët nuk mund ta shpjegojë këtë.

Përveç kësaj, perëndimi dhe lindja e diellit ndodhin në kohë të ndryshme në varësi të gjatësisë tuaj gjeografike, duke dëshmuar se Toka nuk është e rrafshët . Nëse do të ishte e rrafshët , atëherë dikush në Nju Jork dhe dikush në Los Anxhelos do të shihnin diellin duke lindur dhe perënduar në të njëjtën kohë. Por në praktikë, ndryshimi është afërsisht tre orë. Gjithashtu, në çdo pikë në mes, Dielli lind/perëndon në një kohë të ndryshme, diçka që nuk mund të ndodhte nëse Toka do të ishte e rrafshët .

Toka nuk është e rrafshët dhe ka prova reale shkencore për të kundërtën. Kjo e bën postimin në Facebook të pasaktë.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.