Teoritë e reja konspirative për COVID-19 fitojnë terren, ndërsa të vjetrat rishfaqen

Varianti delta i koronavirusit, i cili u identifikua fillimisht në dhjetor 2020, ka tronditur pjesën më të madhe të botës gjatë verës së vitit 2021. Deri në fund të korrikut, të paktën 80 përqind e rasteve të reja të COVID-19 në SHBA thuhet se ishin varianti delta. Meqenëse varianti shkakton goditje të reja në raste, ndërsa procesi i vaksinimit stagnon në shumë vende, miliona njerëz hezitojnë të marrin vaksinën. Ky hezitim, megjithatë, është rritur nga një rrjedhë e vazhdueshme e teorive të reja të konspiracionit që shfaqen në mediat sociale, mediumet pro- ruse, qarqe të ndryshme të dezinformatave dhe faqet e internetit të përqendruara në përhapjen e dezinformatave për COVID-19.

Në vitin 2021, tre narracione konspirative kundër vaksinimit ndaj COVID-19 janë bërë gjithnjë e më popullore. E para pretendon se vaksinat COVID-19 janë bërë nga kimikate vdekjeprurëse dhe vrasin më shumë njerëz sesa kursejnë. E dyta supozon se tashmë ka kura për COVID-19, duke e bërë vaksinimin të panevojshëm. Rrëfimi i tretë, një përsëritje e një komploti të vjetër nga viti 2020, argumenton se vaksinat janë pjesë e një sistemi identifikimi global. Kontrollues të ndryshëm të fakteve, ndër to edhe DFRLab, zbuloi se faqet e spikatura të dezinformimit pro-Kremlinit SouthFront dhe GlobalResearch, si dhe përdorues në Twitter dhe Facebook, kanë kontribuar në këto konspiracione. Për të dokumentuar përhapjen e këtyre komploteve.

Për shembull, një video e postuar në korrik 2021, që supozohet se vërteton ekzistencën e një diagnoze të diskutueshme të sëmundjes të njohur si morgellons, bëri xhiron në TikTok, duke kap pothuajse 220,000 shikime. Morgellons është një gjendje e paprovuar e lëkurës ku fibrat ose grimcat e tjera dalin nga plagët e lëkurës. Teoricienët e konspiracioneve kundër COVID-19 kanë luftuar ashpër gjatë tetë muajve të fundit për të vërtetuar se sëmundja ekziston në kontekstin e një teorie të çuditshme konspirative që pretendon se fibrat në shtupat e testit COVID-19 janë të gjalla, duke shkaktuar këtë gjendje. Videoja TikTok ripërpunon një video në Facebook nga qershori i këtij viti, e cila gjithashtu pretendonte se shtupat e testit COVID-19 janë të gjalla dhe shkaktojnë këtë sëmundje. Ky konspiracion, i cili është demaskuar shumë herë, është një nga disa teoritë konspiraive që pretendojnë se testet dhe trajtimet e COVID-19 gjymtojnë dhe vrasin njerëz.

Ndoshta konspiracioni më i popullarizuar dhe i përhapur është se vaksinat COVID-19 janë në vetvete vdekjeprurëse. Një artikull nga faqja e konspiracionit GlobalResearch.ca argumentoi se vdekjet nga vaksinat kundër COVID-19 janë 407 herë më të larta se të gjitha vaksinat e tjera të kombinuara, ndërsa një artikull tjetër pretendoi se vaksinat në fakt po i çojnë më shumë njerëz të infektohen me COVID-19.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.