Të dyshuarit për vrasjen e Vanjës nuk e kishin nisur procedurën e kërkesës së parave në këmbim të vajzës

Фото: Официјален ФБ профил на МВР

Ndryshe nga sa thuhej në titullin e tekstit, të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nuk kanë kërkuar para, gjegjësisht nuk ka filluar fare procedura për kërkimin e parave në këmbim të vajzës. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media prokurori publik Gavril Bubevski

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook në të cilin është shpërndarë një artikull dhe thuhet:

Fillimisht vranë Vanjën, më pas kërkuan para, u kap paniku sepse i gjithë publiku e mori vesh menjëherë rrëmbimin.

Teksti ndan një fragment nga konferenca për shtyp e mbajtur më 4 dhjetor 2023 nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe prokurori publik Gavril Bubevski, dhe në të cilën janë marrë informacionet fillestare për rastin në të cilin pesë persona dyshohen për vrasje dhe është paraqitur rrëmbimi i vajzës 14-vjeçare Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçari Pançe Zhezhovski nga Velesi.

Në 36 minuta e 50 sekonda në videon e konferencës për media, gazetari e pyet prokurorin Bubevski:

Si doli situata jashtë kontrollit në vetëm 2 orë e gjysmë pas rrëmbimit për të vrarë vajzën?

Prokurori publik përgjigjet:

Në këtë moment mund të them se kemi deklarata për daljen jashtë kontrollit të personave që e pranojnë këtë veprim si në polici ashtu edhe në prokurori. Indikacionet e tyre në këtë drejtim janë se duke qenë se tashmë kishin një lloj paniku, për faktin se në atë moment publiku tashmë ishte plotësisht i angazhuar në kërkimin e fëmijës dhe njëri prej tyre vendosi në atë moment që të kërkonte paratë më vonë pasi të kloj e gjithë kjo situatë dhe për këtë arsye vendos në atë moment ta likuidojë këtë fëmijë. Kjo është sipas asaj që kemi nga deklaratat e tyre dhe për këtë arsye ende nuk kemi mbledhur të gjithë informacionin që të mund ta shpjegojmë plotësisht këtë. Edhe për ne është pak e paqartë, por ky është shpjegimi i tyre deri tani. Do të duhet t’i kontrollojmë ato gjëra, tha Bubevski.

Konferenca për shtyp vazhdon me pyetje të shumta, por në 59 minuta e 34 sekonda shtrohet pyetja:

Për sa para bëhet fjalë?

Prokurori Bubevski përgjigjet:

Nuk është filluar procedurë e tillë. Nuk kemi asnjë njoftim, asnjë material dëshmues se ka filluar procedura e kërkimit të parave. Pra, motivet i dimë nga ato që thonë në prokurori. Paraprakisht, kur ata ranë dakord, motivet ishin monetare, pra për të përfituar. Motivi ishte marrja e parave nga nëna. Por asnjë procedim për zhvatje nuk është nisur, askujt nuk i janë kërkuar fonde të tilla (deklarata përfundon në 1 e 13 sekonda të videos).

Pra, në titullin e postimit që po rishikojmë, pretendohet rrejshëm se të dyshuarit kanë kërkuar shpërblim për të miturën Vanja Gjorçevska e cila u vra, për çka dyshohen pesë persona. Një procedurë e tillë nuk është nisur fare. Sipas asaj që njoftoi prokuroria në konferencën për media (04.12.2023), në fazën e përgatitjes, gjegjësisht negocimit, motivi ishte paratë, por më vonë rasti u shndërrua në vrasje. Përveç pjesës së titullit që thotë se të dyshuarit “kërkuan para” pas vrasjes së Vanjës, pjesa tjetër e konferencës për shtyp është e vërtetë dhe e raportuar saktë.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si dezinformim të pjesshëm. Titulli pretendon se është kërkuar shpërblim, gjë që nuk është e vërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.