Taravari dhe Mickoski nuk u takuan në selinë e VMRO-DPMNE më 31 janar
VMRO-DPMNE mohoi se Arben Taravari dhe Hristijan Mickoski kanë pasur takim në selinë e partisë. Tv Klan ka dërguar një deklaratë se nuk është e saktë informacioni i publikuar fillimisht nga televizioni i tyre, se vetura e Taravarit është filmuar në garazhin e selisë së VMRO-DPMNE-së.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:
Arben Taravari në takim me Mickoskin në selinë e VMRO-DPMNE-së!?
Postimi ndan një tekst të publikuar më 31 janar 2024. Në tekstin që i referohet Klan Maqdonisë, thuhet se gjatë orëve të mbrëmjes (d.m.th., më 31 janar, kur u publikua teksti) në selinë e VMRO-DPMNE-së në Shkup, është mbajtur takim në mes të kreut të Aleanca e Shqiptarëve, Arben Taravari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Klani Maqedoni ka edhe një foto të veturës së Taravarit në garazhin e selisë së VMRO-DPMNE-së. Nuk dihen detajet e takimit të dy liderëve, i cili vjen në kohën kur tashmë po definohem qëndrime partiake rreth zgjedhjeve të këtij viti. Ndryshe, takimi Mickoski-Taravari vjen pas takimit të opozitës shqiptare së bashku me liderin e AA-së, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe në ditën e fillimit të punës së Qeverisë Teknike me Kryeministri Talat Xhaferi, thuhet në tekst.
Gjithashtu shpërndan një fotografi të një automjeti me targa nga Gostivari. Më vonë u konstatua se vetura në foto në fakt është e kryetarit të degës së VMRO-DPMNE-së dhe jo e Taravarit.
Partia e Mickoskit mohoi çdo takim dhe akuzoi se ministri Artan Grubi ka krijuar lajmin e rremë për takimin, ndërsa në përgënjeshtrim kanë bashkangjitur edhe foto nga një pazar në Vjenë ku Grubi shihet me çanta të markave të njohura.
Për të gjitha faktet e lartpërmendura vlerësojmë se nuk është e vërtetë se Arben Taravari dhe Hristijan Mickoski kanë pasur një takim në selinë e VMRO-DPMNE-së më 31 janar të këtij viti.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari