Sulmi ndaj Mario Draghit ndodhi 7 vite më parë, nuk ka lidhje me çmimet aktuale të gazit në Itali
Video materiali i shpërndarë në një postim në Facebook është nga viti 2015, kur Mario Draghi ishte president i Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Ai ka qenë drejtues i këtij institucioni nga viti 2011-2019. Siç raportoi Guardian më 15/04/2015, një femër demonstruese sulmoi presidentin e BQE-së Mario Draghi në një konferencë shtypi në Frankfurt pas takimit të fundit për politikat monetare. Arsyeja e sulmit nuk ishte një faturë e lartë e gazit, siç pretendohet në postim, por një revoltë kundër BQE-së, e drejtuar nga Draghi në momentin e sulmit.
Një postim në Facebook pretendon se një grua sulmoi publikisht kryeministrin italian në largim Mario Draghi për një faturë të lartë të gazit. Postimi shoqërohet me një video të sulmit, i cili pretendohet se ka ndodhur së fundmi. Kontrolli i Vërtetmatësit ka treguar se informacioni për sulmin ndaj Draghit ishte i saktë, por jo arsyeja dhe koha.
Megjithatë në Maqedoni nuk do të lejonin që të rriheshin publikisht para kamerave
Itali, komuniteti i rinovimit të San Patrignano: fatura e gazit gusht 2021 70,000 €, fatura e gazit gusht 2022 ,730,000 €, me të njëjtin konsum. Një rritje mbi 1000%! Në video, përgjegjësi për këtë fatkeqësi ekonomike apokaliptike, thuhet në postim.
Nëse e kërkoni videon në Google, do të shihni se është një regjistrim i vitit 2015, kur Mario Draghi ishte president i Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Ai ka qenë drejtues i këtij institucioni nga viti 2011 deri në vitin 2019. Siç raportoi Guardian më 15/04/2015, një femër sulmoi presidentin e BQE-së Mario Draghi në një konferencë shtypi në Frankfurt pas takimit të fundit për politikat monetare.
Remarkable scenes at today’s ECB press conference: http://t.co/XB6i3QSCd4 pic.twitter.com/sCy08at1bq
— Graeme Wearden (@graemewearden) April 15, 2015.
Protestuesi hodhi letra me ngjyrë ndaj Draghit dhe thirri “Fund diktaturës së BQE-së!”. Ajo u hoq dhe u mor nga sigurimi dhe Draghi qëndroi i qetë.
Protestuesja, që besohet të jetë Josephine Witt, u hodh mbi tavolinë, duke hedhur letra me ngjyrë drejt presidentit të BQE-së. Ajo hodhi gjithashtu fletushka që denonconin bankën “jodemokratike” dhe rolin e saj në krizën financiare, dhe vazhdimisht thërriste “Fund diktaturës së BQE-së”, përpara se të hiqej nga stafi i sigurisë, raporton Guardian.
Siç informohet nga BQE, Witt u regjistrua si gazetar për të marrë pjesë në konferencën për shtyp në selinë e re të Bankës në Frankfurt.
Stafi ndërmori veprime të menjëhershme dhe efektive, tha BQE në një deklaratë të përcjellë nga Guardian.
Video me sulmin e Draghit mund të shihet në Youtube.
Pra, është e vërtetë që Draghi u sulmua publikisht para kamerave, por nuk ndodhi tani, por 7 vite më parë. Shkak i sulmit nuk ishte fatura e lartë e gazit, siç pretendohet në postimin që po analizojmë, por një revoltë ndaj Bankës Qendrore Europiane, në krye me Draghi në momentin e sulmit. Prandaj, mund të konkludojmë se postimi që po shqyrtojmë është manipulues, i inkuadruar në mënyrë të pasaktë dhe në kontekst të gabuar.
Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari