Spitalet në rajonin e Ohrit dhe Strugës po mbushen – në rajonin e Strugës vaksinimi është nën 30%

Модуларна болница Охрид

Vala e katërt po i mbush spitalet në rajonin Ohër-Strugë. Situata është më kritike në qytetet ku numri i të vaksinuarve është më i ulët. Në Ohër në spital janë shtruar 13 persona, ndërsa në Strugën fqinje 20. Dy qendrat turistike në vend këtë sezon ishin plot me turistë. U organizuan me qindra dasma, koncerte dhe ahengje me mijëra mysafirë, ndërkohë që protokollet për mbrojtje nga viruset rrallë ku u respektuan. Kishte edhe dasma ku organizatorët kanë qenë të infektuar, por nuk e kanë anuluar gëzimin familjar, shkruan Vërtetëmatësi.

Në vetëm një javë, në spitalin e Strugës janë shtruar 20 pacientë të rinj me koronavirus, ndërsa 17 prej tyre pranojnë terapi me oksigjen. Pacienti më i ri në spital është vetëm 30 vjeç.

Është rritur edhe numri i kontrolleve të personave të dyshimtë. Qindra pacientë me simptoma kontrollohen për çdo ditë në Repartin intern. Nga udhëheqësia e spitalit për  Vërtetmatësin” thanë se spitali ka kapacitet për tu përballë me valën e katërt që po merr hov.

Ne jemi të përgatitur për sa i përket pajisjeve, stafit dhe kapacitetit. Ne kemi specialistë, internistë dhe një infektolog. Infermierë të cilët tashmë janë trajnuar dhe përgatitur, kemi një orar dhe menaxhojmë potencialin e stafit për t’u përballë me këtë situatë, thotë Armend Arsllani, drejtor i spitalit në Strugë.

Në Strugë, niveli i imunizimit është ende i ulët, rekomandimet e reja kanë rritur interesin, por vaksinimi ende është nën 30 përqind.

Sa i përket moshës së pacientëve të shtruar në spital, ato bëjnë pjesë në grupmoshat më të reja, prandaj apelojmë tek qytetarët që të vaksinohen dhe të jenë më të disiplinuar, sepse vetëm në këtë mënyrë do ta mbrojmë veten dhe të dashurit tanë, shton drejtori i spitalit të Strugës Arsllani.

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Strugë, Andon Llozhankoski, në një prononcim për „Vërtetmatësin” tha se numri i vizitave në shtëpi tek pacientët me koronavirus po rritet, por shton se këto ditë në Strugë po rritet interesi për vaksinim.

Numri i rasteve pozitive po rritet, si me pasqyrë të lehtë ashtu edhe me pasqyrë të rëndë të sëmundjes. Numri i vizitave shtëpiake tek pacientët KOVID -pozitiv gjithashtu po rritet. Një e mirë është që ditët e fundit është shtuar interesi për vaksinim. Në pikat e vaksinimit në Strugë janë vaksinuar rreth 10.000 qytetarë, thotë Llozhankoski.

Në Ohër, ku mbulimi i vaksinimit është rreth 50%, situata është më stabile. Në spital janë shtruar 13 pacientë dhe të gjithë janë në gjendje stabile, asnjëri prej tyre nuk pranon terapi me oksigjen. Pacienti më i ri është 25 vjeç.

Tani për tani situata është stabile. Ne me siguri do të kemi një rritje të numrit të rasteve, por unë nuk pres që të ketë një sulm të madh, një fluks pacientësh në spitalin modular. Kemi mjaft vende, tani jemi shumë më të përgatitur, kemi mësuar shumë për këtë një vit dhe dy muaj, tha Goran Balevski, drejtor i ISHP Spitali i përgjithshëm në Ohër.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë vizitës së tij në spitalin e Ohrit, informoi se analizat tregojnë se shumica e të sapoinfektuarve janë në qytetet ku niveli i vaksinimit është i ulët. Ai theksoi se kjo dëshmon se vetëm të vaksinuarit janë të sigurt, dhe se vaksinat janë efektive dhe efikase.

Nga gjithsej 3.497 të sapoinfektuar në shtatë ditët e fundit, 3.047 janë të pavaksinuar, që do të thotë se vetëm 10% janë të vaksinuar dhe pozitivë dhe ata që janë shtruar në spital për trajtim janë në gjendje mjaft stabile. Ajo që është inkurajuese është se nga numri i përgjithshëm i vaksinuarve në vendin tonë, prej rreth 400 mijë personave që kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës dhe rreth 500 mijë që kanë pranuar dozën e parë janë infektuar vetëm 0.002%, tha Filipçe.

Pas paralajmërimeve për masat e reja, të cilat hynë në fuqi më 16 gusht, tek popullata e re është rritur interesi për vaksinim.

Këto ditë ka më shumë interes dhe në të njëjtën kohë më shumë rrëmujë. Këtë po mundohemi ta evitojmë duke respektuar orarin për rivaksinim. Pacientët për dozën e parë të vaksinës i ndamë në një vend, ndërsa për rivaksinim në një tjetër, tha Sonja Marinoska, udhëheqëse e shërbimit për mbrojtje shëndetësore në Ohër.

Në Ohër ka 155 raste aktive me koronavirus, ndërsa në Strugën fqinje 133. Dy qendrat turistike në vend këtë sezon ishin plot me turistë. U organizuan me qindra dasma, koncerte dhe ahengje me mijëra mysafirë, ndërkohë që protokollet për mbrojtje nga viruset rrallë ku u respektuan. Kishte edhe dasma ku organizatorët kanë qenë të infektuar, por nuk e kanë anuluar gëzimin familjar.

Analiza e fundit e Ministrisë së shëndetësisë tregoi se 40 % e të infektuarve në vend kanë qenë në ndonjë festë, aheng apo dasmë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.