Spasovski nuk gënjeu kur tha se kodet e shteteve mbeten MK dhe MKD

Kodet ISO për Maqedoninë janë ende MK dhe MKD, të cilat kontrollohen lehtë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Gjithashtu është përcaktuar me Marrëveshjen e Prespës në nenin 1, paragrafi d. Në të njëjtin nen po ashtu thuhet se emërtimi vetëm për targa do të jetë NMK, por qartë theksohet se për të gjitha qëllimet tjera kodet mbeten MK dhe MKD.

 

Në një postimFacebook, duke fyer ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, thuhet se ai ka gënjyer kur ka thënë se kodet ndërkombëtare të vendit me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, mbeten MK dhe MKD. Në të njëjtën kohë, pretendimi në postim bazohet në faktin se sipas marrëveshjes, nga viti 2024 targat e automjeteve do të kenë shenjën NMK.

Qumez nuk po ju ikë, Ramçe…, thuhet në njoftimin që po analizojmë.

Por pretendimet në postim janë të rreme dhe manipuluese. Përkatësisht, ministri Spasovski nuk ka gënjyer kur ka thënë se kodet e shteteve mbeten MK dhe MKD. Vërtetmatësi ka shkruar tashmë për manipulime të ngjashme të përhapura nga kundërshtarët e Marrëveshjes së Prespës, e cila zgjidhi mosmarrëveshjen disa dekadash me Greqinë për emrin e Maqedonisë.

Kodet ISO për Maqedoninë janë ende MK dhe MKD, të cilat kontrollohen lehtë dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Gjithashtu është përcaktuar me Marrëveshjen e Prespës në nenin 1 paragrafi d. Në të njëjtin nen po ashtu thuhet se emërtimi vetëm për targa do të jetë NMK, por qartë theksohet se për të gjitha qëllimet tjera kodet mbeten MK dhe MKD.

d) Kodi i shtetit në targat e automjeteve në fqen e dytë do të jetë NM ose NMK. Për të gjitha qëllimet e tjera, kodi i shtetit mbetet MK dhe MKD, siç përcaktohet zyrtarisht nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO).

Prandaj, nuk mund të thuhet se ministri Spasovski ka gënjyer kur ka thënë se kodet e shteteve mbeten MK dhe MKD.

Është e qartë se postimi synon të manipulojë ndjekësit e rrjeteve sociale. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.