Si kaloi intervista mes gazetarit Tuker Karlson dhe presidentit rus Vladimir Putin?

фото: принтскрин од The Tucker Carlson Interview / TCN

Videoja shënon një nivel të ri turpi për gazetarin amerikan, i cili shpesh e ka kritikuar mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe e ka quajtur presidentin ukrainas Volodimir Zelenski-n një “tutor ukrainas” dhe “miu”. Nga ana tjetër, toni i  gazetarit Karlson ishte më pak i ashpër në intervistën me Putin-in, të cilin ai e thëriste “Zotri President” gjatë gjithë kohës.

Gazetari kontrovers amerikan Tuker Karlson dhe Vladimir Putin ishin në qendër të vëmendjes mbrëmë – komentatori i krahut të djathtë dhe mbështetësi i  ish presidentit Trump intervistoi autokratin e izoluar rus, shkroi Guardian në raportinmin e tyre për intervistën.

Intervista e pazakontë dy-orëshe, e regjistruar në Moskë, ishte e para e Putin-it me një media perëndimore që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022.

Putin dominoi të gjithë bisedën dhe në pjesë të mëdha të intervistës, prezantuesi mezi arriti të thoshte disa fjalë, shkruan BBC.

Videoja shënon një nivel të ri turpi për gazetarin amerikan, i cili shpesh e ka kritikuar mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën dhe e ka quajtur presidentin ukrainas Volodimir Zelenski një “tutor ukrainas” dhe “miu”. Nga ana tjetër, toni i Karlson ishte më pak i ashpër në intervistën me Putinin, të cilin ai e thëriste “Zotri President” gjatë gjithë kohës.

Vendimi për të intervistuar presidentin rus Putin u kritikua gjerësisht. Hapja e bisedës mes ish-prezantuesit të Fox News dhe Putinit ishte një zhgënjim.

Putin kaloi më shumë se 30 minuta duke folur për historinë e Rusisë, Lituanisë, Polonisë dhe Ukrainës, në një monolog që i çoi shikuesit nga mbretërimi i Oleg të Urtit në shekullin e nëntë, në betejat e viteve 1300, deri te kritikat ndaj politikës së jashtme të Leninit.

Kur KarlsonI i hutuar më në fund e solli Putinin në shekullin e 21-të, presidenti rus akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore për vazhdimin e luftës në Ukrainë.

Kishte bisedime paqeje me Ukrainën që ishin “pothuajse finalizuar”, tha Putin, por më pas Ukraina “i hodhi poshtë të gjitha këto marrëveshje dhe ndoqi udhëzimet e vendeve perëndimore, vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara për të luftuar Rusinë deri në fundin e hidhur”.

Putin fajësoi ish-kryeministrin britanik Boris Xhonson, i cili u largua nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar në qershor të vitit të kaluar. Putin pretendon në intervistë se si kryeministër, Xhonson e largoi Zelenskin nga nënshkrimi i një marrëveshjeje paqeje në fazat e hershme të konfliktit.

Në një video të publikuar përpara intervistës, Karlson tha se ai bisedoi me Putin-in pjesërisht sepse publiku amerikan “nuk e kishte idenë pse Putin sulmoi Ukrainën ose cilat janë qëllimet e tij tani”. Është e paqartë nëse shikuesit tani kanë një ndjenjë më të qartë të njërës apo tjetrës, raporton Guardian.

Në dhjetor, Kremlini tha se ishte “joreale” të angazhohej në bisedimet e paqes me Ukrainën, ndërsa Ukraina tha se paqja mund të bazohej vetëm në një tërheqje të plotë nga territori i pushtuar nga Rusia pas pushtimit të vendit në vitin 2022.

Megjithatë, në intervistë, Putin i thotë Karlson-it se Rusia dhe SHBA janë ende duke folur “nëpërmjet agjencive të ndryshme” për përfundimin e konfliktit.

Mesazhi i Rusisë për Shtetet e Bashkuara, tha Putin, është: “Nëse vërtet dëshironi të ndaloni luftën, duhet të ndaloni furnizimin me armë. Do të jetë gati për disa javë”.

Putin tha se ai foli për herë të fundit me Joe Biden përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën.

Megjithatë, Karlson i bëri presion Putinit për Evan Gershkoviç, raportuesin e Wall Street Journal i cili është arrestuar në Rusi që prej 23 marsit me akuza për spiunazh. Putin thotë se Gershoviç, 32 vjeç, “u kap në akt duke marrë informacione të fshehta” dhe se ai “punon për shërbimet speciale amerikane”.

Presidenti rus tha se vendi i tij ishte i gatshëm të diskutonte lirimin e tij, por se ai dëshiron që shërbimet speciale amerikane të mendojnë se si mund të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të shërbimeve ruse.

Në një video të publikuar përpara intervistës, Karlson pretendoi se ai po zhvillonte bisedën sepse media në gjuhën angleze ishte e korruptuar dhe duke gënjyer lexuesit dhe shikuesit e saj. Ai e shpalli uljen e tij me Putinin si një “triumf të fjalës së lirë”, duke pretenduar se po shkonte atje ku asnjë media perëndimore nuk kishte guxuar të shkelte.

Është e pavërtetë, shkruan BBC. Kremlini është thjesht shumë selektiv se me kë flet Putin dhe pothuajse gjithmonë do të zgjedhë dikë që nuk e njeh as vendin dhe as gjuhën dhe do të angazhohej për të sfiduar presidentin rus.

Pretendimi i Karlson-it injoroi gjithashtu faktin se presidenti rus ka kaluar dy dekadat e fundit në pushtet duke kufizuar sistematikisht lirinë e fjalës në vend.

Kohët e fundit, Putin e shpalli krim të tregohet e vërtetën për pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia.

Pranimi i intervistës nga Putin nuk është befasues. Karlson ishte një mbrojtës i pushtimit rus të Ukrainës. Ndërsa Putin grumbulloi qindra mijëra trupa në kufirin me Ukrainën në mesin e shkurtit 2022, përpara se të pushtonte zyrtarisht vendin, Karlson u shfaq duke i bërë jehonë deklaratave të Putinit, duke pretenduar se konflikti ishte një “mosmarrëveshje kufitare”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.