Shumica në Kuvend ka opsion për ligjet e bllokuara për ndihmë kundër krizës

Фото: Собрание на РСМ

LSDM ndoshta me të drejtë reagon për bllokimin e komisionit parlamentar që drejtohet nga opozita dhe pa diskutimin e të cilit nuk mund të kalojnë masat e qeverisë për të ndihmuar pjesët e rrezikuara të popullatës në kushte krize. Por, zgjidhje ekziston edhe nëse realisht nuk arrihet marrëveshje ndërpartiake, mazhoranca qeverisëse ka gjithmonë në dispozicion një zgjidhje ndoshta jopopullore, por gjithsesi, për të zhbllokuar funksionimin e Kuvendit.

 

Shkruan: Теоfill Bllazhevski

 

LSDM u ankua se VMRO-DPMNE ka tre javë që bllokon masat e Qeverisë kundër krizës për ndihmë financiare pjesëve të rrezikuara të popullatës, në atë mënyrë që deputeti i partisë opozitare Boban Stojanovski, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komisioni për Financim dhe Buxhet nuk e cakton seancën e këtij trupi punues, me qëllim që të arrihet në në seancë plenare.

kumtesë ndër të tjera thuhet:

VMRO-DPMNE me vetëdije dhe qëllimisht pengon zgjidhjet ligjore derisa qytetarët presin ndihmë nga shteti.

Ky është edhe një konfirmim i hipokrizisë së fundit të VMRO-DPMNE-së. Nga njëra anë shesin shqetësimin për qytetarët dhe nga ana tjetër pengojnë dhe bllokojnë rishikimin dhe miratimin e masave për ndihmë.

Rreth 200 mijë persona nga kategoritë e rrezikuara, pensionistë me pensione të ulëta, përfitues të ndihmës minimale dhe prindër të vetëm presin me padurim ndihmën financiare, të cilën duhet ta marrin në katër muajt e ardhshëm.

Një ditë më parë, për këtë në Kuvend në një konferencë për media ka folur deputetja e LSDM-së, Daniela Koleva, ku ndër të tjera tha:

Për përkujtim, nevoja për miratimin e këtij ligji është përcaktuar më 17 tetor të këtij viti, ndërsa seanca e Komisionit nuk është caktuar edhe pas tre javëve. Si shumë herë më parë, VMRO-DPMNE sërish me vetëdije dhe qëllimisht po i pengon zgjidhjet ligjore derisa qytetarët presin ndihmën e shtetit. Ky është shembull i pakujdesisë klasike dhe hipokrizisë klasike, ata akuzojnë se masat janë vonuar dhe nuk caktojnë komisione ku masat duhet të shqyrtohen dhe më pas të miratohen nga Kuvendi.

VMRO-DPMNE nuk e mohon se po bllokon

Partia opozitare VMRO-DPMNE nuk mohon se po i bllokon ndryshimet e ligjeve me të cilat do të mundësohet zbatimi i masave të qeverisë kundër krizës për të ndihmuar kategori të caktuara të popullsisë. Nga kjo parti, njoftimit të LSDM-së, i cili mbante titullin se ishte e turpshme që po bllokonte VMRO-DPMNE-ja, pas disa orësh iu përgjigjën se është e turpshme që LSDM me buxhetin më të madh prej 5.3 miliardë euro, të ndajë 750. denarë në ndihmë…

Më pas në njoftim renditen disa propozime ekonomike të VMRO-DPMNE-së, ndër të cilat tre i referohen drejtpërdrejt çështjes së bllokuar në komisionin parlamentar:

Plotësimi i Ligjit për mbështetjen financiare të qytetarëve me kategoritë e qytetarëve që janë lënë jashtë (të gjithë prindërit e vetëm, nxënësit e shkollave të mesme, personat e papunë që janë punëkërkues aktiv sipas të dhënave të APMV-së, fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror, si dhe përfituesit e asistencës minimale të garantuar). Mbështetja financiare prej 3000 denarë në vend të katër muajve duhet të jetë çdo muaj përderisa është shpallur gjendje krize, gjegjësisht nga prilli 2023.

Për përfituesit e pensionit deri në 14.000 denarë, përkrahja financiare duhet të jetë 3.000 denarë në muaj, për pension deri në 30.000 denarë, 2.000 denarë mbështetje financiare, ndërsa për pjesën tjetër të pensionistëve 1.000 denarë për muaj derisa të zgjasë gjendja e krizës.

Për studentët propozojmë kthim të masës së ushqimit të subvencionuar të studentëve si në vitin e kaluar akademik, por me subvencionim që do të jetë 160 denarë në ditë…

Propozime pa shuma kumulative

Siç mund të shihet, VMRO-DPMNE po përpiqet të bindë shumicën përmes bllokimit se masat e propozuara që propozojnë ata janë më të mira se ato të qeverisë. Por, si zakonisht, këto masa të propozuara nuk mbështeten me shifra totale financiare, gjë që ishte një nga arsyet pse krijimi i masave qeveritare zgjati disa javë para se të shpalleshin më 9 tetor nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kjo do të thotë se VMRO-DPMNE nuk jep shifra kumulative që do të mund ta ndihmonin publikun të vlerësojë nëse ato janë reale apo jo. Kjo vlen veçanërisht për masën e propozuar nga opozita për të ndihmuar të gjithë 333 mijë pensionistët që ishin në listën e pagesës së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor në shtator 2022, në vend të masës së Qeverisë për të ndihmuar vetëm kategoritë e pensionistëve që përfitojnë deri në 14 mijë denarë pension.

Diferenca në shumën totale mes asaj të Qeverisë dhe asaj të propozuar nga opozita mund të jetë e madhe, sepse masat e Qeverisë mbulojnë mbi 150 mijë pensionistë dhe kjo masë nënkupton 12 milionë euro shtesë transferta, ndërsa VMRO-DPMNE propozon që të i mbulojnë të gjithë 333 mijë pensionistë, me faktin se për mbi 150 mijë pensionistë shuma e përgjithshme do të jetë 12 në vend të 6 mijë denarë për katër muaj, dhe pa e treguar shumën e përgjithshme, sa do të nënkuptonte barrë shtesë për buxhetin.

 

Zgjidhja ekziston – Kryetari i Kuvendit mund të thërrasë seancë të trupit punues

Nuk ka dyshim se propozimet e Qeverisë nuk janë ideale, as nuk ka dyshim nëse ndonjë qeveri do të donte të bënte atë që po propozon VMRO-DPMNE, që kategoria më e madhe e qytetarëve të mbulohet me sa më shumë para. Pyetja është, a ka para?

Por zgjidhja më e keqe është që ato të parashikuara tashmë në buxhetin për fund të këtij viti dhe për muajt e parë të buxhetit për vitin e ardhshëm nuk ndahen, sepse janë të bllokuara në Parlament, diçka për të cilën Komisioni Evropian kishte vërejtje në raportin për Maqedoninë për vitin 2022.

Prandaj, LSDM-ja ndoshta ka të drejtë të reagojë, por nuk është aspak e qartë pse, nëse kjo çështje është e një rëndësie të madhe për një grup të madh të qytetarëve, nuk ka asnjë reagim institucional, gjegjësisht çfarë është në dispozicion si opsion ligjor. Gjegjësisht, zgjidhja ekziston dhe është përfshirë në Rregulloren aktuale të Kuvendit, përkatësisht në nenin 120 të Rregullores së Punës, i cili përcakton se çfarë mund të bëhet në rast të bllokimit të njërit prej trupave punues:

(1) Trupi punues punon në seanca.

(2) Mbledhjen e trupit punues e thërret kryetari i trupit punues. Kryetari thërret seancë nëse kërkohet nga Kryetari i Kuvendit ose së paku një e treta e anëtarëve të organit, të cilët duhet të paraqesin material për çështjen që propozojnë të futet në rendin e ditës së seancës.

(3) Nëse kryetari i trupit punues nuk thërret seancë kur është i obliguar, seancën e thërret kryetari i Kuvendit…

Kjo praktikisht do të thotë se ekziston një zgjidhje dhe se në vend të konferencave dhe njoftimeve për media mund të thirret trupi punues, në këtë rast Komisioni për financim dhe buxhet. Sigurisht, pasi fillimisht të shteren të gjitha zgjidhjet e tjera më të mira, e kjo është arritja e një marrëveshjeje ndërpartiake që të mos ketë bllokime për ndryshime të rëndësishme ligjore.

 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.