Shkurtesa MKD mbetet në dokumentet personale, NMK është vetëm për targat

Sipas Marrëveshjes së Prespës, kodi i shtetit në targat e automjeteve do të jetë NM ose NMK. Për të gjitha qëllimet e tjera, kodi i shtetit mbetet MK dhe MKD

Postimet në rrjetet sociale pretendojnë rrejshëm se dokumentet personale të lëshuara me emrin e ri Maqedonia e Veriut nuk do të jenë të vlefshme sepse kanë kodin MKD, jo NMK. Kjo nuk është e vërtetë.

Na duhet urgjentisht të bëjmë padi!

PROBLEM I RI… oops!

Idiotët e “obxhukos” ia shtynë MKD-në patentën veriore… jo NMK-në e tyre!

Shpejt tani nga fillimi… ndërroni edhe verioret… Severxhanë të shkretë!

Kaosi dhe konfuzioni që po ndodh me turmat për nxjerrjen e dokumenteve të reja personale me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut transmetohet edhe në rrjetet sociale. Megjithatë, disa nga postimet në rrjetet sociale përcjellin informacione të pasakta se çfarë përmban Marrëveshja e Prespës me Republikën e Greqisë në lidhje me ndryshimet që duhet të jenë në dokumentet personale për qytetarët e Maqedonisë.

Në një postim në rrjetin social Facebook thuhet se kodi MKD në patentë shofer është i pavlefshëm dhe në të duhet të jetë kodi NMK. Në të njëjtën kohë, ekziston paniku se qytetarët do të duhet t’i ndryshojnë përsëri këto dokumente, sepse kanë kod të gabuar, edhe pse në to është shkruar emri i ndryshuar i shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është e rrejshme dhe panik i pabazë po rritet dhe qytetarët janë të shqetësuar për problemet tashmë ekzistuese në lidhje me dokumentet personale.

Marrëveshjen e Prespës, pra, MARRËVESHJET PËRFUNDIMTARE PËR ZGJIDHJEN E DALLIMEVE TË PËRSHKRUARA NË REZOLUTAT 817 (1993) DHE 845 (1993) TË KËSHILLIT TË SIGURISË TË KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR PUSHIMIN E VLEFSHMËRISË SË MARRËVESHJES SË PËRKOHSHME TË VITIT 1995 DHE PËR KRIJIMIN E NJË PARTNERITETI STRATEGJIK MIDIS PALËVE, është vendosur që të zgjidhet mosmarrëveshja për emrin si dhe çështjet e pazgjidhura që lidhen me emrin, përfshirë kodet e shteteve. Pra, në nenin 1, seksioni D, përcaktohet saktësisht se cilat janë kodet e shteteve dhe si përdoren ato.

e) Kodi i shtetit në targat e automjeteve të Palës së Dytë (nënkupton Republikën e Maqedonisë së Veriut) do të jetë NM ose NMK. Për të gjitha qëllimet e tjera, kodi i shtetit mbetet MK dhe MKD, siç përcaktohet zyrtarisht nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO).

E njëjta marrëveshje, në anglisht, është publikuar edhe nga Ministria e Jashtme greke, ku teksti për kodin e shtetit është saktësisht i njëjtë.

Kjo do të thotë se kodi NMK do të përdoret ekskluzivisht për targat e makinave dhe jo për dokumentet personale. Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme bën të ditur se në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, kodi NMK përdoret ekskluzivisht për targat e automjeteve. Për të gjitha qëllimet tjera, kodi i shtetit është MK dhe MKD, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) dhe si i tillë figuron në dokumentet e lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ndër të tjera në dokumentet e udhëtimit, kartat e identitetit dhe lejeve për vozitje.

Lidhur me pretendimet në media të caktuara për kthimin e shtetasve tanë nga pikat kufitare me Greqinë, për shkak të kodit MK të lejeve të reja të qarkullimit, Ministria ka kontaktuar palën greke, si në Shkup ashtu edhe në Athinë, duke e vënë në dukje këtë çështje. Është marrë siguria se kjo nuk është dhe nuk do të jetë problem, njofton MPJ.

Njoftime të tilla, të cilat krijojnë panik te qytetarët, janë shpërndarë në disa profile, këtu, këtu, këtu.

Sipas Marrëveshjes zyrtare të Prespës të nënshkruar me Greqinë si dhe konfirmimit të marrë nga MPJ, konstatojmë se pretendimet sipas të cilave do të duhet të ndryshohen dokumentet personale që përmbajnë kodin MKD dhe jo kodin NMK janë të pavërteta. Kodi NMK përdoret vetëm për targat e automjeteve, ndërsa për dokumente personale dhe për të gjitha qëllimet e tjera përdoren kodet MK dhe MKD.

 

 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.