Sekretariati i Përgjithshëm edhe po të dojë nuk mund të shpenzojë 700 milionë euro

А. Николоски Фото: скриншот/веб сајт на ВМРО-ДПМНЕ

Pohimi i nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së se Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë ka pasur të drejtë diskrecionale për të shpenzuar 700 milionë euro këtë vit, i shprehur në kuptimin se Qeveria nuk ka dashur të heqë dorë nga synimet e saj për të shpenzuar edhe në kushte krize], është i pavërtetë. Sekretariati i Përgjithshëm, si shërbim ekspert i Qeverisë, nuk ka buxhet të vetin, por mbështetet në buxhetin e Qeverisë, i cili është shumë më i vogël se sa pretendon Nikoloski.

 

 

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, në një nga televizionet nacionale ka folur për politikat ekonomike të qeverisë dhe propozimet e opozitës, me çka ka dhënë një deklaratë që është e pavërtetë:

VMRO-DPMNE do të mbështesë masat që janë në favor të qytetarëve, kur të vijnë në Kuvend ne do t’i shikojmë një nga një dhe do të deklarohemi që të mos ndodhin manipulime. Për shembull, huatë janë manipuluese, nuk i heqin kompetencat diskrecionale, shesin propagandë të lirë për shkurtimin e pagave në sektorë të caktuar të administratës, por nuk duan të ulin gati 700 milionë eurot që i ka Sekretariati i Përgjithshëm si të drejtë diskrecionale për të shpenzuar këtë vit. Dy ish-sekretarë të përgjithshëm të kësaj qeverie të LSDM-së dhe BDI-së po gjykohen për krime dhe vazhdojnë t’u lënë 700 milionë euro në vit. Nëse i shkurtojnë mjetet prej atje, do ta zgjidhet e tërë kriza, tha Nikolloski.

[Burimi: VMRO-DPMNE Pjesë nga intervista e A.Nikollovski; data: 16.10.2022]

 

Arsyetimi:

Aleksandar Nikoloski në deklaratën që e analizojmë pohon se Qeveria dhe shumica qeverisëse po manipulojnë me masat anti-krizë, se nuk po kursejnë sipas asaj që është shpallur, se për qëllime propagandistike shpallin masa për të shpëtuar administratën, por se në të njëjtën kohë e lanë Sekretariatin e Përgjithshëm pranë Qeverisë të shpenzojë gati 700 milionë euro gjatë vitit 2022.

Nuk duan të ulin nga gati 700 milionë eurot që Sekretariati i Përgjithshëm ka si të drejtë diskrecionale për të shpenzuar këtë vit. Dy ish-sekretarë të përgjithshëm të kësaj qeverie, LSDM-së dhe BDI-së, janë në gjyq për krime dhe vazhdojnë t’u lënë 700 milionë euro në vit, thotë Nikollovski në një intervistë për TV Sitel në lajme.

Pretendimi i Nikollovskit është i pavërtetë, sepse asnjë shifër zyrtare, para së gjithash nga Buxheti i RMV-së, nuk i përgjigjet as përafërsisht asaj që u tha, dhe as Sekretariati i Përgjithshëm nuk ka kompetenca të tilla për të menaxhuar me aq para.

Nikoloski nuk sqaron për opinionin se SP nuk ka buxhet të vetin, por janë në buxhetin e Qeverisë, sepse kështu janë të vendosura institucionalisht. SP është organ ekspert i Qeverisë dhe i tillë është përcaktuar në vetë ueb faqen e Qeverisë dhe është themeluar në përputhje me Ligjin për Qeverinë:

Sekretariati i Përgjithshëm është shërbim ekspert i Qeverisë që ofron mbështetje logjistike dhe profesionale për: Qeverinë në tërësi, Kryetarin e Qeverisë, zëvendësit e tij dhe ministrat, me qëllim të funksionimit të ligjshëm, efikas dhe transparent të Qeverisë. Është themeluar në vitin 2000 me Ligjin për Qeverinë.

nenin 40-a i Ligjit për Qeverinë përcaktohen saktësisht kompetencat e Sekretariatit të Përgjithshëm si organ ekspert që ndihmon Qeverinë në aspektin logjistik dhe është i ngarkuar me komunikimin me organet e tjera të administratës shtetërore në zbatimin e politikave të programeve të Qeverisë. Në paragrafin e dytë të këtij neni thuhet:

2) Sekretariati i Përgjithshëm siguron koordinim dhe mbështetje profesionale për nevojat e Qeverisë, Kryetarit të Qeverisë, zëvendësve të tij, si dhe anëtarëve të Qeverisë në ushtrimin e kompetencave të tyre; realizon bashkëpunim dhe koordinim me ministritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore dhe për çështjet e prioriteteve strategjike të Qeverisë dhe veçanërisht për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, bashkërendon propozimin, miratimin dhe monitorimin e zbatimit të Programit Vjetor të Punës së Qeverisë; ofron informacionin e nevojshëm dhe këshillat dhe mendimet e ekspertëve në lidhje me krijimin dhe analizën e politikave të Qeverisë; monitoron në mënyrë operative dhe i raporton Qeverisë për zbatimin e konkluzioneve të Qeverisë; siguron përgatitjen dhe mbajtjen efikase të seancave të Qeverisë dhe trupave të saj punuese, informon publikun; koordinon aktivitetet lidhur me zbatimin e reformës së administratës publike, bashkëpunon me Shërbimin profesional të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Presidentin e Republikës së Maqedonisë dhe me shërbimet profesionale të organeve të tjera shtetërore, si dhe me organizatat joqeveritare dhe persona të tjerë juridikë; kryen drejtimin e procesit të operimit, kryen punë të tjera profesionale dhe logjistike të përcaktuara me Rregulloren e Punës, si dhe punë të tjera që do të përcaktohen nga Kryetari i Qeverisë dhe Qeveria.

Siç mund të shihet, askund nuk thuhet se SP ka buxhet apo para që mund t’i ndajë me kompetenca diskrecionale, përtej atyre të parashikuara për zbatimin e disa programeve të qeverisë që bëhen me paratë e Buxhetit të RMV-së në pjesën për buxhetin në dispozicion të Qeverisë.

Ndërsa gjatë rishikimit të Buxhetit të RMV-së, më saktë të Ribalancit të Buxhetit, në f. 207, sipas nenit 04001, Qeveria e RMV, mund të konstatohet situata e mëposhtme:

  • Projeksioni për shpenzimet e Qeverisë së RMV-së në Buxhetin fillestar për vitin 2022 ishte 8,723,479 miliardë denarë, ndërsa me ribalancin u rritën në 13,893,173 miliardë denarë plus një miliard shtesë nga donacionet, kështu që shpenzimet e përgjithshme të Qeverisë janë parashikuar në 14,657.682 miliardë denarë ose konvertuar në euro me kursin mesatar të Bankës Popullore prej 61,5 denarë për euro, shuma e përgjithshme është pak më shumë se 238,3 milionë euro.

Me fjalë të tjera, këto 238,3 milionë euro janë shuma e përgjithshme që mund të shpenzojë Qeveria teorikisht dhe është tre herë më e vogël se shuma (700 milionë euro) që Nikoloski pretendon se Sekretariati i Përgjithshëm i ka si të drejtë diskrecionale për të shpenzuar këtë vit. Po ashtu, të përmendim se nga këto para të Qeverisë (238,3 milionë euro) financohen nënprograme të ndryshme, nga mbështetja e shoqërisë së informacionit përmes mbështetjes për median e shkruar, financimi i Komisionit për hetimin e aksidenteve të avionëve dhe aksidenteve të tjera, deri në shuma më e madhe për shpenzime, që janë Masat për përballjen me Covid-19 dhe masat tjera kundër krizës, e cila merr pjesë prej mbi 9 miliardë denarë ose rreth 151,6 milionë euro.

Sipas argumenteve të lartpërmendura, mund të vlerësohet se pretendimi i Nikolovskit se Sekretariati i Përgjithshëm ka afër 700 milionë euro për të shpenzuar sipas kompetencave diskrecionale është i pavërtetë. Dhe kjo nuk është hera e parë që Nikoloski e pohon këtë. Të njëjtin pretendim, por më saktë, se SP ka 660 milionë euro, ai e ka bërë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 5 qershor 2022, e cila mund të shihet në agregatin e lajmeve Time.mk.

 

Burime:

 

Vlerësoi: Теоfill Bllazhevski

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.