Rusia nga Shkupi uron lindjen e Goce Dellçevit, kurse nga Sofja nënshkruesin e Marrëveshjes së Shën Stefanit

Амбасада на РФ во РСМ. Фото: Мета

Ambasadat e Federatës ruse në Shkup dhe Sofje në periudhë prej disa ditësh dërguan urime paralele për qytetarët e Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në Maqedoninë e Veriut uruan lindjen e revolucionarit Goce Dellçev, dhe në Bullgari ditëlindjen e Nikolai Ignatiev, nënshkruesin e Marrëveshjes së Shën Stefanit për formimin e Bullgarisë së madhe, e cila përfshin edhe kufijtë e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Ambasada ruse në Shkup përmes profilit zyrtar në Facebook sot publikoi tekstin vijues:

“Sot bëhen 150 vjet nga lindja e Goce Dellçevit, heroit kombëtar i cili u bë simbol i luftës çlirimtare në Maqedoni. Urojmë këtë përvjetor të rëndësishëm për të gjithë ata që ndajnë idealet e tij”.

Urimet për figura të rëndësishme historike apo ngjarje të historisë nuk janë të parat dhe të vetmet në periudhën e fundit nga Ambasada ruse në Shkup. Por, një praktikë të ngjashme ka edhe Ambasada e Federatës ruse në Bullgari në dërgimin e urimeve për qytetarët bullgarë, por për figura të tjera historike të ndryshme nga Goce Dellçevi.

Kështu, ambasada ruse në Sofje dje njoftoi se në vitrinat e fotografive të ambasadës së tyre është hapur një ekspozitë e re kushtuar 190-vjetorit të lindjes së Nikolai Ignatiev, diplomat rus dhe nënshkrues i Marrëveshjes së Shën Stefanit të vitit 1878, me të cilën parashikohej formimi i një Bullgarie të madhe në gadishullim Ballkanik.

Disa ditë më herët, më 28 janar, ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova, vendosi lule para monumentit të Nikolai Ignatiev në Sofje, për nder të 190 vjetorit të lindjes së këtij diplomati rus.

Gjithashtu, më 29 janar 2022, Ambasada ruse në Sofje publikoi një video kushtuar 190 vjetorit të lindjes së diplomatit Nikolai Ignatiev

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.