“Revolucioni shumëngjyrësh” nuk organizohet nga Fondacioni “Shoqëri e Hapur”

Asnjë nga organizatat që bashkëpunojnë me Fondacionin Shoqëri e hapur, nuk janë paraqitur si organizator të protestave. Foto:Skrinshot

 

Me 25.04.2016, Stevço Jakimovski, lideri i GROM, gjatë  një konferencë për shtyp në shtabin e partisë shkas i së cilës, siç u tha mediumeve ishin trazirat e fundit në skenën politiko- shoqërore në Maqedoni. Gjatë konferencës për shtyp, Jakimoski e dha këtë deklaratë:

Shikojeni ueb faqen e fondacionit “Soros” dhe brenda do ta shihni listën e organizatave joqeveritare të cilat financohen dhe këto organizata nuk e mohojnë një gjë të tillë, por pohojnë me krenari që janë organizues të protestave, shtoi Stevço Jakimovski.

[Burim: NetPres  Data: 25.04.2016]

ARSYETIM:

Objekt i kësaj analize është saktësia e deklaratës së Stevço Jakimovskit, gjegjësisht a janë organizator të protestave organizatat që i financon Fondacioni Shoqëri e hapur- Maqedoni i ashtuquajturi SOROS? Kjo deklaratë  vlerësohet si e pavërtetë.

E para, parashtrohet pyetja kush i organizon protestat ose të ashtuquajturin Revolucioni shumëngjyrësh? Kryesish janë iniciativa të lëvizjes qytetare “Протестирам/Protestoj” e cila është e përkrahur nga disa shoqata dhe qytetarë. Kjo lëvizje kushedi sa të ketë përkrahje nga organizatat ajo megjithatë është lëvizje qytetare dhe e njëjta nuk është në listën e organizatave të përkrahura nga Fondacioni Shoqëri e hapur- Maqedoni. Nëse shikohen me kujdes thirrjet për protestë në rrjetet sociale, mediume të cilat i përcjellin ndodhitë nga protestat dhe nëse shkohet në vend ngjarje në protesta, përshtypja është që nuk ka logjistik nga vetëm një qendër, qoftë politike ose qytetare por bëhet fjalë për iniciativa qytetare, organizata joqeveritare, parti politike dhe para së gjithash janë qytetarët të cilët e artikulojnë mllefin e popullit dhe që tregojnë qëndrueshmëri të madhe. Që përkrahja është e madhe dhe mbështet nga më shumë entitete shoqërore të nivelit lokal dhe global, e konfirmon edhe shtrirja edhe në qytetet tjera të vendit: Strumic, Veles, Manastir, Shtip, Prilep, Ohër, Tetovë, Kumanovë, Radovish. Më tej,  gjatë javëve të kaluara protesta u organizuan edhe në qytete tjera në diasporë ku jetojnë maqedonas, si në Njujork, Vjenë, Melburn, Berlin, Amsterdam, Toronto.

 Aktivisti, Pavle Bogovski në një intervistë për javoren Fokus thotë:

 Këto ditë është shumë aktuale teza se kush është në rrugë- a janë qytetarët, apo ndonjë pareti politike (LSDM dhe partitë tjera opozitare). Përgjigja e vërtetë është- njëra nuk e përjashton tjetrën, të gjithë janë në rrugë…. Mendoj se më me rëndësi se cili subjekt e drejton betejën, është ajo që për çka angazhohen subjektet e ndryshme? Nëse qëllimi i të gjithëve është i njëjtë ( dhe jam i sigurt që është), atëherë gjithçka tjetër është metodologji e arritjes së atij qëllimi  që mund, dhe duhet së bashku bëjmë marrëveshje.

 Pavle Bogovski, aktivist në intervistë për javoren Fokus (22.04.2016 ) ” Pse policia rrahu dhe arresto edhe protestues të qetë”

Pyetja e dytë është cilat organizata joqeveritare i përkrah Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni dhe nëse të njëjtat mund të njihen si organizator të protestave?

Strategjia e fondacionit FSHHM për periudhën 2014-2017 theksohet që disa organizata të cilat do të bashkëpunojnë në periudhën programore me qëllim realizimin e prioriteteve programore:

Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi Gjinore në RM-ESE,

Qendra Maqedonase për Arsimim Evropian,

Komiteti Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë,

HOPS- Mundësi për Jetë të Shëndosh Shkup,

“Të drejtat seksuale dhe shëndetësore në shoqëritë e margjinalizuar”,

Forumi Rinor i Arsimit,

GEM Klub,

Qendra për Zhvillim të Mediumeve,

Fondacioni Metamorfozis,

Katër portale (plusinfo.mk, portalb.mk, aion.mk dhe okno.mk).

Të gjithë këto organizata veprojnë në fusha konkrete që janë prioritet për Fondacionin Shoqëri e Hapur- liria e shprehjes,angazhim rinor për ndryshime shoqërore, përparim i të drejtave të njeriut dhe shëndetësisë, monitorim i dhe dokumentim i të drejtave të njeriut. Asnjë nga këto organizata nuk paraqitet si organizues i protestave as thotë që është organizues i të njëjtave.

Në nivel global përkrahja e Xhorxh Sorosit nëpërmjet fondacioneve të ndryshme, instituteve dhe programeve është e orientuar në përkrahje të lëvizjeve majtiste. Kjo do të thotë përkrahje e të drejtave qytetare, demokracisë, liberalizmit, të drejtave sociale, luftës kundër diskriminimit dhe përkrahje e mendimit progresiv. Fondacioni Soros fillon të jetë aktiv në Evropën Lindore pas rrënjës së komunizmit dhe vepron me përkrahje të plotë të lëvizjeve qytetare për zhvillim dhe demokraci si oponent i regjimit komunist. E gjithë kjo, sqarim që më mirë të kuptohet kontradikta e kuptimit të ngushtë lokal të asaj që kinse qëllimi i Soros është që ta destabilizoj vendin ose që i përkrah “komunistët”.

Duke pas parasysh argumentet e kësaj analize, mund të përfundojmë që deklarata e Stevçe Jakimovskit është e pavërtetë.

 

LINQE:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.