Rëndësia dhe ndikimi i sektorit civil nuk matet me masivitet

Intervistë e Dimitar Mirçev për Tv Sitel,Foto: Skrinshot

 

Shkruan: Vlado Gjorçev

Ish ambasadori Dimitar Mirçev më 13.03.2014 ishte i ftuar në ditarin e televizionit “Sitel”, ai ndër të tjera foli për organizatat jo qeveritare dhe në këtë rast deklaroi:

Në dy tre raste kam bërë pyetjen nga financoheni ju të dashur koleg ( organizata jo qeveritare, shoqëri civile), nga anëtarësia, si që financohen shoqatat e peshkimit, filatelistët e kështu me radhë. “ E pra jo, nga projektet. Nga cilat burime…E pra nga burime të huaja”. Pra kur kemi burime të huaja sigurisht se ato japin edhe disa direktiva çka të punojnë, çfarë konkluzionesh të nxjerrin e kështu me radhë. Unë jam shumë kritik edhe ndaj atyre shoqatave civile ose organizatave jo qeveritare të cilat nuk kanë asnjëfarë anëtarësie,5-6 persona do të mblidhen, do të regjistrohen, kanë të drejtë sipas Kushtetutës kuptohet. Por, dalin në emër të sektorit civil, edhe pse ato nuk përfaqësojnë sektorin civil.

Burimi: Sitel ( 10.07 deri 12.12 minuta nga video materiali) Data: 13.03.2016

ARSYETIM:

Deklarata e këtillë e ambasadorit Mirçev, me të cilën ai në fakt e problematizon rolin dhe ndikimin e organizatave jo qeveritare dhe shoqërive civile, është deri diku e diskutueshme.

Në të vërtetë, Kushtetuta si akt më i lartë juridik në Maqedoni e parasheh të drejtën për liri të organizimit.

Në nenin 20 thuhet:

Qytetarëve u garantohet liria e organizimit për realizimin dhe mbrojtjen e lirive politik, ekonomike, sociale, kulturore, të bindjeve dhe të tjera. Qytetarët lirisht mund të themelojnë shoqata civile dhe parti politike, të anëtarësohen në to dhe të heqin dorë nga to.

Programet dhe veprimtaria e shoqërive civile dhe e partive politike nuk mund të jenë të orientuara në përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues të Republikës dhe në nxitjen dhe thirrje në agresion ushtarak ose nxitje të urrejtjes dhe jo tolerancës nacionale, racore dhe fetare.

Ndalohen shoqata ushtarake dhe gjysmë ushtarake të cilat nuk i takojnë forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë.

Në Maqedoni ekzistojnë edhe akte tjera normative të cilat e rregullojnë formën e funksionimit dhe organizimit të shoqatave dhe fondacioneve. Kështu në paragrafin 2, të nenit, të ligjit për shoqata dhe fondacione në mënyre të prerë thuhet:

Organizatat mund të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare ose në forma të ndryshme të bashkëpunojnë me to.

Gjithashtu, ky Ligj i parasheh edhe format e financimit të shoqatave dhe fondacioneve. Në pjesën e Ligjit, seksioni VII.

MJETET PËR PUNËN E ORGANIZATAVE

1.Burimet e financimit

Neni 48 është konkret:

Organizatat mjetet financiare i sigurojnë nga anëtarësia, mjetet e investuara për themelim, kontributet vullnetare, donacione, dhurata (në para, të mira materiale dhe të drejta pronësore), trashëgimi, legata, veprimtarit dobiprurëse, qiratë, si dhe të ardhurat nga investimet, devidenta, interesi, huat, dhe burime të tjera në pajtim me ligjin dhe statutin.

Si menaxhohen këto mjete, gjithashtu, në mënyrë të prerë është e paraparë me këtë Ligj, në nenin 50. Në paragrafin 1 të këtij neni thuhet:

Mjetet financiare të organizatave përdoren për realizimin e qëllimeve të organizatave të përcaktuara me statut dhe program.

Biljana Bejkova drejtoresha e OJQ  Info qendër në deklaratën për “Vërtetmatësin” thotë se deklarata e mësipërme e Dimitër Miçevit tregon që ky ish ambasador nuk ka ose me qëllim nuk do të ketë njohuri për atë se çfarë paraqet shoqëria civile, çka do të thotë shoqatë civile dhe si funksionon ajo.

Rëndësia dhe ndikimi i sektorit civil i cili ka orientim demokratik dhe liridashës nuk kultivohet dhe nuk matet me masivitet. Ai paraqet ( mbikëqyrës) në shoqëri dhe i situatës politike, proceseve dhe politikave në një shtet. Qytetarët bashkohen me qëllim që të zgjidhin ose të përmirësojnë problemet shoqërore, ekonomike, sociale, politike, kulturore dhe problemet tjera në shoqëri. Qytetarët organizohen që të ofrojnë zgjidhje për problemet ekzistuese, që të ndihmojnë në procesin e krijimit të një shoqërie në të cilën do të mbisundojë drejtësia dhe e drejta, në të cilën do të respektohen dhe mbrohen liritë dhe të drejtat qytetare, në të cilën do të ketë mirëqenie ekonomike. Qytetarët organizohen për t’i mbikëqyrë, për t’i analizuar dhe t’i kritikojnë politikat e qeverisë, institucionet shtetërore si dhe realizimin e tyre, thotë Bejkova.

Sipas saj, është më se normale të ekzistojnë organizata, iniciativa, platforma, koalicione, me pesë, me pesë mijë ose me pesëdhjetë mijë anëtarë.Disa janë të regjistruar si shoqata civile, disa si fondacione, ndërsa disa nuk kanë kornizë formale dhe juridike.

Disa organizata dhe iniciativa janë lokale, disa janë nacionale. Disa merren me një problematik konkrete, disa kanë hapësirë më të gjerë të veprimit. Disa merren me aktivizëm qytetar, disa janë të orientuara në mbikëqyrje dhe analiza. Madje edhe mediumet nga karakteri janë pjesë e shoqërisë civile. Edhe ato duhet të paraqesin “mbikëqyrës”, vëzhgues dhe korrigjues i politikave të qeverisë, institucioneve shtetërore dhe faktorëve tjerë shoqëror, sqaron Bejkova.

Sipas saj, sa i përket financimit, dihet se sektori civil fiton përkrahje financiare kryesisht nga donatorët e huaj, nëpërmjet programeve dhe kritereve të cilat shpallen publike dhe të cilat nuk paraqesin asnjë fshehtësi.

Madje, një pjesë e donatorëve të huaj kanë zyrat e tyre në Maqedoni, ndërsa pushteti dhe institucionet shtetërore bashkëpunojnë me ato, si për shembull Unioni Evropian, konstaton Bejkova.

Duke pasur parasysh këtë analizë, mund të konstatojmë se deklarata e Mirçevit: “Kur ka burime të huaja me siguri ato japin direktiva se çfarë duhet të punosh, në çfarë konkluzionesh duhet të vinë shoqatat civile, ose organizatat jo qeveritare, të cilat nuk kanë anëtarë, ndërsa thirren në emër të sektorit civil”, me një fjalë është kontradiktore.

LINQE:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.